Lidhu me ne

Kritike

Orhan Pamuk: Jam shumë i zhgënjyer me qëndrimin e Europës

Orhan Pamuk jep rrallë intervista politike. Nobelisti turk kërkon të evitojë që polemikat rreth qëndrimeve të tij të zhvendosin fokusin nga thelbi i letërsisë që shkruan. Por rrallë ai e prish këtë rregull dhe këtë gjë e ka bërë gjatë turnout të fundit në Francë, ku gjendej për të promovuar librin e ti të fundit, të përkthyer prej kohësh në shqip me titullin “Flokëkuqja”.

Me rastin e botimit në Francë të këtij romani që flet për historinë e një ustai dhe një çiraku që hapnin puse ai i ka dhënë revistës “Le Point” një intervistë sa letrare po aq edhe shprehëse për gjendjen e sotme në Turqinë e Erdoganit. Lapsi.al ka përzgjedhur dhe përkthyer vetëm pjesën politike të këtij bashkëbisedimi për të marrë një vështrim të dorës së parë për gjendjen në vendin që Shqipëria e ka shpallur aleat të vetin strategjik. Dhe është vështrimi i mprehtë i Balzakut të Bosforit…

Le Point: A keni më ju po të njëjtën dëshirë që të shëtisni rrugëve të Stambollit?

Orhan Pamuk: Jo për shkak të situatës politike. Unë nuk shkoj më në restorantet e sofistikuara dhe të mbushura me njerëz. E urrej që të shoh gjithë atë turmë duke qeshur ndërkohë që nuk duhej ta bënin këtë. Unë nuk dua ti shoh ata klientë të lumtur.

Ju keni shkruar: “Jam i zemëruar dhe shumë i zhgënjyer për mënyrën si ka ndryshuar vendi im. E keni bërë këtë pas burgozjes së gazetarit Mehmet Altan dhe vëllait të tij shkrimtar Ahmet Altan në shtator 2016. Megjithëatë shtonit se jeni optimist, a ndiheni ende kështu?

Jo, nuk ndihem më. Humori im nuk është si para dy vjetësh. Atëhere ishin përpara zgjedhjet, referendumi, kishte një perspektivë dhe unë përpiqesha të mbaja në jetë optimizmin tim. Sot jan i trishtuar, opozita është thyer, nuk ka alternativë. Partia më e madhe kundërshtare e Erdoganit e rivalizon atë në garën nacionaliste dhe kjo forcon edhe më shumë atmosferën e ngjeshur me nacionalizëm dhe autoritarizëm në vend. Unë jam gjithëashtu tejet i zhgënjyer me qëndrimin e Europës.

Për çfarë arsyeje?

Duke përjashtuar një grusht intelektualësh idealist, Europa është moskokëçarëse ndaj demokracisë në Turqi. “Ju lutem kujdesuni për Emigrantët”, vetëm këtë thonë Franca dhe Gjermania. Dhe ky është mesazhi i vetëm që u dërgojnë demokratëve turq. Ata duken shumë të kënaqur që e paguajnë me para në dorë qeverinë e ankarasë për t ju hequr qafe muslimanët e shkretë. Dhe pastaj e quajnë islamiste këtë qeveri. Po a është islamizëm që të paguhesh që Europa mos mbushet me emigrant muslimanë?

Cfarë duhet të bejë Europa?

Mos e gjykojë qeverinë e sotme apo të nesërme sipas këtij kriteri të vetëm, që është shumë egoist dhe që i lejon bashkëbiseduesit të tyre ti shantazhojë gjatë gjithë kohës.

Erdogani ndër të tjera ka deklaruar: “Europa i’a dedikon paqen e saj aktuale sakrificave të Turqisë dhe popullit turk”…

Nuk mundt ta kritikosh hapur qeverinë. Dy vjet më parë, përpara referendumit, gazeta më e madhe e Turqisë, Hurryet më kërkoi një intervistë se përse unë do të votoja JO, etj. Isha shumë i kënaqur për këtë deri sa kryeredaktori më mori n telefon dhe më tha se fatkeqësisht ai nuk kishte mundësi ta botonte. Unë jam një nga shkrimtarët më të rëndësishëm në vend, por unë nuk kam të drejtën të botoj në gazetëm më të madhe turke. Ngushëllimi im i vetëm është se libri im i fundit ka shitur më shumë kopje sesa tirazhi i saj.

Turqit e duan shtetin e së drejtës, por ata janë të mërzitur që ai është shndërruar në arbitrar. Qeveria nuk respekton më kushtetutën. Njerëzit qëndrojnë 14 muaj në burg pa një process të rregullt, ndërsa zëdhënësi i qeverisë gëzohet se po ndërtohen burgje të reja.

Pse vazhdoni të qëndroni në Turqi?

Sepse është vendi im. Unë nuk dua të jetoj gjithë kohën në Shba, ku jap mësim gjatë një simestri dhe pastaj të qaj aty për fatin e atdheut. Unë dua të jetoj në Turqi dhe i dashuroj njerzit që më thonë: “qëndo këtu”. Unë dua të më rikthejnë vendin tim që nuk është vetëm vendi i atyre që janë në pushtet.

Ruheni ende nga një truprojë?

Po kam një të tillë të ofruar nga qeveria. E theksoj këtë për të kuptuar se gjërat janë më të komplikuara sesa duken në sipërfaqe.

Intervistë për Le Point

MË TEPËR

Mix2 orë më herët

Ylli i ‘Adolescence’, Owen Cooper zbulon se nuk e shikon dot veten në ekran: Nuk e kam parë serialin!

Seriali i Netflix “Adoleshenca” është një sukses i madh, duke mbledhur 114 milionë shikime në vetëm një muaj që nga publikimi i...

Radar3 orë më herët

Mesazhi i Ervin Salianjit: Eja, jam dhe unë sonte në sheshin ‘Nënë Tereza’

Nga Ervin Salianji Sot në darkë në Sheshin “Nënë Tereza”, në Tiranë çelet zyrtarisht fushata për zgjedhjet e 11 Majit. Për...

Mix3 orë më herët

A mund të parandalohen infeksionet urinare?

A mund të parandalohen infeksionet urinare? Infeksionet urinare fillojnë nga rrugët urinare që përbëhen nga veshkat, ureterët (kanalet eurinës), fshikëza...

Mix3 orë më herët

A mund të pi kafe para analizës së gjakut?

A mund të pi kafe para analizës së gjakut? Disa teste gjaku, duke përfshirë ato për diagnostikimin e diabetit, kërkojnë...

Mix3 orë më herët

Donald Trump dëshiron të prodhojë iPhone në USA, por kjo nuk është e mundur

Trump beson se prodhimi i iPhone mund të zhvendoset në SHBA, pavarësisht se Steve Jobs dhe Tim Cook thonë të...

Mix3 orë më herët

Instagram për iPad, aplikacioni vjen pas më shumë se 10 vitesh

Pas vitesh rezistence, Meta më në fund po zhvillon një version origjinal të aplikacionit Instagram të optimizuar për iPad. Lajm...

Mix3 orë më herët

Tallulah Willis flet për ish njerkun, Ashton Kutcher

Tallulah Willis bëri një koment të rrallë rreth asaj se si ishte të kishe Ashton Kutcher si njerk. Aktorja –...

Mix3 orë më herët

Kylie Jenner ndalon Timothée Chalamet të filmojë skena seksi

Kylie Jenner mesa duket i ka kërkuar të dashurit të saj Timothée Chalamet të ndalojë së filmuari skena seksi. Kylie...

Temporal3 orë më herët

Pse disa nëna nuk i duan fëmijët e tyre?

Disa pretendojnë se nënat që nuk i duan fëmijët e tyre tregojnë mungesë të instinktit të nënës. Por, cili është...

Mix3 orë më herët

Vitaminat dhe mineralet më të rëndesishme për trupin gjatë plakjes

Me kalimin e moshës, ju mund të humbisni më shumë vitamina dhe minerale nga sa merrni me anë të ushqimit....

Facebook