Lidhu me ne

Kryesore

“Amanet mushkat”

Nga Spartak Ngjela

Kjo e sotmja është kohë për të cilën historia do të flasë gjatë. Në Prishtinë presidenti Thaçi dhe në Shqipëri kryeministri Rama, duan t’i japin Serbisë Mitrovicën. Turp! Kosova pa Mitrovicën është një shtet që nuk del dot në eficiencë ekonomike. Mitrovica përbën sot 25 për qind të GDP-së së Kosovës. Dhe të gjitha këto për të shitur interesin kombëtar në funksion të korrupsionit. Por lodhen kot.

Pse po gjenden shqiptarët përballë një situate të tillë? Sepse drejtohen nga abuzimi dhe nga padija. Një kryeministër që nuk diti të bënte asgjë veç korrupsionit individual dhe ministror në funksion të tij. Një kryeministër i korruptuar që i dorëzoi bashkëpunëtoret e tij ministra përpara akuzës që po iu vjen, pa dalë dimri. Ai këtë sigurisht që e bëri për të shpëtuar veten, por, a do të mund të shpëtojë dot. Ja ky është kryeministri aktual shqiptar: i shet njëlloj, si bashkëpunëtorët në korrupsionin qeveritar, edhe interesin kombëtar. Por Reformës në Drejtësi nuk i shpëton dot. Është ngritja e SPAK-ut që sigurisht që do të krijojë faktin më të rëndësishëm në historinë e Shqipërisë. Kjo sepse, pas njëqind vjetësh, me ndihmën e Amerikës, shqiptarët do të çlirohen nga zgjedha e korrupsionit, vjedhjes dhe tradhtisë permanente të pushtetarëve të tyre.

II.
Korrupsion sot dallon se është i trembur. Por, a do të kundërveprojë me mjete të dhunshme? Të shohim. Por, për faktin që FBI është prezent këtu, sigurisht që hordhitë ordinere që drejtohen nga korrupsion i lartë nuk do të mund të kundërveprojnë dot me mjete joligjore. Do të tentojnë, por do të kërcënohen. Prandaj nuk do të bëjnë dot gjë. Sot, ata që janë zgjedhur në KLP dhe në KLGJ dhe personat që do të emërohen në Prokurorinë e Posaçme duhet të kujtohen vazhdimisht se këta vetë e kanë në dorë shpëtimin e Shqipërisë nga skllavëria. Ata do ta shohin vetë se si shqiptarët po vuajnë nga korrupsioni më i shëmtuar në rrafsh botëror. Abuzim si ky nuk njihet nga historia. Shqiptarët kanë përballë një kryeministër me emrin Edi, që vetëm abuzon, gënjen dhe përdridhet nëpër korridore ndërkombëtare për ta shtyrë çështjen e Reformës. Lodhet dhe shpreson kot. Rama në fakt është krejt jashtë çdo koncepti drejtimi për një shtet. Zgjedh një kalama ministër të Jashtëm dhe mendon se me kombësinë e tij do të mund ta paraqesë marrëzinë Rama si “mendim racional për të drejtuar Europën”. Por fati i tij është se në Shqipëri sot nuk ka humoristë që të tallen me një kryeministër që ka filluar të japë dhe diploma për nivelin e dijes. Ka ikur. Në Gjirokastër këtyre individëve iu thonë: “amanet mushkat”.

III.
Personat e emëruar dhe ata që do të emërohen në SPAK do të jenë shpëtimtarët e brezave por dhe të fëmijëve të tyre. Këta individë me dinjitet individual dhe drejtësi do të shpëtojnë shqiptarët nga zgjedha makabër Berisha, Rama, Meta, Basha dhe rreth 100 të tjerë; që të gjithë varrmihës të shoqërisë shqiptare. Në fakt organet e reja të sapodala të SPAK-ut kanë në dorë të ardhmen e tyre dhe atë të vetë Shqipërisë. Prandaj duhet të vendosin realisht kurajën dhe ndershmërinë në veprimtarinë profesionale. Po politika amerikane dhe ajo gjermane, a kanë menduar për mbrojtjen e tyre? Sigurisht që po. Ata janë të mbrojtur plotësisht. Gjithçka këtej e tutje do të ecë në favor të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix2 orë më herët

Ja dieta ushqimore që i bën mirë trurit

Ushqimi i duhur gjatë ditës nuk është vetëm çështje e shijes por edhe e elementeve thelbësore për si vitaminat dhe...

Mix2 orë më herët

Frutat që duhet të konsumoni për të patur një bark të sheshtë

Jemi vetëm tre muaj larg verës dhe është koha e përkryer për të vendosur objektiva fitnesi dhe për të pasur...

Mix3 orë më herët

Pamja e re e Sean ‘Diddy’ Combs’ në gjykatë: Flokët dhe mjekërra e thinjura

Sean “Diddy” Combs është rikthyer në qendër të vëmendjes për betejën e ashpër ligjore me të cilën po përballet. Në...

Mix3 orë më herët

Tom Brady i hapur për martesë pas divorcit nga Gisele Bündchen!

Ndërsa Tom Brady hyn në një kapitull të ri në jetën e tij, legjenda e NFL-së lundron në botën e...

Mix3 orë më herët

Gwyneth Paltrow zbulon të pathënat e romances së saj me Brad Pitt

Gwyneth Paltrow foli së fundmi për romancën e saj të kaluar me Brad Pitt, duke e krahasuar marrëdhënien e tyre...

Radar3 orë më herët

Flamur Noka tregoi gishtin e mesit në Kuvend për PS-në, reagon Berisha: Ishte ironi

Deputeti Flamur Noka dhe Berisha Kreu i PD, Sali Berisha ka komentuar gjestin e deputetit Flamur Noka që i tregoi...

Radar3 orë më herët

Historia tregon se sjellja e butë ndaj Rusisë nuk ka funksionuar kurrë

Shkruar nga Christo Atanasov Kostov Në rast se SHBA-ja nuk ndryshon kurs dhe ripohon udhëheqjen e saj në mbrojtjen e...

Kioske6 orë më herët

Berisha më shumë flet për Donald Trump dhe politikat e tij se sa për Shqipërinë

Shkruar nga Ervis IljazajSali Berisha Aq shumë shpreson PD te konjuktura e re ndërkombëtare, saqë çdo ditë apo çdo takim...

Kioske6 orë më herët

Në kohën e Trump dhe Putin rroftë Europa Churchill-de Gaulle

A duhet që në këtë kohë të jemi të gjithë Gaulistë? Në gjuhën gjermane, atë të partnerit më të rëndësishëm...

Radar6 orë më herët

Arrestohet kryebashkiaku i Stambollit, rivali i Erdogan për President të Turqisë

Policia turke ka arrestuar sot kryebashkiakun e Stambollit, Ekrem Imamoglu, një opozitar i presidentit Recep Tayyip Erdogan. Policia ka mësyrë...

Facebook