Lidhu me ne

Aktualitet

RUSIA KËRKON T’I JAPË SERBISË MITROVICËN!

Nga Spartak NGJELA
Rusia kërkon t’i japë Serbisë Mitrovicën, në mënyrë që vetë të  investojë atje përpara sesa Serbia të hyjë në Bashkimin Europian. Rusia  dhe Serbia e pushtuan në vitin 1913 Kosovën për Mitrovicën. Dy kanë qenë  pikësynimet ruso-serbe të vitit 1912-1913: Mitrovica dhe Shkodra.
Shkodrës i morën të keqen, por Mitrovicën e morën.  “Për Shkodrën shkoj  në luftë botërore”, tha atëherë politika austrohungareze dhe çoi flotën  për të bombarduar Ulqinin.
Serbinë e investuar, Rusia e do si të  vetmin aleat qorr brenda Bashkimit Europian. Por, pa Mitrovicën,  gjithçka arbërore që ka nisur, nuk shkon dot më tej. Mitrovica kështu  siç është përbën 25 përqind të GDP -së së Kosovës, dhe, me investim dhe  vënien në punë maksimalisht, Mitrovica do të jetë 25 përqind e GDP -së  së Shqipërisë së bashkuar me Kosovën.
E kuptoni se në çfarë regjistri po luan tradhëtia shqiptare?
Kurse korrupsioni kryeministror Rama gjithë shpresën e mbijetesës e ka  te mbështetja e Serbisë, dhe te destabilizimi i Shqipërisë.
Në këtë  skenë të dyshimtë, tani ka dalë me forcë pro shqiptarizmës kryeministri i
Kosovës Ramush Haradinaj, i cili do t’i mposhtë të gjithë këta të  shitur dhe do të hyjë në historinë reale të Shqipërisë që po vjen.
l.
Rama dhe Thaçi, të ndodhur nën trysninë e frikës për goditjen penale  ndaj tyre, kërkojnë që të shkatërrojnë planin e Arbërisë në favor të  Serbisë.  Kjo është përsëritja e vjetër e shitjes së Shqipërisë.
Që të dy po luajnë rolin e budallait duke mos e përmendur Mitrovicën dhe  liqenin e Ujëmanit. Por e gjithë çështja është te Mitrovica. Pa  Mitrovicën Kosova dhe Shqipëria nuk kanë të ardhme.
Mitrovica ka qenë dhe mbetet çështja më kryesore e Shqipërisë dhe Kosovës.
Edhe gjermanët e Luftës së Dytë Botërore  nuk ia lanë asnjë force  Mitrovicën dhe e administruan vetë. Por Shqipëria drejtohet sot nga një  palaço panairesh dhe hajdut.
Kurse Mitrovica sot është e lakmuara e  Rusisë. Por nuk duhet të harrojmë se edhe Brukseli e Berlini Mitrovicën  e duan brenda Shqipërisë së bashkuar. Ja, kjo është gjendja reale.
Do të ishte fatalitet për të ardhmen e Arbërisë nëse shqiptarët do ta  lejojnë grabitjen e madhe që kërkon t’iu bëjë serbia nën pretekstin e  bashkimit. Pa Mitrovicën, bashkimi i Shqipërisë me Kosovën do të ishte  një bashkim në falimentim.
E gjithë lëvizja patriotike shqiptare  sot mbështetet te figura e kryeministrit shqiptar të Kosovës Ramush  Haradinaj. Vetëm ky mund ta ndalojë këtë histeri tradhëtie që ka plasur  në Shqipëri dhe në Kosovë. Haradinaj është një heroi i luftës,  dhe atij  i tuten të gjithë antishqiptarët – të huaj  apo shqiptarë qofshin.
ll.
Një njeri pa vlerë, si Edi Rama, që  nuk di asgjë të bëjë veç vjedhjes  dhe blerjes së skllevërve të tij, po kërkon të shkatërrojë Shqipërinë.   Në këtë valle është edhe Basha, edhe pse Saliu flet për të kundërtën.
Po pse flet kundër Berisha i cili e do shkatërrimin e Shqipërisë? Sepse  në këtë kundërshti i jep mundësi Ramës që ky t’iu thotë të tijëve: u  bashkuat edhe ju me Saliun? Në një kohë që socialistët e shohin Berishën  si gogolin e tyre.
Por koha nuk ka smbrapsje.  Çështja shqiptare e  rilindur në vitin 1999, nuk ka më kthim mbrapa. Janë jargët otomane  esadiste në Tiranë dhe në Prishtinë që duan ta sjellin mbrapsh rrjedhën  historike të shqiptarëve, por nuk do të kenë forcë ta bëjnë këtë.
Rivlerësimi i unifikuar i botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor është  trend historik i kësaj kohë. Pa këtë botë e cila është 98 përqind me  Amerikën, Shtetet e Bashkuara nuk e fitojnë dot lehtë luftën më Rusinë.  Prandaj edhe ata politikanë të larte amerikanë që mund të kenë mendim  për ndërrim territoresh midis Sërbisë dhe Shqipërisë dhe lejojnë humbjen  e Mitrovicës, janë kundër  interesit amerikan. Prandaj e kanë të  pamundur të shprehen hapur.
Janë tre presidentë të Mëdhenj  amerikanë që kanë krijuar shtetin e pavarur të Kosovës me luftë: Bush,  Klinton, dhe Bush, dhe janë dy doktrina që s’mund të shkelen nga askush:  Doktrina Klinton (e luftës)1999, dhe Doktrina Bush ( e pavarësisë)  2008.
Prandaj, tradhëtia shqiptare duhet të matet mirë në këtë çështje dhe të tërhiqet sa nuk është vonë.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix14 orë më herët

Çfarë ndodh në organizëm nëse nuk hani sheqer për 10 ditë

Sheqeri ka një efekt shkatërrimtar në organizëm dhe nxit shfaqjen e shumë problemeve dhe sëmundjeve shëndetësore siç janë: diabeti i...

Mix14 orë më herët

Faktori që ndikon në shtimin në peshë – Këshillat që ju duhen

Ushqyerja e keqe dhe shtimi në peshë janë pjesë e një cikli vicioz që rrezikon shëndetin jo vetëm të të...

Mix14 orë më herët

Përfitimet e pafundme nga lëngu i mandarinës

Kjo është stina e mandarinave. Ky frut i shijshëm pak më i vogël se portokalli mund të hahet në formën...

Mix14 orë më herët

Speci djegës – Si ta përdorni për shëndetin e zemrës

Speci i kuq djegës është përdorur prej mijëra vitesh kundër disa problemeve shëndetsore. Këtu përfshihet urthi, kllapia, sëmundjet e stomakut,...

Radar15 orë më herët

-Hej, Siri, a mund të më gjesh një mik të besueshëm?

Nga Ornela Çuçi “Popujt zakonisht i këndojnë virtyteve që nuk i kanë” më tha kolegia ime nga Kosta Rika në...

Mix15 orë më herët

Spotify publikon listën me këngët më të dëgjuara në historinë e saj

Aplikacioni muzikor Spotify ka ndarë një listë të 10 këngëve më të transmetuara në historinë e tij. Spotify është bërë...

Mix15 orë më herët

Andrea Toska, 14-vjeçari shqiptar që u shpërblye nga Samsung pasi zbuloi defektin në softuerin e tyre

Andrea Toska është një 14-vjeçar shqiptar, i cili ka arritur të zbulojë një defekt në softuerin e telefonave celularë Samsung...

Mix15 orë më herët

Qumështi i shtrydhur me pompë më pak i shëndetshëm sesa ushqyerja direkt nga gjiri?

Qumështi i gjirit i shtrydhur me pompë mund të mos jetë aq i shëndetshëm për fëmijët, sa qumështi i dhënë direkt nga...

Kioske16 orë më herët

Nëse nevojën për politikanë të rinj opozitarë do ta kishte përmbushur PD …

Nga Indrit Vokshi Partitë e reja Lulëzuan sepse degradoi PD-ja. Në raport me to, Fevziu, Sandri, Carlo, Vjollca, Irfani, Ylli,...

Mix16 orë më herët

Arsyeja absurde pse Mark Zuckerberg eliminoi fact checking nga Facebook

Lajmi për eliminimin e verifikimit të fakteve nga palët e treta nga rrjetet sociale Meta ka ngjallur jo pak komente...

Facebook