Lidhu me ne

Kryesore

“GAME OF THRONES” / Pyetjet më të mëdha pas betejës së Winterfellit  

Materiali i mëposhtëm është për ndjekësit e serialit “Game of Thrones”. Nëse nuk jeni, do ju ngjajë i çuditshëm. Dhe shumë i pakuptueshëm…

Çdo episod i sezonit të fundit të Game of Thrones është i jashtëzakonshëm, por “Nata e gjatë” e kësaj jave në të cilën ndodhi dhe beteja e shumëpritur e winterfellit, ishte vërtetë për t’u mbajtur mend.

Seria e mbushur me pot 82 minuta aksion vendosi betejën në mesin e sezonit, si një pikë kulminante të tij. Pati dragonj, endacakë të bardhë, vdekje të personazheve të mëdhenj, kishte sasinë e duhur të tensionit mes Daenerys dhe Jon Snow, dhe Tyrion madje gjeti pak hapësirë për të lëshuar një shaka.

Në fund të “Natës së gjatë” po na ngjan sikur HBO na ka ofruar dy minisezone; pyetja si do e përballojnë heronjtë tanë katastrofën ka marrë përgjigje, dhe tani na duhet të përmbledhim politikën e mbretërisë.

Megjithatë, kaosi i betejës nënkupton gjithashtu se kemi nevojë t’u japim përgjigje disa pyetjeve në nivel mikro. Shumë gjëra ndodhën, duke përfshirë aktin heroik të Arya Stark, që i dha fund Mbretit të Natës.

Tani që pluhuri është zhdukur dhe trupat kanë nisur të prehen, është koha për një përmbledhje të atyre që dijmë – ose më saktë, pyetjet më të mëdha që na shpien drejt pjesës së dytë të sezonit. E sigurtë është që, prej këtij momenti, gjërat do të bëhen shumë më intriguese.

Kush vdiq?

Në një kthesë tejet befasuese të ngjarjeve, nuk vdiqën aq shumë sa mendohej! Natyrisht shumë ushtarë kanë ikur nga kjo botë, por sa u përket më të pëlqyerve, mund të përmenden Dolorus Edd, Lyanna dhe Jorah Mormont, Beric Dondarrion, Theon Greyjoy dhe Melisandre.

Dhe sigurisht u prehtë në paqe dhe Mbreti i Natës, plus të gjithë endacakët e bardhë që ai komandonte.

Çfarë dreqin ishte ajo stuhi gjigande?

Në fillim të episodit, sapo Dany dhe Jon dalin me dragonjtë në fluturim, një stuhi gjigande ngrihet prapë ushtrisë së të vdekurve, e ngjashme me ato në filmin The day after tomorrow apo stuhinë e rërës në Mad Max: Fury road. Çfarë ishte? Mundet Mbreti i Natës të kontrollojë motin? Çfarë ishte?

Çfarë ndodh tani që Mbreti i Natës ka vdekur?

I keqi i madh i Game of Thrones nuk është më. Kërcënimi i dimrit ka qenë si një hije mbi serialin që në fillim, me Mbretin e Natës që shërbente si manifestimi fizik i të keqes. Pas gjashtë sezonesh e gjysmë ai është ndarë në një mijë copa akulli. Dhe kjo lë një boshllëk të madh në serial.

Supozohet që tani do jetë Cersei antagonistja kryesore, por të mos harrojmë se ka një farë tensioni edhe ndërmjet Dany dhe Jon. Ai ka një pretendim më të ligjshëm për Fronin e Hekurt, se sa ajo, dhe ndërkohë Dany nuk është aspak e lumtur për këtë.

Ç’do të bëjë Bran?

Ashtu si Voldemort dhe Harry Potter, ujdia e Bran dhe Mbretit të Natës ishte se asnjëri nuk mund të jetojë ndërkohë që tjetri mbijeton. Përveç pyetjes se çfarë bënte Brani gjatë betejës, ia vlen të pyetet edhe çfarë do të bëjë tani që nuk ka një kundërpeshë. Sidomos pasi të gjithë kemi hedhur teorinë se ai do të vdiste.

Ghost?

Çfarë ndodhi me ujkun e bardhë? Në “Natën e gjatë” ai spikat në krah të Jorah, në fillimin e betejës. Por pastaj zhduket sërish! Ku është? Ç’po ndodh me Ghost? A i bëhet më von Jonit për ujkun e tij?

Çfarë i ndodhi Melisandres?

Ashtu si Gendry, Melisandre ishte larguar për pak kohë dhe rishfaqja e saj në Winterfell në fillim të episodit ishte goxha befasi. Por më befasuese është ajo që i thotë Davosit: “Nuk ka nevojë të më ekzekutosh Sir Davos. Do të kem vdekur para agimit”. Vërtetë në fund të episodit, Melisandre del nga Winterfelli, heq bizhutë dhe ndërkohë që dielli i mëngjesit po del, flokët i zbardhen dhe shembet përdhe e vdekur, ndërsa trupi i shndërrohet në pluhur. Magjia e Melisandres më në fund është zhbërë – ajo ka luajtur rolin e fundit mes të vdekurve dhe të gjallëve.

A janë gjallë dragonjtë?

Lajm i mirë: Drogon dhe Rhaegal  janë mirë! U rrahën nga Viserioni i akullt, por të dy janë në fluturim në atë që është parë prej episodit 4.

Pse Mbreti i Natës është imun ndaj zjarrit të dragoit? A është i lidhur me Targaryenët?

Një prej befasive të “Natës së gjatë” ishte të shihje Mbretin e Natës që i mbijetoi zjarrit të dragoit. Deri tani, të vetmit që durojnë zjarrin janë Dany dhe endacakët e bardhë. Por nuk është e thënë që të jenë të ndërlidhur. Mbreti i Natës ka qenë në botë që përpara Targeryenëve – ajo që e bën të durojë zjarrin është thjesht magjia e akullit.

Sa ushtarë kanë mbetur në ushtrinë e Veriut?

Beteja e Winterfellit duke si një fitore si e Pirros, pasi shumë ushtarë vdiqën përpara se Arya të eleminonte Mbretin e Natës. Trupat janë pakësuar shumë në pritje të javës së ardhshme, por mbetet të shihet si do të munden të përballojnë ushtrinë e Cerseit.

Si është puna me Azor Ahai?

Për aq kohë sa ka qenë në serial, Melisandre ka qenë në kërkim të Princit të Premtuar. Princi është rimishërimi i Azor Ahai, heroi i legjendës që i dha fund Natës së Gjatë herën e parë që ndodhi. Profecia e Melisandre dhe ndjekësve të tjerë të Zotit të Dritës ka qenë pak a shumë kështu:

Do të vijë një ditë pas verës së gjatë kur yjet të kullojnë gjak dhe fryma e ftohtë e errësirës do të bjerë rëndë mbi botën. Në këtë orë të frikës, një ushtar do të nxjerrë nga zjarri një shpatë që digjet. Dhe ajo shpatë do të jetë Prurësja e Dritës, Shpata e Kuqe e Heronjve, dhe ai që e vërtit do të jetë mishërimi i Azor Ahait, dhe errësira do të zhduket para tij.

Për pak kohë Melisandre mendoi se Azor Ahai ishte rimishëruar tek Stannis Baratheon, por është e qartë që nuk është kështu. Në fakt Arya i dha fund Mbretit të Natës, dhe ajo përdor një shpatë me çelik Valyrian.

Thënë kjo, profecia e Melisandres që në sezonin 3 – që Arya do të bëhej vrasëse, duke thënë që ajo do të “mbyllte shumë sy blu”, si për shembull ata të Mbretit të Natës) – ishte e saktë, ashtu siç ishte dhe parashikimi se Zoti i Dritës kishte rikthyer Beric Dondarrion kaq herë në jetë për një qëllim, domethënë të shpëtonte jetën e Aryas, që ajo pastaj të shpëtonte botën. / bota.al

MË TEPËR

Aktualitet24 orë më herët

Ben Andoni: Rama po përgatitet për republikën presidenciale

Kryeministri Edi Rama tha së fundmi se ka mundësi që të mos jetë më në listën e deputetëve. Kjo ka...

Radar1 ditë më herët

Eksodi i “diplomave”, në 2023 u diplomuan rreth 12 mijë studentë më pak se në 2019!

Eksodi i diplomave nuk ka të ndalur, teksa në bankat dhe auditore ka gjithnjë e me pak studentë, sot çka...

Radar1 ditë më herët

Emër për emër: Cilët janë deputetët e PS që do jenë në listë të mbyllur, ja kandidatët që mbledhin votat

Ndërsa afrojnë parlamentaret e 11 majit, Partia Socialiste po përgatit listën finale të kandidatëve për deputetë. Duke analizuar formulën e...

Kryesore1 ditë më herët

Cilët do të jenë kandidatët e PS dhe PD në 11 maj? Emrat që përfliten në 12 qarqet e vendit

Rama-Berisha Ja emrat më potencialë nga dy partitë kryesore… Sali Berisha dhe Edi Rama kanë futur në ankth deputetët aktualë,...

Kryesore2 ditë më herët

“Rama u shndërrua në argat të Vuçiçit”, Berisha: Asnjë arritje në 12 vite, i kanë mbetur në gojë zhabat

“Ne paraqesim një projekt që Shqipëria nuk e ka njohur kurrë më parë”. Kështu u shpreh kreu demokrat Sali Berisha...

Radar2 ditë më herët

“Kanadaja nuk do jetë kurrë amerikane” – Do të zëvendësojë Trudeau si kryeministër, kush është Mark Carney

Partia Liberale e Kanadasë ka zgjedhur me shumicë dërmuese Mark Carney si kryeministër të ri të vendit, teksa ish-guvernatori i...

Mix2 ditë më herët

Këto 5 shenja horoskopi janë magnet për suksesin

Disa njerëz duket se kanë një aftësi të lindur për të tërhequr fatin dhe suksesin, ndërkohë që të tjerët përpiqen...

Mix2 ditë më herët

Natalie Portman në një romancë dashurie

Natalie Portman  është në lidhje me muzikantin francez Tanguy Destable, konfirmoi People të premten. Media franceze Voici ishte e para...

Mix2 ditë më herët

Penelope Cruz: Jeta nis 50 vjeç!

Sapo ka kaluar pragun e gjysmë shekulli dhe duket se aktorja spanjolle nuk ndalet drejt qëllimit për të prekur të...

Aktualitet2 ditë më herët

Linda Rama në Samitin e Forbes në Abu Dhabi: “Shqipëria ka mësuar nga pësimet”

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në Abu Dhabi u zhvillua samiti prestigjioz “Forbes 2025”, një ngjarje që mbledh...

Facebook