Lidhu me ne

Kryesore

Djali i Sokol Olldashit: Në gjurmët e babait, së shpejti në politikë

Djali 19-vjeçar i Sokol Olldashit, Glauku, ka paralajmëruar hyrjen në politikë, në gjurmët e të atit. Ai aktualisht banon në Angli, ku studion Ekonomi Politike. Glauk Olldashi ka thënë në një intervistë për Shqiptarja.com se gjithmonë e ka pasur pasion politikën.

“Arsyeja pse kam vendosur të angazhohem politikisht është për shkak të situatës delikate në të cilën ndodhet Shqipëria sot”, është shprehur ai.

Glauk Olldashi thotë e ka pasur gjithmonë në plan të rikthehet në Shqipëri pas studimeve. “Kam pasur gjithmonë në plan që të kthehem në Shqipëri pas studimeve. Situata e tanishme politike në vend padyshim më ka shtyrë edhe më shumë që ta konkretizoj këtë vendim”, ka thënë për Shqiptarja.com.

Ai flet me një gjuhë diplomatike për Lulzim Bashën, Sali Berishën dhe Ilir Metën, duke i vlerësuar për rolin e tyre në politikën shqiptare. “Ndonëse nuk e njoh personalisht Lulzim Bashën, e vlerësoj për punën që ka bërë si kryetar i frontit opozitar në vend. Zotin Berisha kam pasur kënaqësinë ta takoj në një moshë fare të vogël, por nuk mund të them që kam njohje personale. Respektoj kontributin e tij si themelues dhe lider historik të Partisë Demokratike, dhe ndikimin e tij në progresin e shtetit Shqiptar. Me familjen Meta kam njohje personale të hershme kryesisht prej miqësisë që kam me djalin e tyre. Respektoj zotin Meta dhe zonjën Kryemadhi për përvojën e tyre politike”, ka thënë Glauk Olldashi.

Nga ana tjetër, për gabimet e qeverisë Rama, thotë se nuk do të mjaftonin faqet e gazetës për t’i renditur. Ai shprehet gjithashtu i zhgënjyer nga Rudina Hajdari në thyerjen e unanimitetit të vendimit të Partisë Demokratike për djegien e mandateve. “Nuk kam kontakt me Rudina Hajdarin megjithatë kam qenë i zhgënjyer nga thyerja e unanimitetit nga disa figura në PD perfshire znj. Hajdari, në lidhje me aktin e djegies së mandatateve”, është shprehur djali i ish-deputetit demokrat.

MË TEPËR

Mix23 orë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix23 orë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar23 orë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar24 orë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore24 orë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar24 orë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix1 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix1 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix1 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix1 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook