Lidhu me ne

Gatime

Ushqimet që përmbajnë “vitaminën e diellit”, mbrojnë kockat

Vitamina D është një vitaminë liposolubile e cila shërben për ruajtjen e balancës së kalciumit në gjak dhe në kocka. Efekti kryesor i vitaminës D është nxitja e përthithjes së kalciumit dhe fosforit nga zorra e hollë të cilat janë të domosdoshme për ruajtjen e nivelit normal të kalciumit në gjak dhe mineralizimin e duhur kockor. Mungesa e vitaminës D shoqërohet me nxitjen e hormonit të paratiroides i cili nxit çlirimin e kalciumit prej kockës që rezulton në ulje të mëtejshme të mineralizimit të kockës. Burimet kryesore të vitaminës D në organizëm janë nëpërmjet sintetizimit nga lëkura nëpërmjet rrezeve UV të përthithura nga rrezatimi diellor dhe nëpërmjet ushqimeve. Ushqimet e pasura me vitaminë D janë të pakta, ndër to mund të përmendim peshkun e yndyrshëm si salmoni, peshku ton, makarel, vezët dhe ushqimet që janë të fortifikuara me vitaminë D; si drithërat dhe qumështi.

Ushqimet
Pyetja që lind natyrshëm atëherë është se çfarë mund të hamë që të furnizojmë trupin tonë me vitaminën D, vitaminën e diellit? Një dietë e pasur me vitaminë D është faktori i dytë mbrojtës. Ushqimet e pasura me këtë vitaminë janë merluci, qumështi dhe drithërat e fortifikuar me vitaminë D, peshku ton, peshku shpatë dhe salmoni, lëngu i portokallit, sardelet, mëlçitë e vicit dhe kërpudhat.
Mungesat
Deficiti në vitaminë D në përgjithësi është sëmundje e heshtur. Në fëmijë deficiti manifestohet me rakitizëm që karakterizohet me vështirësi në fillimin e ecjes, d.m.th. ecja në moshë më të madhe se normalja, dhimbje gjatë presionit në kocka të caktuara, shtat të vogël, dalja e vonuar e dhëmbëve, harkimi i këmbëve etj.
Në moshat e mëdha bëhet shkak për zhvillimin e osteomalacisë dhe osteoporozës. Të dyja sëmundjet bëjnë pjesë në grupin e sëmundjeve metabolike të kockave, osteomalacia ka të bëjë me demineralizimin e kockës si rezultat i mungesës së kalciumit dhe fosforit kurse osteoporoza ka të bëjë me uljen e densitetit kockor duke e bërë kockën më poroze dhe më të rriskuar ndaj frakturave dhe rrezikun për t’u thyer edhe me trauma minimale. Osteomalacia manifestohet me dhimbje kronike muskulore, dhimbje nën presion mbi kocka si kërciri dhe dërrasa e kraharorit.
Deficitet e theksuara në vitaminë D mund të shkaktojnë miopati që karakterizohen nga dobësi e theksuar trupore e dhimbje muskulore.
Studime të ndryshme e lidhin mungesën e vitaminës D edhe me sëmundje të tjera si hipertensioni, sëmundjen vaskulare periferike, sëmundjen ishemike të zemrës, duke e lidhur rolin e vitaminës D edhe me një efekt anti-inflamator e kundër radikaleve të lira. Deficiti në vitaminë D lidhet edhe sëmundjen e depresionit, e diabetit tip 2, problemeve me imunitetin. Studimet e fundit tregojnë edhe për një efekt antikancerogjen të vitaminës D, duke u bërë në këtë mënyrë edhe një faktor mbrojtës ndaj shfaqjes së kancereve të ndryshëm.
Trajtimi
Mënyra e vetme për të diagnostikuar mungesën e vitaminës D është nëpërmjet dozimit të vitaminës D në gjak. Në varësi të rezultatit vendoset nëse pacienti ka pamjaftueshmëri, mungesë apo vlera normale të vitaminës D në gjak. Në varësi të rezultatit vendoset edhe doza që pacienti duhet të marrë dhe kohëzgjatja e mjekimit. Vlen të theksohet fakti që në qoftë se ka pamjaftueshmëri apo deficit, fillimisht duhet korrigjuar ky problem me doza më të mëdha për një periudhë të caktuar dhe pastaj rekomandohet doza mbajtëse ditore që ky problem të mos rishfaqet. Dozat ditore prej 800-1000UI të shoqëruara me kalcium reduktojnë riskun për frakturë me 10-15 për qind.
Nivelet e vitaminës D
Niveli minimal optimal i Vitaminës D në organizëm duhet të jetë 20 ng/mL. Nëse është më pak se 10 ng/dL kemi të bëjmë me mungesë të vitaminës D. Në rast se vitamina D është mbi 60 ng/dL mund të japë efekte anësore nga tejkalimi i dozës.
Dieta
Ndjekja e një stili të shëndetshëm jete është pjesë e kujdesit për kocka të shëndetshme. Mënjanimi i duhanpirjes, pirja e moderuar e alkoolit, si dhe mbajtja brenda kufijve të normës i peshës trupore janë disa faktorë të rëndësishëm. Kafeina dhe kripa mund të rrisin humbjen e kalciumit nga trupi dhe nuk duhet të merret në sasi të tepërt. Alkooli duhet gjithashtu të merret në sasi të moderuar. Megjithëse nuk ka të dhëna bindëse që tregojnë se pijet e gazuara joalkoolike dobësojnë kockat, nuk duhet tepruar me to.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix2 javë më herët

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk, i ka bërë thirrje publikut që të ndalojë së dhuruari për ‘enciklopedinë’ e internetit Wikipedia, duke e akuzuar...

Mix2 javë më herët

Si e dekoroi Kendall Jenner shtëpinë për Krishtlindje

Dashuria e Kendall Jenner për Krishtlindjen vjen nga nëna e saj Kris Jenner. “I jap shumë meritë nënës sime për...

Radar2 javë më herët

“Na duhet aleancë kundër krimit, korrupsionit, drogës dhe mafias. Në Itali nuk e bëri veç drejtësia”

Dom Gjergj Meta “Duhet të bëjmë një aleancë qytetare kundër krimit, korrupsionit dhe mafies”. Kështu u shpreh Dom Gjergj Meta,...

Radar2 javë më herët

Ekonomia po rritet pa konsum

Në 3-mujorine e tretë, kur turizmi ishte në kulmin e tij konsumi final i popullatës u rrit me vetëm 0.8...

Mix2 javë më herët

VIDEO: Kërcimi viral i Donald Trump për Krishtlindje

Donald Trump priti Krishtlindjet në pronën e tij në Mar -a – Lago ku mblodhi familjen e madhe. Show-n e...

Mix2 javë më herët

Sam Altman kundër Elon Musk: “ai është një bullizues, i pëlqen të debatojë me njerëzit”

Dihet mirë se marrëdhëniet mes Sam Altman dhe Elon Musk nuk janë idilike dhe përgjigja e OpenAI për Musk e...

Mix2 javë më herët

“La Palma”: Seriali i ri në Netflix që po thyen rekorde shikueshmërie

Shikuesit besnikë të Netflix janë shumë të emocionuar për serialin e ri “La Palma”, i cili përshkruhet nga shumë njerëz...

Mix2 javë më herët

100 christmas wishes for friends and family

Best Christmas Wishes, Sayings and Greetings To Write in Christmas Cards 1. Merry Christmas! I hope you receive one blessing after...

Mix2 javë më herët

Krishtlindje: sugjerime filmash për një atmosferë magjike!

Krishtlindjet janë koha e përsosur për të shijuar disa filma klasikë që përcjellin mesazhe të ngrohta, dashurie dhe miqësie. Filmat...

Radar2 javë më herët

Presidenti Donald Trump do të përballet me një Phenian ndryshe gjatë mandatit të dytë!

Në mandatin e tij të parë si President i Shteteve të Bashkuara, Donald Trumpi forcoi sanksionet ekonomike kundër Koresë së...

Facebook