Kryesore
Presidenti refuzon Gent Cakajn për ministër të Jashtëm
Presidenti i Republikës Ilir Meta ka refuzuar propozimin e kryeministri Edi Rama për emërimin në detyrën e ministrit të Jashtëm të Gent Cakajt.
Përmes një njoftimi zyrtar në faqen e vet online, Presidenca sqaron gjerësisht arsyet e refuzimit duke u ndalur sidomos në ato të sigurisë. Rezulton se Gent Cakaj është pajisur me certifikatë sigurie të nivelit më të lartë vetëm në datën 4 janar të këtij viti, si e si mesa duket për të hequr çdo dyshim të kreut të shtetit dhe çdo argumentim. Sipas arsyetimit të Metës vlerësimi i kërkesës së bërë prej tij, është shqyrtuar për vetëm 24 orë nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, ndonëse rregulloret parashikojnë shkëmbim informacioni me shërbime partnere. Një tjetër arsye është qëndrimi i tij për çështjen e ndryshimit të kufijve. Më poshtë arsyetimi i Presidentit:
Falje Kosovës për mosdekretimin e Cakajt? Kryeministri e trajton qeverinë si shami hundësh
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas refuzimit të Presidentit të Republikës për emërimin e Gent Cakajt si ministër të Jashtëm të Shqipërisë. Me qasjen tipike të kryeministrit që çdo dalje dhe çdo akt politik e shikon si penelatë në autoportretin e vet, Edi Rama ka bërë një provokim të panevojshëm në vend se të argumentojë pse arsyetimet e presidentit nuk qëndrojnë.
Ai madje i ka kërkuar falje Kosovës për argumentin e Presidentit, duke bërë qëllimisht një lidhje emocionale mes fakti se Cakaj vjen nga Kosova dhe se presidenti po e refuzon atë pikërisht për këtë qëllim. Ky nuk është kryeministër. Ky është shumë mirë kryeredaktor i gazetës “Zëri i Popullit”, sidomos po të kemi parasysh faktin se xhelozia dhe frika udhëheqin qeverisjen e tij. Në ditët e Vitit të Ri, Meta shkoi në Kosovë prej nga ku niste fotografi me drejtuesit e saj politikë. Pak më pas aty shkoi edhe Edi Rama, që edhe ai nisi fotot e veta. Në media u kujdesën që këto të fundit t’i lidhnin me tërbimin e mediave serbe.
Ka pra një garë për të lobuar influencë në Kosovë. Por ky nuk është rasti për Cakajn, I cili ka shkelur ligjin. Zoti Kryeministër bën mirë të lexojë arsyetimin edhe pse ai nuk I intereson. Ose nëse nuk dëshiron le të nisë procedurat për shkarkimin e Ilir Metës, të themelojë një zyrë të interpretimit kushtetues në kryeministri dhe ta bëjë qeverinë një shami hundësh të tij. Përndryshe, zotëria e ka detyrim të sfrocohet dhe të jetë më serioz sesa është programuar biologjikisht.
Presidenti: Gent Cakaj si zv. ministër i Jashtëm refuzoi për 7 muaj aplikimin për certifikatë sigurie
Është e pritshme që pas vendimit për refuzim nga Presidneti për Gent Cakajn, mediat pranë pushtetit dhe vetë pushteti të lëshohen në logorenë e rastit “Lleshaj”. Sa më personal që bëhen zgjedhjet e z. Rama, aq më absurd beteja për mbrojtjen e tyre.
Por në rastin e Gent Cakajt, Presidenti ka konstatuar, referuar shkresave zyrtare se Cakaj ka shkelur ligjin. Në fragmentin e shkëputur nga arsyetimi i kreut të shtetit vihet në dukje refuzimi i Cakajt, në cilësinë e zv. ministrit të Jashtëm për plotësimin e formularit të aplikimit për pajisjen me certifikatat përkatëse të sigurisë për periudhën qershor 2018-janar 2019. Cakaj e ka plotësuar certifikatën vetëm në datën 3 janar 2019, pra tri ditë pas propozimit të tij për ministër të Jashtëm.
Është e udhës që të mbahet parasysh kjo situatë e provokuar nga vetë i interesuari i cili deri më sot nuk ka dhënë arsye zyrtare për refuzimin. Ose të paktën ne nuk i njohim ato publikisht. Është e udhës po ashtu që edhe sazexhinjtë mediatikë të mbajnë parasysh një gjë të tillë nisur nga fakti se kemi të bëjmë me një moment që tradhëton edhe aftësinë e kryeministrit për të zgjedhur njerëz të përshtatshëm në detyra delikate. Qeveria e Shqipërisë nuk k apse të jetë shami hundësh e Edi Ramës.
Rexhep Selimi: Lajm i mirë mosdekretimi i Cakajt. Besa Shahini, mbesë e një spiuni të UDB-së
Një ndër njerëzit më të afërt me Shqipërinë në Kosovë, Rexhep Selimi, ka reaguar pak minuta më parë lidhur me refuzimin e presidentit të Republikës, Ilir Meta për Gent Cakajn. Përmes një statusi në Facebook, Selimi, aktualisht funksionar i lëvizjes Vetëvendosja, akuzon madje edhe se Besa Shahini, emëruar ministre e Arsimit është sipas tij, mbesa e një ish-bashkëpunëtori të shërbimit sekret jugosllav. Më poshtë statusi i Selimit:
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu