Lidhu me ne

Sport

Sporti si barrë për taksapaguesit shqiptarë

Kur futbolli konsiderohet më shumë se asnjëherë tjetër si industri në të gjithë botën, në Shqipëri dhe në realitetin tonë, ka një paradoks të madh për këtë sport. Pjesa më e madhe e klubeve në futbollin shqiptar financohen nga paratë e taksapaguesve shqiptarë. Në një kohë kur Shqipëria është një vend demokratik dhe i hapur ndaj ekonomisë së tregut, rezulton se klubet tona të futbollit janë piramidë financiare. Jo vetëm që nuk gjenerojnë dot të ardhura, por klubet funksionojnë si ndërmarrje të bashkive.

Ka disa arsye pse bashkitë i mbajnë peng klubet duke mos i privatizuar. Fillimisht, i shfrytëzojnë politikisht duke i konsideruar si ndërmarrje punësimi për militantët partiakë. Gjithashtu, e shfrytëzojnë futbollin për premtime elektorale kur arrijnë suksese. Me një llogari të thjeshtë duke mbledhur të gjitha paratë që janë akorduar vetëm në buxhetin e 2018-ës nga bashkitë nëpër Shqipëri dhe rezulton një shifër e frikshme. Më shumë se 6 miliardë lekë të taksapaguesve shqiptarë shpenzohen brenda vitit për të mbajtur gjallë shumicën e klubeve shqiptare. Dhe e gjitha kjo, vetëm për faktin se ato nuk privatizohen.

Privatizimi është zgjidhja më e mirë. Sigurisht, kjo gjë nuk do të përkthehej në sukses për të gjitha klubet, por minimalisht nuk do të ishin më barrë për taksapaguesit shqiptarë dhe bashkitë. Gjithçka do të formalizohej dhe do të funksiononte normalisht si në të gjithë botën. Klubet e suksesshme do të vazhdonin të gjeneronin të ardhura, ashtu siç do të ketë raste edhe të falimentimeve. Por, nuk është e thënë që të gjitha klubet të jenë në elitë apo në futboll profesionist. Kur nuk ka mundësi, mund të kalojnë në futbollin amator. Sigurisht, në qytetet e vogla, ndoshta është e vështirë për të gjetur edhe sponsorë, por duhet gjetur një zgjidhje.

Vllaznia është rasti më tipik i dështimit të një klubi që menaxhohet nga bashkia. Klubi shkodran është praktikisht i rënë në Kategorinë e Parë, ndërsa prej vitesh që administrohet nga Bashkia e Shkodrës lufton vetëm për mbijetesë. 1.2 miliardë lekë në vit është buxheti i klubit, ndërsa skuadra mund të jetë në Kategorinë e Parë në sezonin e ardhshëm. Lushnja me një buxhet prej 450 milionë lekësh ishte një dështim total në Superiore duke zbritur nga kategoria prej shumë muajsh. Shifra të frikshme shpenzohen edhe në Kategorinë e Parë, apo edhe në të Dytën.

Tomori ka në dispozicion 350 milionë lekë në vit, por do të luajë sërish në Kategorinë e Parë edhe në sezonin e ri. Për të mos folur për ekipet më të vogla në të Parën apo për klubet në Kategorinë e Dytë që shpenzojnë për të mbajtur gjallë diçka që është “piramidë”. Përtej gjithçkaje, financohen klube që në shumicën e rasteve përfshihen në tolerime në javët e fundit të kampionateve, ndërsa tifozët po i braktisin gjithmonë e më shumë stadiumet. Është momenti që në futbollin shqiptar të ketë “revolucion”.

Skuadrat elitare të futbollit përpijnë shifra marramendëse dhe për të mbajtur një të tillë duhen rreth 1 milion euro në vit. Këto shpenzime i detyrohen kryesisht pagave shumë të larta të futbollistëve, disa prej të cilëve paguhen mbi 60 mijë euro në vit. Këto shpenzime, përveçse përbëjnë një shkëputje të thellë nga mundësitë e realitetit shqiptar, në pjesën dërrmuese janë donacione të biznesmenëve që shpenzojnë shifra marramendëse dhe nuk përfitojnë pothuajse asgjë nga futbolli.

Futbolli në Shqipëri është një “biznes” thellësisht deficitar, ku në rastet më të mira të ardhurat, sipas presidentëve, mund të arrijnë të mbulojnë deri në 30% të shpenzimeve. Me gjithë këto sakrifica të mëdha ekonomike të biznesmenëve, shteti ka bërë pak ose asgjë për ta mbështetur futbollin. Shumë pak klube i kanë hyrë rrugës së privatizimit, por këto privatizime përfshijnë thjesht stemën dhe emrin e klubit, sepse stadiumet dhe terrenet stërvitore, që janë i vetmi kapital fizik, shteti i nuk i lëshon.

Investitorët e futbollit thonë se futbolli nuk do të ketë as rritje cilësore dhe as garanci vazhdimësie nëse ngelet në mëshirën e donacioneve. I vetmi shpëtim është privatizimi, që do ta kthejë atë në një biznes të mirëfilltë, nga një pasion deficitar donatorësh, të cilëve një ditë do tu shterojnë mundësitë dhe dëshira./Atlasi.al

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar2 minuta më herët

Sa realist është plani i Donald Trump, që ka shokuar botën?

Deklarata e presidentit Donald Trump se SHBA mund të marrë kontrollin e Rripit të Gazës ka shkaktuar një valë tronditëse...

Radar8 minuta më herët

12 vite në pushtet, Rama nuk e mendon tërheqjen: Kam edhe disa punë!

Kryeministri Edi Rama, gjatë një diskutimi me qytetarët në rubrikën “Sy më sy”, është shprehur se nuk ka ndërmend të...

Radar31 minuta më herët

Donald Trump, i tronditur nga rritja e rasteve me autizëm: Diçka nuk po shkon siç duhet…

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump është shprehur i tronditur në lidhje me shifrat e fundit të...

Radar49 minuta më herët

Palestinezët do të strehohen në Shqipëri? Rama: Sajesë nga këneta

Edi Rama Një prej qytetarëve ka pyetur kryeministrin Edi Rama nëse është I vërtetë informacioni për ardhjen e palestinezëve në...

Kryesore1 orë më herët

Sondazhi i parë i Euronews: PS fiton thellë, PD “dërrmohet”, partitë e reja mund të hyjnë në Kuvend

Është publikuar sondazhi i parë i Euronews Albania, që tregon se nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, do t’i fitonte...

Radar23 orë më herët

Plani ogurzi i Donald Trump

Nga Paul Adams, BBC Edhe sipas standardeve të Donald Trump, kjo ishte një gjë e habitshme. Shtetet e Bashkuara, tha...

Mix2 ditë më herët

Si të rrisni të ardhurat tuaja në 2025: Puna me të cilën mund të fitoni 100 dollarë në orë

Në një kohë kur podcast-et janë bërë një nga format më të njohura për konsumimin e informacionit dhe argëtimit, një...

Mix2 ditë më herët

Çfarë të lexoni? Një listë me libra nga Dua Lipa

Kur nuk është në skenë duke performuar, Dua Lipa mund të gjendet duke lexuar një libër. Në qershor të vitit...

Kryesore2 ditë më herët

Rama: Drejtësinë e re në Shqipëri e sollëm ne!

Edi Rama Kryeministri Edi Rama, u është përgjigjur pyetjeve të komentuesve gjatë një video-live në rrjetin e tij social “Facebook”....

Mix2 ditë më herët

Kjo është motoja perfekte e secilës shenjë të horoskopit

Foto Ilustrim Këtu është motoja perfekte për secilën shenjë horoskopi: Dashi“Kërkoni falje, jo miratim!” Demi“Jam dakord me mosmarrëveshjen tuaj, por...

Facebook