Kryesore
“Bindja Demokratike”, partia e re e Rudina Hajdarit?
Pasi paralajmëroi se do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, Rudina Hajdari, ka vendosur të krijojë një parti të re politike.
Mediat shkruajnë se emri i partisë do të jetë “Bindja Demokratike’ dhe pjesë e saj janë bërë që tani disa prej figurave që kanë qenë pjesë e rëndësishme e Partisë Demokratike.
Mësohet se pjesë e saj do të jetë ish-nënkryetari i PD-së Astrit Patozi, i cili publikisht ka shprehur mbështetjen për aksionin politik të Rudina Hajdarit, ndërkohë që mbetet për t’u parë nëse figura të tjera të së djathtës do t’i bashkohen kësaj lëvizje politike.
Mbetet ende e paqartë se si do të garojë ne zgjedhje partia “bindja demokratike” pasi afati për regjistrimin e partive në zgjedhjeve skadon të martën, por kodi krijon mundësi edhe për garë me kandidatë të pavarur regjistrimi i të cilëve ka afat deri në 13 maj.
Kjo nuk është hera e parë që Partia Demokratike çahet e prej saj krijohen parti të reja siç është rasti i partisë së drejtuar nga Genc Pollo, Partia Demokratike e Reformuar apo edhe rasti i Bamir Topit me Frymën e Re Demokratike.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu