Kryesore
‘Rinasi’ në median e huaj, reklama më e keqe në prag të sezonit turistik
Supergrabitja në Aeroportin e Rinasit është pasqyruar nga një numër i madh mediash botërore ndër të cilat BBC, The Guardian, New York Post, Daily Mirror, Daily Mail, Daily Express e disa të tjera.
Ato kanë pasqyruar dinamikën e plotë të ngjarjes dhe kanë theksuar përsëritjen e tyre në aeroportin e vetëm të vendit.
“The Guardian” shkruan se grabitje të ngjashme janë kryer të paktën edhe dy herë të tjera gjatë tre viteve të fundit në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza”.
Sakaq BBC citon se në shkurt 2017, në këtë aeroport u vodhën 3.2 milionë euro dhe policia më vonë gjeti një pjesë të parave të fshehura në tenxhere me presion.
Shqipëria ndodhet në prag të sezonit turistik.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu