Nëse është folur shpesh se portieri Ederson i Manchester City-t është më i miri në lojën me këmbë, me siguri Alireza Beiranvand, portieri i Iranit është më i miri për nisjen e lojës me dorë.
Shpesh video të tij janë bërë virale në internet për rivëniet e gjata me dorë të topit, ndërsa këtë gjë e ka bërë edhe në Kupën e Azisë në ndeshjen ndaj Irakut.
Ai e hodhi topin në një distancë rreth 70 metra, duke e çuar atë në këmbët e lojtarit të skuadrës së tij edhe pse në fund sulmuesi gaboi ta dërgojë në rrjetë./a2news/
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu