Lidhu me ne

Kryesore

Shqipëria nuk është menaxhuar, por sunduar

Nga Spartak Ngjela

Politika është shkollë. Por kjo shkollë ka qenë e pamundur të mësohej nga katërshja Berisha, Rama, Meta dhe Basha. Këta asnjëherë nuk iu drejtuan racionalizmit, por vetëm gënjeshtrës dhe kërcënimit me destabilizim të Shqipërisë. Po vallë, a e kuptojnë dot këta gjykimin racional! Jo, nuk e kuptojnë dot. Prandaj, që të katërt, gjithmonë kanë sunduar me anë të manipulimit të zgjedhjeve dhe me korrupsion. Sepse kanë dashur të sundojnë dhe jo të menaxhojnë shtetin shqiptar. Asnjëherë këta nuk luajtën për interesin kombëtar. Kurse tani janë në prag të falimentimit. Është kjo arsyeja që, që të katërt, janë duke ecur drejt likuidimit të tyre. Po si?

I.

Politika amerikane dhe ajo gjermane tani kanë gjithçka në dorë në Shqipëri. Dhe ky ishte shpëtimi i Shqipërisë dhe shqiptarëve pas dyqind vjetësh luftë për të shpëtuar ekzistencën e tyre të kërcënuar me shfarosje etnike. Amerikanët, në vitin 2016, formuluan Kushtetutën shqiptare antikorrupsion dhe antitirani në Shqipëri. Kushtetuta përmban në vetvete procedurën e likuidimit të korrupsionit të lartë shtetëror. Berisha, që e ndjeu menjëherë rrezikun e likuidimit të tij penalisht, me shumë pasion kërkoi të krijonte një krizë tërësore në Shqipëri, edhe pse me forcë u detyrua të votonte kushtetutën. Ai ka tani tre vjet që po i luan të gjithë gurët e destabilizimit të Shqipërisë dhe ka dështuar. Por çfarë po ndodh me Ramën?

II.

Rama, në dy vjet rresht, ndenji thuajse pasiv, ndërsa tani ndihet i mpirë politikisht në funksion të reformës, të cilën ai kuptohet që nuk e do. Kurse politika amerikane veproi ndryshe. Në funksion të reformës në drejtësi, asaj i erdhi përshtat djegia e mandateve të deputetëve të Partisë Demokratike. Duke i dominuar tani hordhitë antireformë të Saliut, ajo po e dominon dhe Ramën me politikë. Likuidimi i të korruptuarve të PD-së kuptohet që erdhi nga akti naiv i Berishës. Berisha, pasi iu imponua deputetëve të PD-së që këta të dilnin nga Parlamenti duke djegur mandatet e deputetit, menjëherë deklaroi: “Ka krizë elektorale, janë manipuluar zgjedhjet”, dhe prandaj duhet të dekretoheshin zgjedhjet e reja parlamentare. Por menjëherë politika amerikane deklaroi që nuk ka krizë dhe, edhe Parlamenti është legjitim, edhe zgjedhjet e vitit 2017 janë legjitime. Por, pasi pranoi me deklarim që nuk ka krizë dhe as jolegjitimitet të Parlamentit, me një politikë shumë të hollë, politika amerikane përkrahu zëvendësimet në Parlament me deputetët e rinj të listave të pritjes, të cilët ishin të votuar njëlloj si edhe ata që lanë mandatet. E gjitha kjo lojë e saktë politike, në raport të drejtë edhe me personalitetin e lartë që ka fjala e politikës amerikane në Shqipëri, nuk i dha fare ushqim opozitarizmit jashtë Partisë Demokratike dhe i mpiu protestat, të cilat tani janë të reduktuara deri në mospërfillje. Mbas kësaj, politika amerikane, e mbështetur edhe nga politika gjermane, e dominoi vetë politikën shqiptare duke e likuiduar menjëherë opozitën antireformë nga Parlamenti, sepse, siç e thamë më lart, ajo hapur përkrahu deputetët e rinj zëvendësues. Realisht me këtë kundërpërgjigje elokuente ndaj politikës së Berishës, politika ndërkombëtare e dominoi përfundimisht vetë Parlamentin për ta vendosur atë kryekrejt në shërbim të reformës në drejtësi.

III.

Kjo ishte lëvizja me të cilën politika amerikane dominoi dhe vetë Ramën, sepse, pas riformulimit të Parlamentit, Rama nuk ka më asnjë justifikim për reformën në drejtësi. Deri tani Rama justifikohej se nuk kishte vota në Parlament. Kurse ndërkohë ndihet i mpirë politikisht, sepse e ka kërcënuar me fakte komprometuese edhe “Zëri i Amerikës”. Mpirja e Ramës, në fakt, para katër ditësh, i dha forcë KLP-së që të avancojë drejt përfundimit të SPAK-ut. Ngritja e SPAK-ut krijon realisht mundësinë juridike për fillimin e luftës antikorrupsion në rrethet e larta të politikës shtetërore. Dhe kjo në vetvete do të hapë epokën e re të shoqërisë shqiptare, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë, në Mal të Zi dhe në Maqedoni. Eliminimi i klasës së korruptuar politikë në Tiranë, do të ndryshojë menjëherë vetë politikën e shtetit shqiptar me Serbinë dhe Maqedoninë, gjithmonë në favor të bashkimit kombëtar të të gjithë botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor. Ka njëqind vjet që politika shqiptare ka luajtur kundër interesit shqiptar dhe në favor të fqinjëve pushtues. Eliminimi masiv i klasës së korruptuar të politikës shqiptare, krijon realisht strukturën e Arbërisë moderne. Edhe sot, korrupsioni në Tiranë dhe në Shkup, është ai që errëson zhvillimin shqiptar. Madje, po ta shohësh me vëmendje analitike, edhe korrupsioni i politikës së lartë në Prishtinë nuk luan në interes të bashkimit shqiptar, se kuptohet që luan për interes të Beogradit. Por eliminimi tërësor i klasës së korruptuar politike në Tiranë, hap menjëherë historinë e re të shqiptarizmit në të gjithë Ballkanin Perëndimor, sepse menjëherë fillon likuidimi i krerëve shqiptarë të korruptuar në Prishtinë dhe në Shkup. E kuptoni tani se përse likuidimi i korrupsionit të lartë politik në Tiranë është domosdoshmëri historike për zhvillimin gjithëshqiptar në Ballkanin Perëndimor? Dhe, e kuptoni gjithashtu se përse politika e Perëndimit të lartë është e interesuar kryekrejt për ta mbaruar me sukses në Shqipëri reformën në drejtësi?

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix2 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar2 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar2 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore2 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar2 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix2 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix2 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix2 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix2 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook