Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji me anë të një statusi në Twitter i është përgjigjur ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj i cili tha më herët se policët u dhunuan nga protestuesit.
Salianji e shikon komike deklaratën e Lleshajt të bërë sot. Ai shkruan se dje Lleshaj helmoi popullin me gaz, por sot i shkriu shqiptarët gazi.
“Lleshaj na mbyti me gaz, dje nga frika helmoi popullin me gaz helmues, sot me servilizmin deri në budallëk shkriu shqiptarët gazit 😂”, – shkruan Salianji.
Protesta e djeshme u shoqërua nga tymuese, shashka por herë pas here dhe bomba Molotov.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu