Lidhu me ne

Mix

Shpjegimi i ëndrrave – mësoni këtu kuptimin e ëndrrave që shikoni

Kur njeriu fle, Allahu ia merr shpirtin, dhe kjo është vdekja e vogël, siq thotë Allahu:

“Ai jua merr shpirtrat natën, duke e ditur ç’keni bërë ditën, pastaj ju zgjon që të jetoni deri në kohën e caktuar (exhelin)” (El En’am: 60), dhe thotë:

“Allahu ua merr shpirtrat atyre që u ka ardhur çasti i vdekjes dhe atyre që janë në gjumë” (Ez Zumer: 42).

Kjo është vdekja e vogël, me të cilën shpirtërat shkojnë atje ku dëshiron Allahu.
Për këtë, në disa dhikre (lutje) të gjumit themi:

“O Allah, me emrin tënd u shtriva dhe me emrin tënd ngrihem. Nëse e mbanë shpirtin tim (më vdes,) atëherë fale dhe mëshiroje atë, dhe nëse e kthen prapë, atëherë ruaje ashtu sic i ruan robërit e Tu të mirë”.

Në gjendje gjumi, shpirti sheh ëndrra, të cilat ndahen në tre lloje: ëndërr e mirë, ëndërr e urryer dhe ëndërr që ka të bëjë me disa gjëra që nuk kanë kuptim dhe nuk kanë cak të caktuar, të cilat mund të jenë lojë e shejtanit, mund të jenë edhe si rezultat i preokupimit të njeriut me disa gjëra, por mund të jenë si rezultat i disa gjërave tjera.

Lloji i parë: Ëndrra e mirë, në të cilën njeriu sheh gjëra që i do, e pa dyshim që kjo është nga Allahu. Është begati nga Allahu kur në ëndërr njeriu sheh gjëra që i do, sepse kur sheh gjëra që i do, ai freskohet, bëhet energjik, gëzohet dhe kjo është një lajm i mirë për të. Prej lajmeve të mira që besimtarit i vien në këtë botë është edhe ëndërra e mirë që ai e sheh, apo dikush tjetër e sheh për të. Për këtë, Pejgamberi (salallahu alejhi ve selem) ka thënë: “Nuk ka mbetur nga pejgamberllëku asgjë përveç myzhdeve (lajmeve të mira)”, atij i thanë: “Cilat janë ato myzhde?” ai u përgjigj: “Ëndrra e mirë”. Prandaj ëndrrën e mirë e sheh vet besimtari, apo dikush tjetër e sheh për të, dhe kjo është lajm i mirë për të, dhe pa dyshim që është nga Allahu.

Lloji i dytë: Ëndrra e urryer është nga shejtani, i cili në ëndërr i sjell njeriut disa shembuj që nuk e lë rehat me to. Ndërsa ilaçi për to është që të kërkoj mbrotje te Allahu që ta ruaj nga sherri i shejtanit dhe sherri i asaj që e sheh. Këtë ëndërr nuk duhet t’ia rrëfej askujt, sepse i sjell dëm, e as nuk duhet të interesohet që ta interpretojë. Sepse kur disa njerëz shohin gjëra që i urrejnë shprehin interesimin që të interpretohen duke shkuar tek interpretues të ndryshëm, apo duke hulumtuar nëpër libra që të gjejnë se çfarë kuptimi ka kjo ëndërr. Por nëse këto ëndrra interpretohen, atëherë do të ndodhin ashtu siq janë interpretuar.

Por nëse njeriu kërkon mbrojtje te Allahu që ta ruaj nga sherri shejtanit dhe nga sherri i asaj që e sheh, dhe në anën tjetër nuk i rrëfen askujt atë që ka parë, atëherë çfarëdo që të jetë ajo nuk do t’i bëj dëm. Është ilaç i lehtë që njeriu të ketë durim dhe ta mbajë fshehtë atë ëndërr, dhe të kërkoj mbrojtje te Allahu që ta ruaj nga sherri i saj, në mënyrë që ajo të mos ndodhë.

Lloji i tretë: Janë ëndrrat që nuk kanë ndonjë cak të caktuar, të cilat ndonjëherë vijnë si rezultat i preokupimit të njeriut me disa gjëra, apo ndonjëherë janë lojë e shejtanit që i bën njeriut në gjumë duke parë gjëra që nuk kanë ndonjë kuptim, siq transmetohet kur një njeri i kishte treguar Pejgamberit (salallahu alejhi ve selem) duke i thënë: “O i dërguar i Allahut, kam parë në ëndërr të më këputet koka dhe të rrokulliset, kurse unë vrapoja pas saj”. Atëherë Pejgamberi (salallahu alejhi ve selem) i tha: “Mos ua rrëfe njerëzve atë se si shejtani ka luajtur me ty në gjumë”. Pra kjo nuk ka ndonjë kuptim, nuk ka farë kuptimi ëndrra që ka parë se i është këputur koka dhe është rrokullisur, ndërsa ky ka vrapuar pas saj, kjo nuk ka ndonjë kuptim.

Këto janë ndarjet e ëndrrave, dhe nëse njeriu sheh të personifikuar në ëndërr babain e tij, nënën, vëllaun, xhaxhain apo dikë tjetër, atëherë kjo mund të jetë e vërtetë, por mund të jetë edhe nga shejtani, sepse shejtani mund të personifikohet në formën e njeriut dhe të shihet në ëndërr, përveç në formën e Pejgamberit (salallahu alejhi ve selem), sepse nëse njeriu e sheh Pejgamberin (salallahu alejhi ve selem) në ëndërr të përshkruar ashtu siq është, atëherë ai e ka parë në realitet, sepse shejtani asnjëherë nuk mund të personifikohet me fizionominë e Pejgamberit (salallahu alejhi ve selem) dhe as nuk guxon ta bëjë.

Prandaj, nëse një njeri ka parë në ëndërr një person, dhe mendon se ai ishte Pejgamberi (salallahu alejhi ve selem), atëherë le të hulumtoj përshkrimin e këtij njeriu se a është i ngjashëm plotësisht me përshkrimin e fizionomisë së Pejgamberit? Nëse po, atëherë ai është vet Pejgamberi (salallahu alejhi ve selem), por nëse nuk ngjanë plotësisht, atëherë nuk është Pejgamberi (salallahu alejhi ve selem) por ato janë iluzione që shejtani i sjell tek njeriu i fjetur. Për këtë, ka raste të shpeshta kur dikush thotë: Pejgamberin e pashë në ëndërr duke thënë kështu… kështu. Por kur fillon ta përshkruaj, vëren se ai përshkrim nuk ka ngjajshmëri me dukjen e Pejgamberit (salallahu alejhi ve selem). Megjithëse në ëndërr i është shfaqur se ai është vet Pejgamberi, por kur rrëfen përshkrimin e tij del se nuk është Pejgamberi, atëherë prerë mund të themi se nuk është Pejgamberi (salallahu alejhi ve selem).

Ndërsa, ai i cili e ka parë në ëndërr dhe na e përshkruan në pajtim të plotë me dukjen e Pejgamberit (salallahu alejhi ve selem), atëherë ai është Pejgamberi. Por duhet ta dimë se nuk është e mundur që në ëndërr Pejgamberi (salallahu alejhi ve selem) të tregoj gjëra që janë në kundërshtim me sheriatin. Dmth nëse dikush thotë: “Kam parë Pejgamberin (salallahu alejhi ve slem) në ëndërr duke më thënë kështu… duke më porositur për këtë… për atë”, dhe nëse ato fjalë janë në kundërshtim me sheriatin, atëherë kjo është një gënjeshtër, dhe kjo gënjeshtër bëhet nga vetë personi që ka parë në ëndërr Pejgamberin (salallahu alejhi velem), nëse e përshkruan plotësisht ngjashëm me pamjen e Pejgamberit.

Shejh Muhammed bin Salih el Uthejmin
Shkëputur nga libri: “Sherhu Rijadis Salihin” 2/675-677

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix15 orë më herët

iPad 11 do t’ju lejojë të përdorni Apple Intelligence

Viti 2025, i cili sapo ka filluar, do të jetë plot me produkte të reja për Apple, duke përfshirë iPad...

Mix15 orë më herët

Çfarë kanë të përbashkët Elon Musk dhe Vladimir Putin ?

Shkruar nga Moises NaimElon Musk dhe Vladimir Putin / Apo për faktin se ata mund të mos dinë atë që...

Radar15 orë më herët

Prapaskenat/ Kina po peshon shitjen e TikTok te Elon Musk

Zyrtarët kinezë po vlerësojnë një mundësi që përfshin blerjen e operacioneve amerikane të TikTok nga Elon Musk, nëse kompania nuk...

Radar16 orë më herët

Ndryshimi i politikave të moderimit, çfarë përfshijnë rregullat e reja të Facebook

Shefi i META-s Mark Zuckerberg, majtas, dhe zëvendëspresidenti i Facebook për Politikat Publike Globale, Joel Kaplan, pas një takimi me...

Kryesore22 orë më herët

Gaz Bardhi iu trembet primareve brenda PD-së: Ne kemi ende inate të mëdha me njëri-tjetrin, ndaj duhet lënë ky muhabet

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi komentoi mundësinë e paditjes së tij nga ana e kryeministrit Edi...

Mix22 orë më herët

12 seriale që do të të bëjnë të ndihesh mirë

Qoftë nëse je i fiksuar pas serialeve apo përdor Netflix-in vetëm herë pas here, është e sigurt që ke një...

Aktualitet2 ditë më herët

Shpallen datat e provimeve të Maturës Shtetërore 2025

Publikohen datat e provimeve të Maturës Shtetërore për vitin 2025 për nxënësit që ndjekin arsimin e përgjithshëm dhe atë profesional....

Mix2 ditë më herët

Pse na dhembin veshkat kur e teprojmë me ushqimin?

Veshkat janë organe jetike në trupin tonë. Ato janë përgjegjëse për filtrimin e gjakut, pastrimin e organizmit nga toksinat, prodhimin...

Mix2 ditë më herët

Kevin Coster, i dashuruar me Jennifer Lopez?

Në fund të dhjetorit 2024, Kevin Costner dhe Jennifer Lopez patën një takim miqësor në Aspen të Kolorados, ku të...

Kioske2 ditë më herët

Çfarë është lumturia?

Mjaft u trishtove për gjëra të tilla, të cilat nuk janë nën kontrollin tënd. Sa herë që zemra juaj fillon...

Facebook