Lidhu me ne

Kryesore

Analiza e The Economist: Sa i dhemb Erdoganit Stambolli dhe Ankaraja

Analiza e The Economist: Sa i dhemb Erdoganit Stambolli dhe Ankaraja

The Economist

Prej shumë vitesh në pushtet, presidenti turk Erdogan dhe qeveria e tij kanë kontrollin e plotë të gjyqësorit, kanë kontrollin e mediave, disa mundohen t’i shtypin, gjë që tregon se demokracia atje mbetet vetëm në kutitë e votimit dhe kjo u pa me zgjedhjet e fundit lokale. Pikërisht në kutitë e votimit, Erdogan mori goditjen .

Doli fitues në rang kombëtar, por partia e tij humbi në pesë nga gjashtë qytetet më të rëndësishme e më të mëdha. Duke përfshirë Stambollin aty ku ndodhen motorët e ekonomisë si dhe kryeqytetin e Ankarasë.

Duket se më shumë i ka dhembur për Stambollin, pasi aty lideri turk e nisi karrierën politike, prej më shumë se 20 vite më parë.

Përfaqësuesi i partisë së tij, kandidati që ka qenë kryeministër dhe ish kryetar parlamenti, Jildirim pati mbështetje nga mediat pro qeverisë si dhe të presidentit. E ndërsa kandidati i opozitës u mbështet nga partia e tij edhe pse në këto kohë po kalon paqëndrueshmëri.

Por Ekram Imamoglu është pikërisht ai që përmbysi gjithçka. Ndoshta goditjen më të madhe në historinë e zgjedhjeve në Turqi.

Pati një përplasje dhe shpallje fitoreje nga dy anët për Stambollin, dhe mediat shtetërore ndaluan së raportuari rezultatet. Imamoglu ishte 30 mijë vota më para dhe 10 mijë kuti ishin ende pa numëruar, gjë që shkaktoi edhe përplasje fizike.

Erdogan fitoi 52% të votave popullore, me fitore shumicën e 81 provincave. Vetë ai e pranoi se votuesit i kishin kthyer shpinën dhe se kjo gjë do bëjë që partia e tij të kuptojë gabimet të cilat sipas Erdogan do të ndreqen.

Megjithatë, Erdogan vazhdon të ketë fuqi, për shkak të Kushtetutës. Partia e tij ka shumicën në Parlament. Gjithsesi kryetarët e rinj të Bashkisë në radhët e opozitës do punojnë për të nxjerrë skandale, raste korrupsioni dhe vjedhje, si dhe skandale të tjera. Nëse flasim për një skenar shpërbërje, në dorë e kanë nacionalistët në koalicion me Erdogan.

Ata kanë fuqinë për të shpërbërë parlamentin dhe rrjedhimisht të ketë zgjedhje të parakohshme, kjo do të thotë se do ketë vështirësi në bashkëpunimin me kurdët.

Marrë nga tiranapost

MË TEPËR

Radar1 ditë më herët

Korea e Veriut dërgoi 14 mijë trupa në Ukrainë dhe 16 000 kontenierë me armatime

Agjencia “Reuters” publikon së fundmi një investigim të vetin për linjën e furnizimit të Rusisë nga Korea e Veriut gjatë vitit...

Radar1 ditë më herët

“Where to pee in Gjirokastra?”

Nga Auron Tare Pa mbërritur në oborrin e Gjimnazit “Asim Zeneli” në rrugicën kryesore që futesh në Palorto, pashë nja...

Mix1 ditë më herët

Si të bëhesh viral në Youtube? MrBeast ndoqi këtë strategji

Nëse keni ndjekur YouTube-in gjatë dekadës së fundit, është e pamundur të mos keni hasur emrin e tij, MrBeast, ose...

Kioske2 ditë më herët

Pse befasohemi nga dhuna ?

Nga Lutfi Dervishi Dhunë në familje, dhunë në shkollë, dhunë në rrugë, në punë, në çdo skutë të shoqërisë. Dhunë...

Kioske2 ditë më herët

Si do të justifikohet Berisha pas humbjes së zgjedhjeve?

Shkruar nga Spartak Ngjela Saliu nuk do të pranojë humbjen, sepse ajo e largon nga kreu i Partisë Demokratike. Shumë...

Radar2 ditë më herët

Donald Trump: Lufta në Ukrainë, nuk është lufta ime. Atë e nisi Biden, duke e financuar me miliarda dollarë

Presidenti amerikan qartëson statusin e tarifave ndaj pajisjeve elektornike të importuara nga Kina. Përmes rrjeteve sociale, Donald Trump, paralajmëron se...

Mix2 ditë më herët

Horoskopi ditor në Podiumi.com

DashiTë lindur më: 21 Mars – 19 PrillTë hënën një ditë pozitive e favorizuar nga Jupiteri, që sjell me vete...

Mix2 ditë më herët

Një fakt i çuditshëm shkencor? – Fiku nuk është frut. Është lule

Më saktë, fiku është një lule e përmbysur. Ndryshe nga një mollë që lulëzon në mënyrë të dukshme, lulet e...

Radar2 ditë më herët

Politkë dhe Big Brother, Shpëtim Idrizi reagon për shuplakën që iu dha Gjestit

Pas përplasjes fizike në “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin – një situatë që u përfol...

Mix2 ditë më herët

Dëmet që shkakton migrena në trup, përveç dhimbjes së kokës

Sëmundjen e migrenës edhe nëse nuk e vuani apo përjetoni vetë, me siguri e keni dëgjuar të përmendet shpesh. Është...

Facebook