Lidhu me ne

Aktualitet

Krimi(neli) si model suksesi


               
Lutfi Dervishi

Në Shqipëri, çdo vit shpallen lista për biznesmenët më të mëdhenj. Publiku i interesuar i njeh si përfitues të parave publike përmes favoreve politike, për shkak se lyejnë me graso rrotën e qeverisë dhe rrotat e opozitës. Nëse çmimet do të jenë për taksapaguesit më të mëdhenj, atëherë publiku do të njihet me një listë tjetër, me njerëz të tjerë, me sipërmarrës që punësojnë dhe nuk skllavërojnë punëtorët.

Sipërmarrësit gjenerojnë vende pune, sepse biznesi i tyre bazohet mbi aftësitë dhe ligjet e tregut të lirë; biznesmenët mbyllin vende pune, madje edhe sipërmarrje, sepse marrin frymë vetëm përmes monopolit, mbytjes së konkurrencës dhe lidhjeve politike.

Sipërmarrësit fokusohen te prodhimi; biznesmenët e kanë fiksim betonin. Mjafton të hedhësh sytë te godinat, te gropat e shumta dhe kullat e reja në kryeqytet. Ndërtohet me ritmet e rindërtimit të një vendi të dalë nga lufta. Ndërtohet pa marrë asnjë kacidhe në banka. Paratë nuk janë problem. Shpjegimi është i gatshëm: “Paratë nuk mbajnë erë”. “Çdo gur themeli është në baltë”. ”Kështu e kanë nisur të gjithë kapitalizmin”.

Paratë vijnë nga aktivitete kriminale. Shqipëria ka më shumë të burgosur jashtë se brenda, por paratë e tyre të përfituara në rrugë kriminale kthehen në “real estate” në Shqipëri. Keqbërës, kriminelë të famshëm e banditë injorantë shfaqen me makina luksoze me shumë para për të shpenzuar dhe u hiqet kapela si “njerëz të zotë”!

Tre vite më parë vendi u kanabizua, por ekspertë politikë thanë se lufta ndaj kanabisit nuk të sjell vota. Përkundrazi, mund të humbasësh. Prioritetet për njerëzit janë të tjera halle: papunësia, varfëria, strehimi. Nuk duhet pritur 50 vjet për të parë frytet e rrënjëve të kanabisit të mbjella masivisht tri vite më parë. Vrasjet, përplasjet e bandave, penetrimi i krimit në politikë është një spektakël që prodhon tituj të bujshëm çdo orë.

Këta “deliquent” janë mysafirë të rregullt në faqet e gazetave dhe edicionet televizive të lajmeve për sherre banale të tipit “pse më pe”, për përplasje me armë për territor, për gjobëvënie marramendëse, për rrëmbime, për plagosje e vrasje, por publikut i prezantohen me titullin e lartë: “biznesmenë”.

Biznesmeni X kërkoi të “sqarohej” me biznesmenin Y për një keqkuptim, por biznesmeni Z e keqkuptoi lëvizjen dhe nxori armën. Një biznesmen u vra, një u plagos, një në kërkim…. Ata që merren vërtet me sipërmarrje mendojnë si të paguajnë “gjobën” e radhës për biznesmenët që mund të jenë në kërkim, mund të jenë në burg, por mund të jenë edhe në Parlament. Në fillim politika i trajtonte si “shërbëtorë” si “zara” këta namuzqarë me muskuj të fortë e me xhepa të thella. Por tani politika duket se është kthyer në skllave të shërbëtorëve të dikurshëm. Pasi bën stazhin me ligjin në rrugë, biznesmenët bëjnë ligjin në Parlament. (Me presionin e fortë kryesisht të amerkanëve këta tipa ka pak gjasa të jenë më në Parlament apo këshilla bashkiakë, por vendet bosh po ua lenë fëmijëve dhe bedelëve të tyre).

A mbani mend se si të akuzuar për vrasje, të kërkuar nga drejtësia ndërkombëtare krekoseshin para mikrofonave shumëngjyrësh duke thënë me zë të lartë: “unë jam ligjvënës”. “Si ligjvënës nuk më lejohet…”

Janë këta biznesmenë që nuk është nevoja të blejnë vota. Mjerisht, ka votues boll që i admirojnë si burra të zot, burra të fjalës, që nuk janë përzier ndonjëherë me kënd në lagje apo në qytet. Veç ndere kanë bërë. Në i kanë rënë dikujt në qafë, ky dikush është shteti! (Vota është përgjegjësi – nuk mund të kërkosh përgjegjshmëri për votën në një vend ku 50% e popullsisë nuk paguan asnjë lloj takse).

Për fat të keq, politika nuk frymëzon me modelet e veta të suksesit. Krimi ka penetruar jo vetëm në politikë, por edhe në ekonomi, drejtësi, gazetari e art. Rrezikojmë t’i ngjajmë borgjezit fisnik të Molierit, që ishte i lumtur ditën që mësoi çfarë ishte proza. “Prozë?! Po unë prozë kam folur gjithë jetën”.
A ka më shpresë?

25 vjet më parë, vendi kaloi një histeri kolektive me fajdet. Politika heshti nga të dy krahët. Të dilje kundër fajdeve ishte si të dilje kundër vetes. Vota mbi të gjitha! Për politikanin, vota është pija pa të cilën nuk mund të jetojë. Po “liderët” që nuk kanë nevojë për votat e vdekatarëve? Në një prej librave të shenjtë është e ndaluar rreptësisht dhe qartësisht fajdeja, për fat të keq asnjë prej liderëve shpirtërorë të komunitetit nuk ngriti zërin kundër rrymës së përgjithshme se zemërohej populli. Për fat të keq komunitetet fetare ulin kokën para donacioneve të biznesmenëve! Paraja çon ujin përpjetë!
Sot krimi(neli)është kthyer në model suksesi!

A është e mundur një kthesë 180 gradë ku t’i hiqet kapela sipërmarrësit, jo biznesmenit, artistit e jo lolos, profesionistit dhe jo amatorit, bamirësit dhe jo fajdexhiut? A është e mundur një kthesë 180 gradë, një kthesë ku grabitësi, hajduti, dhunuesi, mashtruesi, teveqeli, të mos jenë modele suksesi në shoqëri, por lëndë e parë për drejtësinë?

MË TEPËR

Mix19 orë më herët

Disa fakte interesante rreth Tokës që mund të mos i keni ditur

Planeti Tokë ka magjepsur njerëzimin që në fillimet tona. Përveçse është shtëpia jonë dhe vendi ku lindi jeta siç e...

Radar19 orë më herët

Erion Veliaj thirrje nga burgu: Votoni Edi Ramën, për Shqipërinë që të ecë përpara!

Erion Veliaj Erion Veliaj ka reaguar nga burgu dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit. Ai thotë se ndjehet krenar...

Mix21 orë më herët

4 ushqime pranverore që janë të mira për shëndetin tonë

Menuja e përditshme ndryshon falë pranverës dhe produktet e tokës që lulëzojnë në këtë periudhë, janë shumë të shijshme. Për...

Mix21 orë më herët

A duhen qëruar mollët?

Mollët janë një nga frutat më të shijshme dhe të shëndetshme që mund të konsumojmë, por shpesh na lind pyetja:...

Mix21 orë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Mix21 orë më herët

Si të shpëtoni nga kallot në këmbë dhe duar, metodat natyrale

Çfarë dëshiron gjithkush gjatë verës në lidhje me lëkurën është që ajo të jetë sa më e butë dhe e...

Radar22 orë më herët

“PD si Inter ndaj Barcelonës”, shprehet Jozefina Topalli

Drejtuesja politike për Diasporën, Jozefina Topalli ishte e ftuar në Ditarin e mbrëmjes përballë gazetares Loneta Progni ku foli për...

Mix22 orë më herët

10 fakte interesante rreth Papa Leo XIV

Kardinali Robert Francis Prevost, i njohur tani si Papa Leo XIV – është papa i parë amerikan. Papa i ri...

Mix22 orë më herët

“Sinners” (2025) është një film fenomenal.

“Mëkatarët” (2025) është një përvojë kinematografike e guximshme që ndërthur horrorin Southern Gothic, thellësinë historike dhe trashëgiminë muzikore në një...

Mix23 orë më herët

“A Minecraft Movie” nje super film nga Jason Momoa

Ylli i Hollivudit Jason Momoa festoi premierën botërore të “A Minecraft Movie” me zonjat e tij kryesore, nënën dhe të...

Facebook