Lidhu me ne

Kryesore

Bilanci: Vettingu rrëzoi në 2018-n, 50 gjyqtarë e prokurorë

Bilanci: Vettingu rrëzoi në 2018-n, 50 gjyqtarë e prokurorë

Më shumë se 55 për qind e gjyqtarëve dhe prokurorëve nuk kanë arritur të kalojnë provimin e vetingut, mes të cilëve edhe persona të rëndësishëm të drejtësisë shqiptare, siç është rasti i kryetarit të Gjykatës Kushtetuese apo edhe anëtarë të tjerë të Gjykatës së Lartë apo prokurorë të Prokurorisë së Përgjithshme.

Vetëm gjatë vitit 2018 nga 92 gjyqtarë, prokurorë dhe ndihmës ligjorë që kanë kaluar në sitën e vettingut, plot 50 prej tyre ose janë shkarkuar nga komisionet e vettingut ose janë tërhequr vetë më parë për të mos u diskredituar gjatë kontrollit. Këto janë të dhënat zyrtare që jep raporti vjetor i Këshillit të Ministrave për 2018-ën, me anë të të cilit ai informon Kuvendin e Shqipërisë mbi ecurinë e procesit të integrimit europian, ku ndërmjet të tjerave flet edhe për rezultatet e deritanishme të Reformës në Drejtësi.

Vettingu

Sipas këtij dokumenti, deri në datën 24 dhjetor të 2018, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka dhënë në total 92 vendime, ku 42 prej tyre për konfirmimin në detyrë të 20 gjyqtarëve, 18 prokurorëve dhe 4 ndihmësve ligjorë; 35 vendime për shkarkimin nga detyra ndërmjet të cilëve 22 gjyqtarë, 12 prokurorë dhe 1 ndihmësi ligjor; 7 vendime për ndërprerjen e procesit për 4 gjyqtarë, 2 prokurorë dhe 1 këshilltar ligjor në Gjykatën Kushtetuese dhe 8 vendime për pushimin e procesit për 3 gjyqtarë, 1 prokuror dhe 4 ndihmësve ligjorë të Gjykatës së Lartë. Pra siç shihet, bëhet fjalë për më shumë se gjysmën e njerëzve të drejtësisë që kanë “ngelur në klasë” dhe për rrjedhojë janë larguar nga sistemi i drejtësisë. Po ashtu vlen të theksohet se nga 13 kandidatë për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, 7 prej tyre janë shkarkuar, 4 janë konfirmuar në detyrë, për 1 është ndërprerë procesi i rivlerësimit dhe 1 tjetër është në proces rivlerësimi. Gjithashtu, raporti bën të ditur se nga 17 kandidatë për Këshillin e Lartë Gjyqësor, 6 prej tyre janë shkarkuar nga detyra, për 1 është ndërprerë procesi i rivlerësimit dhe 10 prej tyre janë konfirmuar në detyrë. Po ashtu, nga 19 kandidatë për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, 9 janë shkarkuar nga detyra, 10 janë konfirmuar në detyrë.

Korrupsioni

Qeveria raporton se gjatë vitit të shkuar janë ndërmarrë 445 veprime disiplinore për punonjës të administratës publike nga të cilët 102 rezultojnë të jenë liruar nga shërbimi civil (33% prej të cilëve ishin nëpunës civilë të nivelit të mesëm ose të lartë), ndërsa 36 kallëzime penale janë dorëzuar në prokurori.

Gjatë periudhës janar-qershor 2018, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ka pasur 1,099 raste të referuara në prokurori nga policia.

Krimi

Sa i përket luftës kundër krimit të organizuar, raporti bën të ditur se vitin e shkuar janë konfiskuar më shumë se 2,300 kg marijuanë, kokainë dhe heroinë, me një vlerë totale të vlerësuar prej 15 milionë eurosh. Sipas raportit, gjatë periudhës janar – nëntor 2018, Task Forca Speciale përfundoi 22 operacione kundër 11 grupeve të strukturuara kriminale dhe arrestoi 175 nga drejtuesit dhe anëtarët e tyre si dhe sekuestroi pasuritë e tyre kriminale, me vlerë rreth 20 milionë euro.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix21 orë më herët

Anita Haradinaj nuk mban dot lotët: Kam kaluar 3 aborte të vështira!

Bashkëshortja e Ramush Haradinaj, Anita ishte e ftuar në podcastin e Orinda Hutës “Mam”, ku beri disa rrefime te patreguara...

Mix21 orë më herët

Nudo dhe seksi, Belen Rodriguez publikon FOTOT HOT në vaskë

Belen Rodriguez ka publikuar foto nudo në vaskën e shtëpisë së saj të re. Bukuroshja argjentinase shfaqet provokuese dhe e...

Mix21 orë më herët

Sa para do të përfitojë Donald Trump nga mandati i tij i dytë?

Shkruar nga Jill Filipovic Trump kaloi 1 nga çdo 3 ditë të 3 viteve të tij të para në detyrë...

Radar2 ditë më herët

Stresi i indinjuar me karikaturën e Sokol Ballës në zyrë

Reperi Stresi ka reaguar ashpër ditën e sotme ndaj gazetarit Sokol Balla. Ai ka ripostuar në ‘story’ në Instagram një...

Mix2 ditë më herët

Victoria Beckham reagon pas aludimeve për ndërhyrje në hundë

Victoria Beckham ka reaguar ndaj thashethemeve të vazhdueshme për ndërhyrje kirurgjikale në hundën e saj. Gjatë një interviste në ‘Today...

Kryesore2 ditë më herët

Noka reagon pas sherrit me Agron Shehajn: Ai është ushtar i “Rilindjes”

Flamur Noka ka reaguar për sherrin që ka pasur me Agron Shehajn në foltoren e Kuvendit. Noka e shtyu me...

Mix2 ditë më herët

Çfarë kanë të përbashkët migrena dhe endometrioza?

Sa herë që përmendet fjala “migrenë” apo “endometriozë,” shumica e njerëzve mendojnë për dy probleme të veçanta. Por ja ku...

Sport2 ditë më herët

Si Carlo Ancelotti shkroi historinë me Real Madrid

Carlo Ancelotti Carlo Ancelotti vazhdon të bëjë histori me Real Madridin. Trajneri italian është bërë trajneri me më shumë tituj...

Mix3 ditë më herët

”Televizioni po shkon drejt llumit” – Alketa Vejsiu ‘përballet’ me Dalina Buzin: Po ‘Andale’ yt çfarë është?

Në podcastin e Alketa Vejsiut, Dalina Buzi, producente dhe një figurë e njohur e televizionit shqiptar, ka dhënë mendimin e...

Mix3 ditë më herët

Syzet inteligjente Ray-Ban Meta tani përkthejnë në kohë reale

Lajme nga Meta për syzet e saj inteligjente. Kompania e Mark Zuckerberg në fakt ka njoftuar se Ray-Ban Meta është...

Facebook