Në emisionin ‘Open’, në Top Channel, ka patur disa herë tension midis deputetit Dashamir Shehi dhe gazetarëve Mentor Nazarko dhe Carlo Bolino.
Shehi ka kritikuar qëndrimet e dy gazetarëve ndaj situatës së rënduar ku ndodhet vendi dhe i ka akuzuar si njerëz të kryeministrit Edi Rama.
“Ne analizën tonë e bëjmë vet. Edhe besoj se një si punë e imja nuk ka nevojë të më mësojnë. Ata (Carlo Bolino dhe Mentor Nazarko) kanë mendimin e vetë, janë njerëz të Edi Ramës haptazi fare. Edhe është turp që marrin këtë pozicion”, u shpreh Shehi.
Deputeti i opozitës theksoi se djegia e mandateve u mor pasi nuk mund të jetohet më në këtë regjim.
https://www.facebook.com/studioehapur/videos/307702666565317/
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu