Lidhu me ne

Aktualitet

Arta Dade: Rama është bërë më keq se Berisha, të ikë sepse modeli i tij dështoi

Ish-deputetja e Partisë Socialiste, Arta Dade ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama lidhur me emërimet e fundit në qeveri. Sipas saj, ministrat e rinj nuk kanë lidhje me PS, por janë ftuar në qeveri si të afërm të kryeministrit. E ftuar te “5 pyetjet nga Babaramo” në Report Tv, Dade tha se qeveria aktuale nuk është e PS-së, por e njerëzve pranë Ramës.

“Qeveria nuk është e PS. Në qeveri janë ftuar njerëzi më të afërt të kryeministrit. Do të ishte normale që ku ndryshojnë disa ministra, ajo bëhet me qëllim për ta përmirësuar qeverisjen. Mua më duket që në vend që të përmirësohet, është përkeqësuar.

PS që krijoi një standard qeverisje nga “97, mori një vend të zhbërë dhe një shtet të rrënuar me skemat piramidale dhe në një periudhë ty shkurtër normalizoi vendin, nga skemat piramidale patëm 17 banka private. Nënshkruam marrëveshjen e Stabilizim-Asociiimit, këto janë vlerat e PS. Dhe në 2013, kur Rama u bë kryeministër i zhbëri këto vlera dhe pati teorinë që përvoja pengon inovacionin. Këto janë të çuditshme sepse nuk mund t’i heqësh përvojat. 1997-2005 pati më shumë anë pozitive sesa dështime”, – është shprehur Arta Dade.

“Senatorja” e PS-së shton: “Me modelin e qeverisë “Rama” është zhbërë një standard i vendosur. Ata që u ftuan të qeverisin vendin, në mënyrë të veçantë ndryshimet e fundit, nuk kanë asnjë lidhje me PS.

Në 2013-ën kishim kolegë deputetë që u munduam të realizonim pjesë të programit tonë. Rama tentoi të krijojë një model të vetin që për mendimin tim rezultoi i dështuar. Mjaft pjesë të programit janë të pa përmbushuara.

Ka fituar zgjedhjet duke premtuar se do heqim dorë nga kultura e pandëshkueshmërisë dhe pandëshkueshmëria vijon si në kohën e Berishës. Skandalet janë më të mëdha që kanë ndodhur se në të kaluarën” – thotë Dade.

Dade tha se është kundër zgjedhjeve të parakohshme, por shtoi se PS-ja është në gjendje të formojë një qeveri tjetër pa Edi Ramën.

“Edi Rama duhet të largohet, jo që të vijë opozita, por që PS të ketë një ekip të vërtetë me vlera. Më duket se vendi po shkon keq e më keq. PS e ka marrë mandatin për 4 vjet, korrigjimet mund të bëhen brenda PS dhe mund të krijojë qeveri mjaft dinjitoze.

Jam për një qeveri socialiste dhe nuk bie dakord me tezën që Rama e përdor shpesh edhe nëpër blogje që e vetmja alternativë është Edi Rama, ose Sali Berisha dhe Lulzim Basha. Nuk është e vërtetë. PS ka plot alternativa qeverisëse. Jam për procese në parti. Ka edhe nga të rinjtë, por edhe nga ata me përvojë. Unë çuditem pse kanë heshtur. PS i ka të gjitha kapacitetet që të reformohet”, – tha Dade.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix2 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar2 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar2 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore2 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar2 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix2 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix2 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix2 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix2 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook