Lidhu me ne

Kryesore

Ipeshkvi: Verilindja është shpopulluar. Fshat vetëm me 1 fëmijë


Ipeshkvi i Dioqezës së Rrëshenit, dom Gjergj Meta ngriti një sërë shqetësimesh të banorëve të zonës që mbulon kjo dioqezë. Ai tha si pasojë e mungesës së infrastrukturës dhe kushteve të jetesës shumë fshatra janë shpopulluar.

“Varfëria e dytë përveç asaj materiale është ndjesia që ndjehen të braktisur. Është pak tragjike pasi ato zona janë të lëna pas dore, mungon infrastruktura, rrugët, fshatrat po braktisen nga njerëzit. Një fshat i bukur atje që deri para 9 vitesh kishte 100 nxënës sot ka vetëm 1 nxënës. Kur shkoj atje për meshë s’kam asnjë person të ri. Fshatrat e verilindjes po zbrazen. 60 për qind e popullsisë në zonën verilindore është larguar”, u shpreh Dom Gjergj Meta teksa ishte i ftuar në programin e Adi Krastës “A Show”.

Po kështu ai foli edhe për Bulqizën. “Zona që unë përfaqësoj është shumë e varfër, pavarësisht se pasuritë nëntokësore janë të mëdha. Ky është një paradoks i frikshëm. Para se të vija në këtë studio mora një mesazh nga një banor i Bulqizës, i cili më tha ta lexoj mesazhin: Ka 70 vjet që nxjerr krom Bulqiza thuaj dhe është vendi më i varfër në Shqipëri”, tha ai.

Dom Gjergji nuk i shpëtoi as pyetjes për situatën politike në vend dhe protestat e opozitës.
“Unë nuk hy në zgjedhjen e tyre. Nga pikëpamja ime një nga mëkatet e politikës, është ndarja e shoqërisë me ne dhe ato. Ne jemi ato të mirët këto janë të këqinjtë. Nuk mendoj që shkon dhe nuk i bën mirë shëndetit të jetës. Përtej asaj që ndodh sot. Ne trashëgojmë rininë tonë në të ardhmen. Ka një përplasje shumë të fortë me urrejtje. Edhe të rinjtë kanë një shpirt antagonist dhe agresiv ndaj të tjetrit. Kjo e dëmton shoqërinë shqiptare nga pikëpamja shoqërore”, tha ai.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix3 orë më herët

Ushqimet që ulin tensionin dhe mbajnë nën kontroll presionin e gjakut

Një dietë e varfër me kripë dhe e bazuar në ushqime bimore, duket se është mënyra më e mirë për...

Mix3 orë më herët

Ju ndodh ajo që shihni në ëndërr? Ja çfarë do të thotë

Të ka ndodhur ndonjëherë të shohësh diçka në ëndërr dhe më pas ajo të ndodhë vërtet? Mund të duket e...

Mix3 orë më herët

Smartphone tri-fold HUAWEI Mate XT gati për debutim në mbarë botën

I parë tashmë në shtator në Kinë, HUAWEI Mate XT Ultimate Design tani është gati të bëjë debutimin e tij...

Mix3 orë më herët

Xiaomi 15 Ultra gati për të pushtuar tregun global

Xiaomi njofton lançimin global të 15 Ultra më 2 mars 2025. Pritet një sistem fotografik revolucionar dhe performanca e nivelit...

Mix3 orë më herët

Bill Gates zbulon 3 punët e vetme që AI nuk do t’i zëvendësojë

Zhvillimi i inteligjencës artificiale është një nga temat më të rëndësishme që është zhvilluar gjatë viteve të fundit dhe shumë analistë...

Kryesore3 orë më herët

Rama- komentuesit: O me mua në Evropë o me Bufin në gropë!

Edi Rama Kryeministri Edi Rama vijoi sot sërish me rubrikën ‘Sy më sy’ për tiu përgjigjur komentuesve në rrjetet sociale. ‘Ke 12...

Mix4 orë më herët

Mënyrat më të mira për rënien në peshë tek meshkujt

Kur vjen puna tek rënia nga pesha, burrat dhe djemtë përballen me sfida thuajse unike në krahasim me gjininë tjetër...

Mix5 orë më herët

40 milion dollarë për një dokumentar… Pasuria që pritet të shtojë këtë vit Melania Trump

Zonja e Parë, Melania Trump, do të marrë një rol të rëndësishëm gjatë mandatit të dytë të bashkëshortit të saj,...

Kritike5 orë më herët

Televizionet shqiptare i kanë “ngritur traun” çdolloj llumi e deliranti

Nga Dardan Malaj Për disa K më shumë në Youtube, televizionet tona i kanë “ngritur traun” çdolloj llumi e deliranti!...

Radar5 orë më herët

Përse Donald Trump nisi një sulm frontal kundër presidentit Zelensky?

Mbështetja e rëndësishme e amerikanëve për Ukrainën po shembet: Donald Trump) nisi një sulm frontal ndaj presidentit të Ukrainës Volodymyr...

Facebook