Lidhu me ne

Temporal

Arsimi publik dhe ai privat/ çfarë duhet të zgjedhin shqiptarët

Arsimi ka qenë dhe do të mbetet padyshim shtylla më e fortë që ka mbajtur dhe mban çatinë e shoqërisë. Është arsimi ai që bën të mundur ruajtjen, zhvillimin dhe përparimin e vlerave të individit dhe të kombit. Nëpërmjet arsimit merr hov zhvillimi shoqëror. Është ushqyesi më i qenësishëm i mendjes, por gjithashtu është edhe pishtari i sistemeve. Me arsim merr formë karakteri kolektiv i një brezi, karakter ky herë-herë i ndikuar nga sistemi.

Një ndër problemet e para që u shfaq pas viteve 90-të, problem, që në përmasa të vogla vazhdojmë ta vuajmë edhe sot, ishte mungesa e teksteve, pasi tekstet shkollore të mëparshme u dogjën, pasi kështu nevojitej për arsye të përmbajtjes shumë subjektive dhe shterpë. Infrastruktura mbeti në vendnumëro, ato godina funksionale u shkatërruan dhe dolën jashtë përdorimit. Filloi të zbehej dëshira për profesionin e mësuesit. Shkollat e larta mbusheshin me studentë, që nuk e donin këtë profesion, por për mungesë zgjedhjeje tjetër gjendeshin përballë një pesimizmi të madh në auditore universitetesh.

Ndërkohë, krahasuar me vendet evropiane të po kësaj periudhe, investimi në arsim ishte pakrahasimisht më i lartë se investimi në sistemin arsimor të vendit tonë, që kishte nevojë imediate për rinovim dhe profilizim .

Një ndër fenomenet, që ra më tepër në sy gjatë periudhës së tranzicionit ishte lëvizja e madhe e njerëzve drejt qyteteve të mëdha të vendit çka automatikisht e përballi vendin tonë me një sfidë të re në fushën e arsimit. Pamundësia për t’i akomoduar të gjithë nxënësit nëpër institucione si dhe heterogjenizimi i madh nëpër klasa solli në mendje të investitorëve shqiptarë dhe të huaj idenë e investimit në arsim.

Filloi kështu epoka e arsimit jopublik në vendin tonë, që me hapa shumë të shpejtë arriti të bëhet markë dhe të bëhet i dëshirueshëm për të gjithë. Në një vend të tillë, me të tillë historik të sistemit arsimor, nuk qe shumë e vështirë shfaqja e këtyre institucioneve private. Në një kohë të shkurtër këto institucione pasuan njëra-tjetrën çka solli rrjedhimisht shtimin e alternativave dhe asaj që quhet konkurrencë dhe që është aq e nevojshme.

Shtimi i institucioneve private në vendin tonë nuk i zgjidhi në mënyrë të plotë problemet e arsimit por u shfaq si alternativë më e mirë se ajo që kishim. Ne aspektin infrastrukturor, që vlen për t’u theksuar, se janë institucionet private që sollën në mënyrë masive kompjuterin në vendin tonë çka për një kohë të gjatë madje dhe sot vazhdon ta ruajë luksin e vet. Janë institucionet private, që mundësuan laboratore, klasa me pak nxënës, si dhe mësues të predispozuar për të zgjidhur problemet e nxënësve.

Në kohën kur akoma edhe sot e kësaj dite vazhdojnë problemet me tekstet shkollore për arsye të ankandizimit të prodhimit nga shtëpitë botuese duhet theksuar se, ka shkolla, të cilat ofrojnë tekstet e tyre në përputhje me nevojat e kohës. Po të krahasojmë raportin nxënës-mësues në arsimin privat me atë publik do të shohim se në arsimin privat ka më pak nxënës për një mësues. Ndryshe nga klasat e mbushura plot, ka raste deri në 40 nxënës, arsimi privat ofron klasa me më pak nxënës dhe i jep hapësirë mësuesit që të merret me secilin prej tyre.

Ky përgjithësim për institucionet arsimore private ka përjashtimet e veta pozitivisht dhe negativisht por krahasuar me institucionet shtetërore qëndrojnë në pozita më të larta .

Pavarësisht se arsimi publik është më i preferuari, sidomos për arsimin e lartë, vitet e fundit është vënë re një rritje e regjistrimeve në arsimin privat duke filluar nga cikli i ulët. Preferencat për edukimin në arsimin publik ndikohen nga çmimet më të ulëta që ai ofron dhe nga etiketimi që i është bërë si “më seriozi”. Megjithatë në aspektin e infrastrukturës, teknologjisë dhe numrit të mësuesve, arsimi privat vazhdon të mbetet më i mirë se ai publik.  /Atlasi.al

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Aktualitet2 orë më herët

A po i jep të drejtë koha Lulzim Bashës?

Sot, më shumë se kurrë, në krye të Partisë Demokratike duhej të ishte Lulzim Basha A po i jep te...

Radar19 orë më herët

Klubi ‘Partizani’, të vërtetat e procesit politik

Nga Jamarbër Malltezi Më 9 Prill 2022 (Kongresi i PS) dhe 7 Maj 2022 (Asambleja e PS), Edi Rama kërkoi publikisht...

Mix19 orë më herët

Korja e bukës, vlerat befasuese për stomakun

Një herë e një kohë, një nga këshillat e përsëritura të gjysheve të zonave të veriut të Shqipërisë ishte që...

Radar20 orë më herët

“Gene Hackman ishte dëshmitari i parë në çështjen Epstein, kush donte që ai të heshtej” – Postimi i pazakontë i Barron Trump

Barron Trump, djali i presidentit amerikan Donald Trump, hedh dyshime mbi vdekjen e aktorit të njjohur të Hollivudit, Gene Hackman,...

Radar20 orë më herët

BlackRock do blejë portet e Kanalit të Panamasë pas presionit të Donald Trump

BlackRock ka rënë dakord të blejë dy porte të mëdha në Kanalin e Panamasë nga pronari i tyre me bazë...

Sport20 orë më herët

LeBron James, lojtari i parë që shënon 50 mijë pikë në NBA!

LeBron James u bë lojtari i parë në historinë e NBA që shënon 50 000 pikë, ndërsa ndihmoi Los Angeles...

Radar20 orë më herët

100 të hetuar në Greqi për abuzim me fondet europiane për bujqësinë

Zyra e Prokurorit Europian në Athinë ka hapur një hetim kundër 100 personve që dyshohet se kanë mashtruar me fondet e bujqësisë...

Aktualitet20 orë më herët

Miliarda të shpërdoruara/ Rezidencat “fantazma” të Rindërtimit

Shumë prej banesave të rindërtuara në Ndroq dhe Zall-Herr vazhdojnë të mbeten bosh. Hapësirat përreth tyre janë mbuluar nga bari,...

Mix23 orë më herët

5 truke për të bërë një gjumë të rregullt dhe të qetë

Një gjumë i mirë është themeli i shëndetit fizik dhe mendor. Shumë prej nesh e kanë të vështirë të flenë...

Mix23 orë më herët

Çfarë ndodh nëse nuk i shoqëroni ilaçet me ujë

Një nga këshillat më të zakonshme që japin ekspertët është që pirja e ilaçeve duhet të shoqërohet me një gotë...

Facebook