Transferimi i Neymar tek PSG vendosi një rekord të ri në tregun e transferimeve. Me 200 milion euro, braziliani u shndërrua në lojtarin më të shtrenjtë në botë.
Nga ai moment merkato ka ndryshuar shumë. Klubet nuk vendosin më një limit shpenzimesh. Nëse dëshirojnë një futbollist thjeshtë paguajnë klauzolën.
Në listën e lojtarëve më të shtrenjtë të botës, vendin e dytë e zë Kilian Mbappe, një tjetër çmenduri e PSG, një investim prej 180 milion euro.
Në podiumin e lojtarëve më të shtrenjtë është dhe Coutinho, një lojtar që Barcelona e kërkoi më çdo kusht, shpenzojë 135 milion euro.
Në vendin e 4-ët është një tjetër futbollit i Barcelonës, Osmane Dembele, 120 milion euro.
Dikur ishte mbret i kësaj liste, por tashmë Ronaldo është spostuar ne vendin e 5-të, 117 milion euro.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu