Lidhu me ne

Radar

Fëmija juaj nuk flet? Ja 10 këshillat e duhura për ju

Shpesh prindërit pyesin se çfarë mund të bëjnë për të ndihmuar fëmijën e tyre në shtëpi për të rritur aftësitë sociale dhe ato gjuhësore. Në fakt këtë nuk duhet ta mendoni si një punë të dyfishtë, sidomos ju nënat. Në vend të kësaj mund të kërkoni mënyra për t’i përfshirë ato në rutinën e bebit tuaj dhe në ndërveprimet e përditshme në lojëra. Më poshtë keni të përpiluar një listë me këshilla të provuara dhe të vërteta që ndihmojnë në zhvillimin gjuhësor dhe shoqëror të fëmijëve. Ju mund t’i përdorni këto sugjerime për fëmijët që zakonisht mund të kenë një vonesë në të folur.

1.Bëjini lëvdata pozitive, sidomos kur menjëherë fëmija juaj ndjek udhëzimet që ju i jepni, kur flet ato që i thoni apo kur demonstron shkathtësi dhe sjellje të duhura sociale.

2.Përdorni një fjalor sa më të lehtë për të dhe shumë ekspresiv. Ndihmoni fëmijën tuaj të rrisë fjalorin e tij duke e pasuruar atë me frazat që thonë, duke folur përmes veprimtarive që po bëjnë dhe duke u bërë atyre pyetje gjatë leximit të librave ose kryerjes së detyrave në mënyrë që të zhvilloni biseda.

3.Jini vizualë. Përpiquni që gjithçka që i mësoni fëmijës suaj të jetë diçka e dukshme për t’u parë ose diçka fizike. Imazhet nga Google mund t’ju ndihmojnë t’i tregoni atë që doni. Kur një fëmijë nuk mund ta imagjinojë dot një fjalë të re që po i thoni, shpjegojani atë me imazhe.

4.Jepni shembull sjelljen e duhur. Kur fëmija juaj përdor gramatikë të gabuar ose fjali të paplota, modeloni fjalën përsëri duke përdorur strukturën e duhur të fjalisë. Theksoni gabimin e fjalës që keni caktuar dhe tregojini fëmijës se si duhet ta thonë në vend të fjalës që ai thotë.

5.Bëni fëmijën tuaj të përsërisë udhëzimet mbrapa jush. Kështu do të siguroheni se ata e kanë kuptuar saktësisht atë që ju prisni dhe do t’u jepni mundësi atyre të bëjnë ndonjë pyetje.

6.Bëni pyetje të hapura (pyetje që nuk e kanë vetëm po ose jo përgjigjen). Kështu fëmija juaj duke u përgjigjur do të ketë mundësi të praktikojë shprehitë gjuhësore me përgjigje më të gjata. Pra pyeteni fëmijën rreth gjërave që ka mësuar në kopësht apo shkollë, apo prisni komentet e tij për një libër ose një film të caktuar.

7.Lexoni, lexoni, lexoni. Ndaloni pasi kaloni çdo dy faqe dhe diskutoni me fëmijën për atë që keni lexuar. Pyesni fëmijën tuaj rreth ngjarjes (kush, çfarë, kur, ku, pse) për të folur për atë që po ndodh në histori. Gjithashtu, bëni pyetje rreth asaj se çfarë mund të ndodhë më pas dhe flisni për emocionet / ndjenjat e personazheve në histori. Ju mund të diskutoni edhe për problemet e personazheve në tregim dhe se çfarë mund të bëjnë ata për t’i rregulluar.

8.Përdorni fotografi për të praktikuar formimin e fjalive. Shikoni fotot në libra dhe bëni që fëmija juaj të krijojë një fjali të plotë dhe gramatikisht korrekte për secilën foto që sheh. Nëse fjalitë janë të shkurtra, i ndihmoni ata të mendojnë për mënyrat e zgjerimit dhe të bëjnë fjalinë më të gjatë dhe më të komplikuar.

9.Së pari merrni vëmendjen e tyre. Në vend që t’i thoni fëmijës “Shko merri lodrat e tua”, më mirë fitoni njëherë kohë duke i thënë “Më shiko pak, të lutem? Mund të shkosh t’i marrësh lodrat e tua”.

10.Krijoni lojëra. Luani lojëra gjuhësore për të bërë praktikë në shtëpi./Burimi ”Për nënat”

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar3 orë më herët

Plani ogurzi i Donald Trump

Nga Paul Adams, BBC Edhe sipas standardeve të Donald Trump, kjo ishte një gjë e habitshme. Shtetet e Bashkuara, tha...

Mix1 ditë më herët

Si të rrisni të ardhurat tuaja në 2025: Puna me të cilën mund të fitoni 100 dollarë në orë

Në një kohë kur podcast-et janë bërë një nga format më të njohura për konsumimin e informacionit dhe argëtimit, një...

Mix1 ditë më herët

Çfarë të lexoni? Një listë me libra nga Dua Lipa

Kur nuk është në skenë duke performuar, Dua Lipa mund të gjendet duke lexuar një libër. Në qershor të vitit...

Kryesore1 ditë më herët

Rama: Drejtësinë e re në Shqipëri e sollëm ne!

Edi Rama Kryeministri Edi Rama, u është përgjigjur pyetjeve të komentuesve gjatë një video-live në rrjetin e tij social “Facebook”....

Mix1 ditë më herët

Kjo është motoja perfekte e secilës shenjë të horoskopit

Foto Ilustrim Këtu është motoja perfekte për secilën shenjë horoskopi: Dashi“Kërkoni falje, jo miratim!” Demi“Jam dakord me mosmarrëveshjen tuaj, por...

Mix1 ditë më herët

Cilat nuk dini – Lista e zezë me 10 ushqimet më të dëmshme për zemrën

Mirëqënia e zemrës varet nga një sërë faktorësh dhe ushqimet janë një prej tyre. Ushqimet e duhura e të shëndetshme...

Mix1 ditë më herët

I keni flokët e shëndetshëm apo jo? 4 mënyra si ta zbuloni!

Flokët tanë mund të përballojnë një tendosje prej 100 gramësh dhe kur janë të lagët bëhen 30% më të gjatë....

Radar1 ditë më herët

Ta bësh Amerikën të pabesueshme

Agjencia ruse e lajmeve, “Tass” citon ministrin polak të Mbrojtjes, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz se aktualisht Varshava nuk parashikon dislokimin e trupave...

Mix1 ditë më herët

Jessica Biel flet për martesën me Justin Timberlake: Është duke ndryshuar!

Këngëtarja e “7th Heaven” pranoi se martesa e saj me këngëtarin e “SexyBack” është “nganjëherë duke ndryshuar”, ndërsa festoi  në...

Radar1 ditë më herët

Çfarë është USAID dhe përse kërkohet mbyllja e kësaj agjencie?

Punonjës dhe mbështetës të USAID duke protestuar të hënën para zyrave qendrore të agjencisë UASHINGTON – Dhjetëra zyrtarë të lartë janë...

Facebook