Lidhu me ne

Kryesore

ATSH-ja duhet mbyllur

Nga Eden Kollçinaku

Hyrja e kapitalizmit dhe lirisë së tregut në Shqipërinë e viteve 1991 solli me vete edhe alternativat e reja mediatike, të cilat arritën të implementonin brenda vetes së vet standardet perëndimore dhe, njëkohësisht, të modernizonin tregun mediatik shqiptar. Duhet të them se në atë kohë, monopoli mediatik i shtetit përbëhej nga Radio Televizioni Shqiptar (RTSH), gazeta Zëri i Popullit dhe Agjencia Telegrafike Shqiptare (ATSH); pra ishin zëri i propagandës së shtetit tonë komunist.

Megjithatë, edhe pse sistemi totalitar komunist rra dhe ia la vendin një sistemi të ri dhe modern, programet qeveritare mediatike si RTSH dhe ATSH i mbijetuan këtij ndryshimi. Ndërkohë, gazeta Zëri i Popullit u trashëgua nga Partia Socialiste dhe më pas u la të privatizohej.

Ajo që më bën më shumë përshtypje është mungesa e një diskutimi rreth kësaj çështjeje. Vështirë të hapësh televizorin dhe të dëgjosh një panel analistësh të debatojnë për mediat shtetërore. Në internet edhe mund të gjesh ndonjë artikull tek-tuk, por përsëri, debati mbahet larg syve të njerëzve; aq larg sa të bën të mendosh se është një tabu.

Më shumë doja të flisja për ATSH-në, e cila është një agjenci lajmesh, e mbajtur hapur vetëm nga paratë e taksapaguesve shqiptarë. Nuk dua t’a bëj këtë një çështje ideologjike, por një qytetar mesatar nuk ia ka idenë se çfarë do të thotë emri “Agjencia Telegrafike Shqiptare”, e jo më të dijë, pastaj, se kjo agjenci mbahet nga paratë që atij ia merr shteti.

Normalisht, për kohën që është krijuar kjo agjenci, shteti ka qenë investitori i vetëm, pasi askush nuk mund t’a merrte këtë iniciativë. Sidomos, kur bëhej fjalë për një teknologji për të cilën shqiptarët s’kishin dëgjuar ndonjëherë. Por, rrënia e shtetit socialist solli një frymë të re për Shqipërinë — një treg të hapur dhe konkurrues, sidomos për mediat.

Sot, media ka evoluar dhe është modernizuar aq shumë, sa nuk na dalin dot gishtat për të numëruar gjithë portalet, radiot dhe kanalet televizive. Për mua, nuk ka nevojë që shteti të konkurrojë paralelisht me sektorin privat. Por ka nga ata njerëz që ende mbështesin atë teorinë Piguviane, që këto subjekte mediatike janë në interes të publikut. GABIM! Nëse dikush nga ju hap portalin e ATSH dhe fillon të lexojë lajmet nga aktualiteti, do të dalë në konkluzionin se po lexon zyrën e shtypit të kryeministrisë. Nuk është se po ndodh vetëm tani, ka ndodhur edhe më parë.

Ndërkohë që shkruaj për ATSH-në, më kujtohet një screenshot që kam kapur që në datën 18 Tetor 2018, të një postimi të sponsorizuar të ATSH në Facebook.

Përse gjithë kjo reklamë për një agjenci qeveritare? Askujt nuk i bie ndërmend për ATSH-në; përveç atyre agjencive mediatike që duan të marrin lajmet e gashtme. Për më tepër, me çfarë karte krediti është bërë pagesa për reklamën në Facebook dhe paratë e kujt u përdorën për të bërë transaksion?

Nuk kam asgjë kundër stafit të punonjësve të ATSH, por jam kundër ATSH si institucion qeveritar. Dhe duhet mbyllur! Janë para të shpërdoruara në mënyrën më të keqe të mundshme. Tregu jonë i pasur mediatik është zhvilluar dhe ka evoluar shumë. Ndërkohë, unë nuk njoh ndonjë njeri që të thotë se ka nevojë për një agjenci si ATSH. Përkundrazi, njoh shumë persona që mendojnë se këto programe qeveritare janë thjesht një barrë më shumë mbi kurrizin tonë.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Aktualitet1 ditë më herët

Ben Andoni: Rama po përgatitet për republikën presidenciale

Kryeministri Edi Rama tha së fundmi se ka mundësi që të mos jetë më në listën e deputetëve. Kjo ka...

Radar1 ditë më herët

Eksodi i “diplomave”, në 2023 u diplomuan rreth 12 mijë studentë më pak se në 2019!

Eksodi i diplomave nuk ka të ndalur, teksa në bankat dhe auditore ka gjithnjë e me pak studentë, sot çka...

Radar2 ditë më herët

Emër për emër: Cilët janë deputetët e PS që do jenë në listë të mbyllur, ja kandidatët që mbledhin votat

Ndërsa afrojnë parlamentaret e 11 majit, Partia Socialiste po përgatit listën finale të kandidatëve për deputetë. Duke analizuar formulën e...

Kryesore2 ditë më herët

Cilët do të jenë kandidatët e PS dhe PD në 11 maj? Emrat që përfliten në 12 qarqet e vendit

Rama-Berisha Ja emrat më potencialë nga dy partitë kryesore… Sali Berisha dhe Edi Rama kanë futur në ankth deputetët aktualë,...

Kryesore2 ditë më herët

“Rama u shndërrua në argat të Vuçiçit”, Berisha: Asnjë arritje në 12 vite, i kanë mbetur në gojë zhabat

“Ne paraqesim një projekt që Shqipëria nuk e ka njohur kurrë më parë”. Kështu u shpreh kreu demokrat Sali Berisha...

Radar2 ditë më herët

“Kanadaja nuk do jetë kurrë amerikane” – Do të zëvendësojë Trudeau si kryeministër, kush është Mark Carney

Partia Liberale e Kanadasë ka zgjedhur me shumicë dërmuese Mark Carney si kryeministër të ri të vendit, teksa ish-guvernatori i...

Mix3 ditë më herët

Këto 5 shenja horoskopi janë magnet për suksesin

Disa njerëz duket se kanë një aftësi të lindur për të tërhequr fatin dhe suksesin, ndërkohë që të tjerët përpiqen...

Mix3 ditë më herët

Natalie Portman në një romancë dashurie

Natalie Portman  është në lidhje me muzikantin francez Tanguy Destable, konfirmoi People të premten. Media franceze Voici ishte e para...

Mix3 ditë më herët

Penelope Cruz: Jeta nis 50 vjeç!

Sapo ka kaluar pragun e gjysmë shekulli dhe duket se aktorja spanjolle nuk ndalet drejt qëllimit për të prekur të...

Aktualitet3 ditë më herët

Linda Rama në Samitin e Forbes në Abu Dhabi: “Shqipëria ka mësuar nga pësimet”

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në Abu Dhabi u zhvillua samiti prestigjioz “Forbes 2025”, një ngjarje që mbledh...

Facebook