Ajo që pritej ndodhi.
Pas skandalit të ndërtimit të Unazës së Tiranës qeveria ka vendosur që të prishë Partneritetin Publik Privat me kompaninë Gener 2 për ndërtimin e rrugës Thumanë – Kashar. Edhe kjo rrugë, e vendosur në qendër të akuzave për kostot e larta të projektit, nuk do të jetë në hartën e investimeve të qeverisë, edhe pse nga ministria konfirmojnë të kundërtën.
Prishja e partneritetit publik privat me kompaninë Gener2 erdhi pas debateve dhe akuzave që ka pasur, sidomos nga opozita, për Unazën, ashtu edhe për ndërtimin e kësaj rruge. Ekspertët ndërkohë patën vlerësuar se pavarësisht veprave të artit, kostot e ndërtimit të rrugës, në një kilometër ishin shumë të larta.
Ministria e Energjetikës dhe Transportit, nëpërmjet ministres së re, lajmëroi se fondet e kësaj rruge do ti kalojnë paktit për universitetin.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu