Lidhu me ne

Kryesore

Karrierë e shkëlqyer. Që nga sot edhe ministër i Jashtëm

Presidenti i Republikës i ka dhënë fund dilemës për emërimin e kryeministrit Edi Rama në detyrën e ministrit të Jashtëm. Përmes një njoftimi për shtyp, presidenca bën sqarimin e mëposhtëm:

Presidentit të Republikës më datë 14 janar 2019, i është paraqitur propozimi i ri për emërimin e z. Edi Rama, Kryeministër edhe në funksionin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Emërimi i Kryeministrit edhe në detyrën e Ministrit është një rast i veçantë, që nuk parashikohet dhe as ndalohet nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.

Presidenti i Republikës vlerësoi këtë propozim në përputhje me frymën që përcjell Kushtetuta dhe jurisprudenca e Gjykatës Kushtetuese, duke bërë një interpretim të zgjeruar dhe fillestar të dispozitave kushtetuese, si dhe duke mbajtur në konsideratë faktin që, ushtrimi i detyrës së Ministrit nga Kryeministri është një veprimtari shtetërore që shtrihet brenda sferës ekzekutive pjesë e kabinetit qeveritar, struktura e të cilit është në të drejtën e Kryeministrit për t’u propozuar.

Në shqyrtimin e këtij propozimi Presidenti i Republikës, në cilësinë e Kreut të Shtetit, ka mbajtur në konsideratë edhe rëndësinë e evitimit të çdo mundësie për krijimin e një krize institucionale, e cila do të dëmtonte pozitën e Republikës së Shqipërisë në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Presidenti i Republikës, në mbështetje të nenit 93 dhe 98 pika 1 të Kushtetutës, sot më datë 18.01.2019, ka vendosur me Dekret që: z. Ditmir Bushati ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, shkarkohet nga kjo detyrë dhe zoti Edi Rama, Kryeministër, emërohet edhe ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar1 ditë më herët

Putin urdhëron pashaportizimin e ukrainasve në Rusi deri më 10 shtator

Diskutimet për një paqe në Ukrainë kanë nisur të japin disa efekte administrative në Rusi. Një dekret i Presidentit rus, Vladimir Putin...

Mix1 ditë më herët

4 shenjat e horoskopit më me fat për stinën e Pranverës!

Këto katër shenja të horoskopit janë më të favorizuara nga yjet për stinën e pranverës, sipas astrologëve. Dashi Si shenjë...

Radar1 ditë më herët

Ukraina është vetëm një pjesë e lojës së madhe të Donald Trump!

Shkruar nga Fredi Gray Zgjidhja e konfliktit më serioz në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore, është preludi i...

Radar1 ditë më herët

Pastrim i miliona eurove përmes falsifikimit të dokumenteve, Klodian Allajbeu del para gjykatës në Prishtinë. Akuzat e plota

Klodian Allajbeu dhe katër të tjerë kanë dale para Gjykatës Themelore në Prishtinë, të akuzuar për pastrim parash përmes falsifikimit...

Mix2 ditë më herët

Miley Cyrus paditet për ‘Flowers’ me pretendimin se kopjoi këngën e Bruno Mars

Ekipi ligjor i Miley Cyrus nuk arriti të rrëzonte një padi për të drejtën e autorit duke pretenduar se hiti...

Mix2 ditë më herët

Rëndësia e hidratimit – Si ndryshon trupi kur pini ujë

Hidratimi është një nga elementët thelbësore të një jete të shëndetshme. Çdo ditë trupi ynë humbet 2 deri 3 litra...

Mix2 ditë më herët

Lista me ushqimet e shëndetshme që treten lehtë dhe mbajnë trupin në formë

Mund të tingëllojë e çuditshme por shijimi i një ushqimi është tërësisht në ‘duart’ e stomakut. Mënyra se si stomaku...

Mix2 ditë më herët

Sa shpesh duhet të hani nëse dëshironi të humbisni në peshë

Studimet kanë treguar se ndarja e ushqyerjes në tre vakte nuk është një term shumë i vjetëruar nëse misioni juaj...

Sport2 ditë më herët

Çmenduria e tifozit! Merr kredi për të parë ndeshjet e Kombëtares, zbulon shifrën që ka harxhuar

Dy kombëtaret, ajo e Shqipërisë dhe Anglisë do përplasen në ‘Wembley’ këtë të premte të 21 marsit në orën 20:45,...

Radar2 ditë më herët

Demokracitë në rrezik; si po lulëzojnë autokratët nën udhëheqjen e Donald Trump

Shkruar nga Ishaan TharoorTrump dhe Erdogan Politika autoritare po vjen gjithnjë e në rritje. Veprimet e Benjamin Netanyahut të Izraelit,...

Facebook