Nga Jorida Ramadani
Është për të ardhur keq që në diasporë dhe në vend ka aq shqiptar të suksesshëm dhe mediat e portalet nuk thonë asgjë në lidhje me to…
Sa të kemi Kejvina, Ola, Linda Morina e goca OTR që me vështirësi artikulojnë shqip, TRASHIN e kemi të siguruar!
Është e vërtetë sot çdo media është biznes, deri këtu asgjë anormale, përkundrazi,
por shitja e çdo hapsire televizive, çdo kopertine pa filtra po krijon një realitet mediatik që përforcon edhe më shumë dekadencën e vlerave që po na karakterizon si shoqëri.
Shoqëria shqiptare nuk ka qënë asnjëherë në krizë vlerash më shumë se sot.
Niveli në vend është një mix degjenerimi i tejskajshëm me katunarizmin, që promovohet aq shumë nga VIP-i shqiptar, e të qëllosh në të njëjtin ambjent publik me këto bukuritë, të shikojnë me tallje e inat nga koka te këmbët.
Kam 4 vjet në Itali, e cila krahasuar me vendet e tjera të Evropës nuk ofron maksimumin e mundësive, por krahasuar me Shqipërinë është vite zhvillim larg. Nëse italiani mesatar çfarë shikon në televizion e merr me rezerva dhe e konsideron thjesht entertainment, argëtim, shqiptari mesatar degradimin e televizioneve, portaleve e merr shabllon dhe e bën stil jete.
Në vite këto VIP tonë përfshirë politikan, gazetarë, ”profesionist” të fushave kyçe në zhvillimin e shoqërisë, nuk i pashë të publikojnë një herë të vetme studime, ose të provojnë që po bëjnë trajnime, kurse formimi, në një kohë që ritmet e zhvillimit në botë janë supersonike.
Unë nuk e di si shoqëria jonë do ta kapërcej këtë vakum mos-pregatitje e mungese stili të krijuar në kaq vite, por di me siguri që ekselenca shqiptare nuk gjendet sot brenda kufijve të vendit ose të paktën emri nuk ju gjendet as në media as në poste drejtuese.
Turp, 100 herë turp që media portale të huaja flasin për historitë e suksesit Made in Albania, ndërsa në tokën amë ka heshtje totale, qoftë për t’ju dhënë një shtysë këtyre individëve, të cilët me shembullin e tyre promovojnë një realitet tjetër dhe në të njejtën kohë janë reklama më e mirë që i bëhet vendit./Podiumi.com
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu