Letersi Poezia e Dritëro Agollit dedikuar bashkëshortes së tij, Sadijes Ka ndërruar jetë sot në moshën 76-vjeçare Sadije Agolli, bashkëshortja e shkrimtarit të shquar Dritëro Agolli. Shkrimtari ishte i lidhur fort me bashkëshorten e tij, saqë në të gjallë i kishte dedikuar asaj edhe një poezi. Poezia e Dritëro Agollit dedikuar bashkëshortes Sadije: Sikur të rrëzohet në mal ky avion, Kur unë udhëtoj nga Greqia, Askush s’e mbaron, Fletorkën përgjysmë me vjershat e mia. Atë do ta hapë Sadija e mjerë, Padashur, ashtu kot së kotit, Mbi vjershën e lënë përgjysmë do bjerë, E nxehta pikëz e lotit. Pastaj do ta nxjerrë nga çanta shaminë, E vetme në dhomë, Fletorkën do ta mbyllë me një psherëtimë: ” I shkreti, i linte gjërat përgjysmë gjithmonë”. Në fokus:driteroagollipoezi Lajmi i rradhës Disa Poezi Nga Agron Tufa Mos humbisni Pesë librat e preferuar të Ajnshtajnit nuk janë të panjohur Vazhdo leximin Mund të pëlqeni Kuturu – Poezi nga Timo Flloko KJO ËSHTË POEZIA QË LASGUSH PORADECI E SHKROI KUR VUANTE NGA SËMUNDJA E RËNDË “Gjysmë komandanti, humb ushtria” ‘Poçari’ e Dritëro Agollit– Poezia për dashurinë e atdheut që rrëqeth çdo zemër Poezi prekëse për nënën. Me siguri do t’ju emocionojë pamasë! ” Pse e dua Shqipërinë? ” Sejfulla Malëshova ( Lame Kodra ) Kliko të komentosh Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu Përgjigju Anuloje përgjigjenPër të postuar një koment, duhet të jeni i futur.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu