Lidhu me ne

Kryesore

Flamuri më i bukur në botë më bëri të reflektoj

Opinion nga Edmond Bruça

Po kthehesha nga një shëtitje e bukur, në bregdetin dalmat, i gëzuar për çastet e këndshme që kisha kaluar atje, mes miqsh, plazheve të bukura të Adriatikut, ishujve përrallorë Kroatë. Një vend ku dora e njeriut i është bashkuar nënës Natyrë për ta bërë këtë vend, një top-destinacion për turistët nga mbarë bota. Në këtë vend, ku gjurmët e hershme flasin për ilirët, paraardhësit tanë; ku ngjarjet e çerek shekulli më parë janë të mbushura me qindra shqiptarë, nga ushtarë deri gjeneralë, që luftuan dhe dhanë edhe jetën për Kroacinë e pavarur nga Ish-Jugosllavia, që ishin në krye të rezistencës heroike të ushtrisë kroate në Dubrovnikun e rrethuar dhe të bombarduar egërsisht nga ushtria serbe; për shqiptarë që sot i gjen ngado, tipikë dhe të adhuruar për zejet e tyre të dorës, argjendaritë, për bukën që gatuajnë, byrekët, apo akulloret; për një vend që e njohu ndër të parët Kosovën e pavarur, 11 vite më parë.

Duke pritur për të kaluar kufirin e Malit të Zi po diskutonim se ku do të hanim drekën se uria na kishte kapluar, nderkohe një mik shprehu mendimin se “përgjatë rrugës kemi një restorant që ka ushqime të shijshme” dhe vendosëm të hanim aty.

Rruga po na dukej shumë e gjatë deri sa arritëm te restoranti me atobusin tonë. U hapën dyert dhe zbritëm me shpejtësi për të shijuar drekën që mezi po e prisnim, domosdo edhe uria  kishte bëre te veten. Meqë ishte vetëshërbim rrëmbyem pjatat për të zgjedhur ushqimet që na pëlqenin më shumë. U ulëm duke shpotitur njëri-tjetrin se sa shumë kishim marrë për të ngrënë. Nderkohe qe po e shijoja në maksimum supën e ngrohtë, papritur sytë më shkuan te muri përballë, mbushur me flamujt e tërë botës. I vëzhgova një nga një për të parë flamurin tim, më të bukrin në botë. U përqëndrova shumë herë, por sytë e mi nuk e panë atë që më bën krenar kudo që jam. Lëshova lugën me nxitim, për t’u përqendruar më shumë dhe për të parë më qartë. Por edhe shikimi im nuk e gjeti qe nuk e gjeti flamurin tim krenar. I revoltuar, u ngrita i zhgenjyer nga karriga dhe shkova te banaku. Me anglishten time pyeta:
-‘Sorry! Why albanian flag is not present there?”
Banakieri u përgjigj me përtesë:
-I don’t know”.
U ktheva zemerthyer te tavolina. Lashe pjaten me ushqimin që tashme më kishte ngecur në grykë, ndersa duart filluan te më dridheshin nga inati . Ashtu dola jashtë kokëulur, me trupin që po me digjej si cigare nga mërzia, duke menduar sakrificat që kanë bërë mëse një shekull më parë Ismail Qemali për ta ngritur lart shkabën dykrenare në Vlorën e pavarësisë, trimërinë që tregoi Isa Boletini për t’i treguar botës se ky është flamuri i Shqipërisë.
Deri ne ate moment, si çdo shqiptar tjetër që mrekullohet se sa bukur është rregulluar çdo vend jashtë Shqipërisë që nuk të jep shpresë së do të bëhet një ditë, kisha disa mendime te mjegullta për të ardhmen time, me dilemën për të ikur, apo për të qëndruar në vendlindje.
Por një ulërimë më doli nga shpirti, në heshtje:
-Jo nuk do te iki. Do të rri ketu edhe nëse njerëzit nuk do të më dëgjojnë kur do t’u jap shpresë se një ditë do të bëhet Shqipëria ime, për të bërë edhe më krenar flamurin tim, më të bukurin në botë.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix4 orë më herët

Tom Cruise në një lidhje romantike me Ana De Armas?

Tom Cruise së fundmi ka nxitur thashethemet për lidhje me Ana de Armas pasi të dy u panë duke darkuar...

Mix4 orë më herët

Oscar 2025: Lista e plotë e nominimeve

Nominimet e ceremonisë së 97-të të Academy Awards janë njoftuar të enjten duke shënuar një ditë të madhe për “Emilia...

Mix4 orë më herët

“Emision për katunarë”, Fero komenton Big Brother

Fero ka qenë i ftuar së fundmi në “Shok Podcast”, ku ka folur për shumë gjëra nga jeta dhe karriera...

Mix4 orë më herët

A ju ndihmon tërshëra të humbni peshë? Arsyeja pse është e mirë për shëndetin dhe pamjen tuaj!

A ju ndihmon tërshëra të humbni peshë? Drithëra jashtëzakonisht të gjithanshme, të përshtatshme për çdo kohë të ditës. Jo vetëm...

Mix4 orë më herët

Vendet me popullsinë më të vogël në botë

Gjithmonë flitet shumë për vendet më të populluara në botë, pasi më shumë njerëz zakonisht do të thotë më shumë...

Mix4 orë më herët

Shenjat e horoskopit që shmangin konfliktet në lidhje!

Peshorja: Peshoret janë të njohura për dëshirën e tyre për balancë dhe harmoni. Ata shpesh bëjnë gjithçka që mundin për të...

Mix4 orë më herët

Ana e errët e shenjave të horoskopit: A vlen edhe për shenjën tënde?

Astrologjia ka intriguar njerëzit për shekuj me radhë, duke ofruar njohuri mbi personalitetet, sjelljet dhe parashikimet e së ardhmes për...

Radar5 orë më herët

“Ordiner, unë të zhdëp në dru!”/ Fyerje live në TV mes Halit Valterit dhe gazetarit Enton Abilekaj

Enton Abilekaj dhe Halit Valteri Në emisionin “Të Paekspozuarit” ka patur një debat me tone të forta dhe fyerje mes...

Radar5 orë më herët

Erdogan, njeriu më i rrezikshëm sot, CIA dhe FBI do shkrihen

Në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” Steve Bannon, që mund të quhet edhe ideologu i lëvizjes që sot tubohet pas trumpizmit...

Mix5 orë më herët

Si e përballojnë shenjat e horoskopit stresin?

Stresi është një pjesë e pashmangshme e jetës, por secila shenjë e horoskopit ka mënyrën e vet për ta menaxhuar...

Facebook