Lidhu me ne

Aktualitet

Plaket popullsia/ Shtohen të moshuarit mbi 60 vjeç, shterojnë 20-vjeçarët (Shifrat)

Popullsia e Shqipërisë përveçse po pakësohet po ndryshon më shpejtësi strukturën e saj në disfavor të moshave të reja, teksa popullsia në moshë pensioni po rritet me shpejtësi. Sipas të dhënave më të fundit të INSTAT në janar të këtij viti popullsia në grupmoshën 0-24 vjeç ra me mbi 31 mijë persona në raport me vitin 2018. Rënia më e madhe i përket grupmoshës 15-24 vjeç me më shumë se 17 mijë persona. Rrudhja e popullsisë në këtë grup moshë lidhet edhe me flukset e larta të emigracionit dhe lindjet më të pakta viteve 1997. Në këtë periudhe Shqipëria përjetoi një eksod masiv për shkak të trazirave civile.

Gjithashtu rënie e numrit të lindjeve nga viti në vit po tkurr me shpejtësi numrin e foshnjave. Në vitin 2019 grup mosha 0-4 vjeç u pakësua me 6700 persona, teksa numri i lindjeve në tërësi vitin e kaluar ishte 6.3 për qind më e ulët se në vitin 2018.

Në grup moshat 0-54 vjeç në përgjithësi ka rënie të popullsisë në raport me një vit më parë, teksa shihet se, rritje ka vetëm për grup moshën 29 deri në 39 vjeç. Ndryshimet e popullsisë në raport me 2018 tregojnë se ka një rritje të ndjeshme të popullsisë mbi moshën 55 vjeç me rreth 30 mijë persona më shumë se një vit më parë.

Piramida e popullsisë, ndryshime drastike në raport me 2011
Piramida e popullsisë në vitin 2011 sipas të dhënave të censit kishte një bazë më të gjerë se kjo e vitit 2019, çka do të thotë se popullsia në moshë të re 0-24 vjeç ishte më e madhe se sa aktualisht, teksa shihet se në tetë vite piramida e popullsisë po merr gjithnjë e formën e një veze duke ngushtuar bazën dhe duke zgjeruar në majë.

Në raport me totalin e popullsisë, rënien më të madhe e pati grup mosha 15-19 vjeç. Në vitin 2018 kjo grupmoshë zinte 7.48% të totalit të popullsisë, ndërsa në vitin 2019 zuri 6.09% të totalit të popullsisë duke shënuar rënie me 0.24 pike përqindje. Ndërsa rritjen më të madhe e pati grupmosha 60-64 vjeç pesha e së cilës në totalin e popullsisë u rrit me 0.24 pikë përqindje në totalin e popullsisë.

Ndikimi
Tregjet e punës kane nisur të sforcohen për krah pune, sidomos sektori i bujqësisë. Teksa sistemet e pensioneve dhe sigurimeve në tërësi do të përballen me deficite të larta nga rënia e numrit të punonjësve që paguajnë sigurimeve dhe atyre që përfitojnë pension. Një popullsi e plakur ul produktivitetin demografik dhe e ndikon për keq rritjen e qëndrueshme të ekonomisë. Disa sektorë të tillë, si fasoni, bujqësia, mjekësia dhe call center kanë nisur të vuajnë pasojat e mungesës së forcës së re të punës. Ekspertët e Bankës së Shqipërisë, në një analizë të posaçme për dinamikën e forcës së punës të publikuar së fundmi, vënë në dukje se, është hera e parë që vendi ynë ndeshet me një zhvillim të tillë demografik, deri tani i panjohur nga ekonomia jonë.

Analistët e Bankës Qendrore lajmërojnë se rrjedhojat e tij shpejt do të fillojnë të ndihen në të gjitha fushat e veprimtarisë njerëzore në vend, duke filluar nga nivelet e ndryshme të arsimit e deri tek implikimet më të rëndësishme ekonomike të lidhura me prodhimin e brendshëm, produktivitetin, konsumin, skemat e sigurimeve shoqërore, standardin e jetesës etj. /Monitor/

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore17 orë më herët

“Rama u shndërrua në argat të Vuçiçit”, Berisha: Asnjë arritje në 12 vite, i kanë mbetur në gojë zhabat

“Ne paraqesim një projekt që Shqipëria nuk e ka njohur kurrë më parë”. Kështu u shpreh kreu demokrat Sali Berisha...

Radar18 orë më herët

“Kanadaja nuk do jetë kurrë amerikane” – Do të zëvendësojë Trudeau si kryeministër, kush është Mark Carney

Partia Liberale e Kanadasë ka zgjedhur me shumicë dërmuese Mark Carney si kryeministër të ri të vendit, teksa ish-guvernatori i...

Mix22 orë më herët

Këto 5 shenja horoskopi janë magnet për suksesin

Disa njerëz duket se kanë një aftësi të lindur për të tërhequr fatin dhe suksesin, ndërkohë që të tjerët përpiqen...

Mix22 orë më herët

Natalie Portman në një romancë dashurie

Natalie Portman  është në lidhje me muzikantin francez Tanguy Destable, konfirmoi People të premten. Media franceze Voici ishte e para...

Mix22 orë më herët

Penelope Cruz: Jeta nis 50 vjeç!

Sapo ka kaluar pragun e gjysmë shekulli dhe duket se aktorja spanjolle nuk ndalet drejt qëllimit për të prekur të...

Aktualitet22 orë më herët

Linda Rama në Samitin e Forbes në Abu Dhabi: “Shqipëria ka mësuar nga pësimet”

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në Abu Dhabi u zhvillua samiti prestigjioz “Forbes 2025”, një ngjarje që mbledh...

Temporal22 orë më herët

Çfarë është një intelektual?

Çfarë është një intelektual? Për këtë pyetje, nuk ka nevojë të endemi midis përkufizimeve të pranuara. E tëra çfarë ju...

Kioske22 orë më herët

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

Shkruar nga Preç Zogaj Elita e partisë u la jashtë primareve. Një absurditet që goditi qysh në krye parimin e...

Kryesore22 orë më herët

Zgjedhjet e 11 Majit, Veliaj fushatë nga burgu: Votoni Partinë Socialiste

Në një intervistë nga qelia, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se ai do të votonte Edi Ramën...

Kryesore4 ditë më herët

Zbulohen listat, kush janë kandidatët më të përfolur për PD dhe PS në qarkun Shkodër

Në “Top Story” në TCH janë diskutuar emrat më të përfolur të kandidatëve për deputetë në disa qarqe të vendit....

Facebook