Nëqoftëse vjen dita dhe uroj që ajo ditë të vijë një ditë, kur krahina e Malësisë së Madhe (ajo e Shqipërisë Londineze) të ketë objekte të tilla si një Pallat të Koncerteve (tip Opera House) apo një Muze të Artit dhe Kulturës propozoj që të emertoheshin me emrat e dy prej figurave më ikonike të krijimtarisë artistike kombëtare siç janë fisnikët Lukë Kaçaj dhe Sali Mani.
Ballina e godinës së Pallatit të Koncerteve do të krenohej dhe do të ndihej madhështore me emertesën ‘’Pallati i Koncerteve Sali Mani’’, po ashtu edhe emërtesa ‘’Muzeu i Artit dhe Kulturës Lukë Kaçaj’’ do t’ia shtonte vlerat e krenarisë dhe madhështisë objektit. Këto dy kolosë me veprimtarinë e tyre peshojnë shumë rëndë mbi shpatullat e ndërgjegjës dhe kujtesës kolektive të krahinës.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu