Salianji: Qeveria po prish dhe zgjedhjet e Komunitetit Musliman
Komuniteti Musliman i Shqipërisë zhvillon nesër zgjedhjet për kreun e ri. Në këtë garë rikandidon kreu aktual, Skënder Bruçaj si dhe myftiu i Tiranës, Ylli Gurra. Pak orë përpara këtyre zgjedhjeve, është ish-deputeti i PD, Ervin Salianji i cili ngre alarmin se qeveria po cenon edhe këtë proces. Sipas tij, segmente të maxhorancës po i trajtojnë zgjedhjet për Komunitetin Musliman si ato parlamentare në vend, me tendencë ndërhyrje për të prishur votën, edhe pse në këtë rast bëhet fjalë për një garë brenda besimtarëve.
Postimi i Salianjit: Shqipëria po vlon nga padrejtësia dhe kauza e zgjedhjeve të lira është kulmimi i saj, por qeveria që e ka ves nuk rri dot pa prishur zgjedhjet kudo të jenë! Ditën e nesërme Komuniteti Mysliman i Shqipërisë zhvillon zgjedhjet, por qeveria duket qartasi që po ndërhyn, po njësoj dhe me të njëjtat mënyra sikur të jenë zgjedhje parlamentare!
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu