Lidhu me ne

Kryesore

12-të të famshmit shqiptarë që e gjetën lumturinë tek martesa e dytë

”Çiftet nuk shkojnë drejt martesës së dytë pa u menduar mirë, por peshojnë mirë të mirat e të këqijat”, thotë studimi.

Tuna – Këngëtarja u martua në vitin 2010 me biznesmenin Rilind Reka, një martesë që bëri bujë në media e që dyshja e festuan me një dasmë madhështore.

Mirëpo vetëm 1 vit më pas, Tuna dhe Rilindi u ndanë dhe vetë këngëtarja në një intervistë deklaroi se ata të dy kishin shumë mospajtime.

 

Në janar të vitit 2017 Tuna u martua sërish por këtë herë dasma e saj me Patris Berishën u organizua sekret. Këngëtarja zgjodhi të mos bënte bujë me martesën e dytë dhe gjithçka u zbulua nga mediat.

Sot Tuna ka krijuar familjen e saj të lumtur me Patrisin dhe janë prindër të një djali.

Alban Dudushi – Moderatori vite më parë ka qenë i martuar me aktoren Nigda Dako me të cilën ka një vajzë. Albani dhe Nigda u ndanë pas 8 vitesh martesë.

Sot moderatori është i martuar me Bieta Sulon, gjithashtu moderatore. Nga martesa e tyre ata sollën në jetë një djalë i cili është 2 vjeç.

Valon Behrami – Futbollisti shqiptar u nda nga bashkëshortja e tij e parë Elena Bonzanni në shkurt të vitit të kaluar pas 12 vitesh bashkë. Dyshja kanë dy vajza nga martesa e tyre.

Pak muaj më vonë, Behrami u martua për herë të dytë, me skiatoren zvicerane Lara Gut.

Gena – Këngëtari shumë i dashur për publikun, Gena është martuar dy herë gjithashtu. Martesa e tij e parë ka ndodhur shumë vite më parë dhe nga ajo martesë Gena ka dy vajza.

Sot këngëtari është i martuar me Lorenën, me të cilën ka 10 vite dhe siç kanë treguar në intervista, kanë rënë në dashuri me shikim të parë.

Edi Rama – Martesa e parë e kryeministrit ka qenë me aktoren e mirënjohur Matilda Makoçin. Aktorja bukuroshe ja rrëmbeu zemrën Ramës në kohën kur ishte pedagog në Akademinë e Arteve dhe piktor i njohur. Fryt i dashurisë së tyre është Gregori. Rama dhe Makoçi u ndanë në vitin 1991.

Në vitin 2010 Rama deklaroi se do martohej për herë të dytë, këtë herë me Linda Bashën. Dasma e Ramës dhe Lindës me 500 të ftuar ishte kryefjala e mediave asokohe. Rama dhe Linda kanë një djalë me emrin Zaho.

LEXO EDHE:  Facebook nxjerr “dhëmbët”/Bllokon mijëra llogari duke përfshirë edhe shqiptarët

Fatos Nano – U martua në moshën 24-vjeçare me Rexhina Fatollin të cilën e njohu në gjimnaz. Pas 27 vitesh martesë çifti u divorcua në vitin 2001.

Nano u martua sërish në vitin 2002 me Xhoana Nanon. Nga martesa e parë Nano ka dy fëmijë, Sokolin dhe Edenë ndërsa nga martesa e dytë një djalë, Klajdin.

Kastro Zizo – Martesa e parë e Kastros ka qenë me Jola Parapanin me të cilën ka një djalë, Dankanin. Çifti i dhanë fund martesës së tyre në vitin 2010 për shkak se Kastros iu publikuan disa foto ku shfaqej duke kërcyer me një brune.

Martesa e dytë e këngëtarit ishte me Erleta Hotin me të cilën ka një vajzë.

Inva Mula – Martesa e parë e sopranos ka qenë me këngëtarin Pirro Çako, martesë nga e cila ata kanë një djalë. Inva dhe Pirro u ndanë në vitin 2009, një ndarje që bëri bujë asokohe.

10 vite më parë, sopranoja u martua për herë të dytë me biznesmenin e njohur Ethem Ramadani. Inva dhe Ethemi kanë një vajzë nga martesa e tyre.

Eduard Selami dhe Ilva Tare– Ish-kryetari i PD-së, Eduard Selami ka qenë i martuar vite më parë me ish-Miss-in Pegi Vreto. Nga martesa e tyre ata kanë tre fëmijë.

Po ashtu edhe Ilva Tare ka qenë e martuar me jordanezin Majd Nuri Shafiq. Në vitin 2008 Ilva u nda nga bashkëshorti. Sot Eduardi dhe Ilva janë të martuar dhe prindër të dy fëmijëve.

Edona Llalloshi- Këngëtarja e njohur nga Kosova ka qenë vite më parë e martuar, por kjo martesë nuk funksionoi dhe Edona deklaroi ndarjen. Në vitin 2010 Edona u shfaq në publik me bashkëshortin e ri, Gazmend Fejzullahun. Çifti janë prindër të dy fëmijëve.

Jehona Sopi – Këngëtarja dikur ka qenë e martuar me vëllain e Teuta Selimit, Agronin. Mirëpo kjo martesë shkoi drejt divorcit. Jehona prej vitesh tashmë është e martuar me Lavdim Koshutovën dhe kanë një vajzë.

Sabri Fejzullahu – Përpara martesës me bashkëshorten e disa viteve e që është e njohur për publikun, Nerën, Sabriu ka qenë i martuar me një tjetër grua, identiteti i të cilës nuk është bërë i ditur. Sabriu është shprehur se ndarja nga gruaja e parë ka qenë shpëtim. Sabriu ka dy fëmijë me gruan e parë dhe dy fëmijë me gruan e dytë, Nerën.Xing.al

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix7 orë më herët

Disa fakte interesante rreth Tokës që mund të mos i keni ditur

Planeti Tokë ka magjepsur njerëzimin që në fillimet tona. Përveçse është shtëpia jonë dhe vendi ku lindi jeta siç e...

Radar7 orë më herët

Erion Veliaj thirrje nga burgu: Votoni Edi Ramën, për Shqipërinë që të ecë përpara!

Erion Veliaj Erion Veliaj ka reaguar nga burgu dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit. Ai thotë se ndjehet krenar...

Mix9 orë më herët

4 ushqime pranverore që janë të mira për shëndetin tonë

Menuja e përditshme ndryshon falë pranverës dhe produktet e tokës që lulëzojnë në këtë periudhë, janë shumë të shijshme. Për...

Mix9 orë më herët

A duhen qëruar mollët?

Mollët janë një nga frutat më të shijshme dhe të shëndetshme që mund të konsumojmë, por shpesh na lind pyetja:...

Mix10 orë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Mix10 orë më herët

Si të shpëtoni nga kallot në këmbë dhe duar, metodat natyrale

Çfarë dëshiron gjithkush gjatë verës në lidhje me lëkurën është që ajo të jetë sa më e butë dhe e...

Radar10 orë më herët

“PD si Inter ndaj Barcelonës”, shprehet Jozefina Topalli

Drejtuesja politike për Diasporën, Jozefina Topalli ishte e ftuar në Ditarin e mbrëmjes përballë gazetares Loneta Progni ku foli për...

Mix10 orë më herët

10 fakte interesante rreth Papa Leo XIV

Kardinali Robert Francis Prevost, i njohur tani si Papa Leo XIV – është papa i parë amerikan. Papa i ri...

Mix11 orë më herët

“Sinners” (2025) është një film fenomenal.

“Mëkatarët” (2025) është një përvojë kinematografike e guximshme që ndërthur horrorin Southern Gothic, thellësinë historike dhe trashëgiminë muzikore në një...

Mix11 orë më herët

“A Minecraft Movie” nje super film nga Jason Momoa

Ylli i Hollivudit Jason Momoa festoi premierën botërore të “A Minecraft Movie” me zonjat e tij kryesore, nënën dhe të...

Facebook