Nishani: Partia e Astrit Patozit e financuar nga Edi Rama
Ish-Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, njëkohësisht edhe kryetar i Këshillit Kombëtar të PD-së të hënën tha se themelimi i partisë së re nuk është një zhvillim real, por i stisur.
“Ne jemi vend i lirë dhe kushdo mund të përfshihet në politike, por këtu çështja është gjetkë. Edi Rama ka 20 vite në pushtet dhe nuk ka ofruar asnjë shërbim e kontribut publik”, tha ai gjatë një interviste televizive për emisionin “Open” në Top Channel.
Nishani deklaroi se Rama ka vite që financon për asgjësimin e opozitës, siç po e bën sipas tij dhe me këtë lëvizje.
Kujtojmë se Muslim Murrizi është shprehur se shtatë deputetët që kanë krijuar grupin e ri në Parlament nuk i janë bashkuar nismës së Astrit Patozit për krijimin e partisë së re
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu