Lidhu me ne

Kryesore

Niveli i televizioneve komerciale, si dhe gazetave “të mëdha” është për të vënë duart në kokë.

 

Niveli i televizioneve komerciale, si dhe gazetave “të mëdha” është për të vënë duart në kokë.

Shembulli tipik, dhe më i mjerë i një moderatoreje “ringu” është njëfarë E.V., që e mat suksesin e vet kur pjestarët e panelit të saj “fillojnë boksin”. Domethënë, kur fillon sherri në panel.

Prej saj nuk ka asnjë ndërhyrje, asnjë rregull, asnjë thirrje për kortezi, asnjë ndërprerje, asnjë pushim: sapo fillon “boksi” i sharjeve midis pjesëmarrësve, atëhere mbaron edhe puna e saj.

E qetë dhe e lumtur, E.V. ul shikimin në ekranin që ka nën tryezë, dhe e lë “boksin” të vijojë, natyrisht me bashkëpunimin e kameramenëve dhe të regjisë…

Shumë mirë e ka kapur autorin edhe jehonën që gazetat “e mëdha” i bëjnë kësaj shfaqjeje të shëmtuar mediatike.

Këtu kryet e vendit, pse të mos ta themi, e zë P……, gazeta e vetëquajtur “etalon” i gazetarisë bashkëkohëse shqiptare. Edhe sepse atje na shkruakan pendat më të mëdha të Shqypnisë…

Ende pa mbaruar fjalinë sharëse Iksi tek emisioni i A.Ç. apo i E.V., punonjësi përkatës i P……… e ka marrë dhe i ka bërë jehonë “boksit” në faqen kryesore të gazetës online.

Për vete kam kohë që e kam zgjidhur: si televizion shikoj vetëm Tiranën. Të paktën në RTSH ke ç’mëson, dhe madje argëtohesh e pasurohesh kulturalisht.

Kurse si shtyp të shkruar, ka vite që refuzoj ta blej P……… në treg.

I hedh një sy vetëm tek kafeneja e mëngjesit. Kjo më mjafton.

Nuk më duhet fare gara e klikueshmërisë midis mediave vizive dhe të shkruara, që nuk përfaqësojnë tjetër veç mjerimin shpirtëror të pronarëve dhe gazetarëve të vet

/Bobo

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix2 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar2 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar2 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore2 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar2 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix2 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix2 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix2 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix2 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook