Gjatë një taking me pedagogë dhe studentë në kuadër të Paktit për Universitetin, Edi Rama ka dhënë lajmin se qeveria do t’ju sugjerojë Universiteteve që në çdo program studimi të shtohet edhe një lëndë ku të mësohet Gjuha Shqipe.
“Shikojmë një agresion të madh ndaj gjuhës shqipe. Duam t’a fusim gjuhën shqipe në Universitet në të gjitha degët. Nuk ka mundësi të jesh gjeolog i mirë dhe të mos dish shqip. Po bëjmë një reflektim edhe për anglishten. Ka njëfarë rregulli që pa u marrë provimi, por është e vështirë të besohet se di anglisht nëse nuk di mirë shqip. Këto të dyja do të jenë pjesë e reflektimit. Do ta fuqizojmë kushtin për të qenë zotërues i gjuhës angleze duke nisur nga vetja. Duke ngritur një sistem ku studentët të përmirësojnë gjuhën angleze. Më të mirët lexojnë anglisht. Flas për studentët. Biblioteka Dixhitale është në dispozicion por është anglisht jo shqip. Se imagjinojmë dot të jetë shqip, të paktën jo në shekullin e 21-të. Sot për sot s’kemi mundësi dhe duhet të përqëndrohemi tek anglishtja. Gjuha shqipe me patjetër duhet të zejë vendin e vetë në Universitet”, tha Rama.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu