Lidhu me ne

Kryesore

Migjeni dhe nxënësi me plis bore, një fotografi trishtueshmërisht e bukur nga Puka

Nga Alma Nikolli  

Nga Alma Nikolli

Kur mësues Migjeni u nis me dhanë mësim në Pukë ishte prilli i vitit 1936. Ishte pranverë. Stina kur çelin lulet. Por në Pukë dimri nuk mbaron në Pranverë, ka ndodhë që dëbora i zbardh malet edhe në maj. Në Pukë dimri nuk mbaron as në verë. Dielli shndrit, por zemrat janë të ftohta. Varfëria ende është siç e përshkruante poeti i madh dikur.Ndoshta të vegjlit nuk janë më teshashqyer si nxënësi i Migjenit dikur, por janë ëndrra arnuar. Qyteti asht i bukur por nuk të jep me hangër, le ma me qenë i lirë… me qenë sikur do kishte dashtë mësues Migjeni. Si çdo qytet tjetër po e braktisin, siç kam ba edhe unë para shumë vitesh.Në ditët e fundit të këtij vitit, “News 24” tregoi historinë e një familjeje të varfër në Pukë. Katër vogëlushe sy shkruara, të bukura si lulet ngjyra-ngjyra që mbushin livadhet e Pukës në Pranverë, shikonin të atin teksa qante për varfërinë që u dhuroi edhe këtë fundvit që shkoi.

E të gjitha këto, mësues Migjeni ndoshta edhe i sheh, teksa qëndron mendueshëm me nxënësin në prehër. Migjeni përjetësisht poet i mjerimit, e nxënësi përjetësisht tesha shqyer. Kjo është statuja e përjetësuar në Pukë, statuja që flet pa folë, se ende gjallon, statuja që në dimën ka ftohtë.E meqë në këto ditë të ftohta pak kush menon me ja ngrohë zemrën Migjenit, duke i thanë që Luli i tij i vocërr nuk ka ma shokë, natyra ban të vetën. “Thur” një plis të bardhë borë për Migjenin e një për nxënësin tesha shqyer. Një fotografi trishtueshmërisht e bukur!*Fotografia e publikuar nga “Puka Albania”

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix45 minuta më herët

Të ndarë prej kohësh ‘de facto’, Nora Gega dhe Blendi Klosi firmosin divorcin

Nora Gega dhe Blendi Klosi, deputet i PS-së dhe koordinatori Politik i Qarkut të Dibrës, kanë vendosur t’i japin fund...

Kritike47 minuta më herët

Nëpunësit e Autoritarizmit

Shkruar nga Irena Beqiraj Ndaj edhe Marjanat na ofrohen si një realitet alternativ i cili formulohet me kujdes, me ndihmën...

Aktualitet1 orë më herët

Shanset për t’u bërë deputet, 2 mijë kandidatë për 48 vendet e mbetura

2046 kandidatë në zgjedhjet e 11 majit, për 140 vende në parlament, 92 vende të “blinduara” nga PD dhe PS...

Mix2 orë më herët

Forcon kockat dhe shpejton tretjen! Ja 5 arsye pse duhet të hani domate çdo ditë

Domatet janë më shumë se thjesht një shtesë dekorative për sallatat apo sanduiçet tuaja; kjo perime e lëngshme ka përfitime...

Radar2 orë më herët

Arsimi i dobët në Shqipëri do mbajë peng dy gjenerata

Shqipëria renditet ndër vendet me cilësinë më të ulët të arsimit të lartë në Europë dhe në Azinë Qendrore, rajonin...

Mix2 orë më herët

Ellen Pompeo nuk e lejon vajzën të shikojë “Grey’s Anatomy” për shkak të të brendshmeve

Ellen Pompeo nuk e lejon vajzën e saj të vogël të shikojë “Grey’s Anatomy”. Aktorja u shfaq në një episod të...

Mix2 orë më herët

Mund të ketë efekte negative: Ç’duhet të dini për vajin e rozmarinës

Rozmarina është një nga bimët më të njohura në botë, me një mori përdorimesh në sektorët e shëndetit dhe bukurisë....

Radar2 orë më herët

Çfarë dihet deri tani për tragjedinë me 59 viktima në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia e Veriut është tronditur nga një tragjedi e rëndë, pas një zjarri shkatërrues në diskotekën “Pulse” në qytetin e...

Mix2 orë më herët

Robert Berisha ‘i fiksuar’ me pamjen: Isha ndër të parët që bëra botox (Foto)

Robert Berisha, i njohur për ‘sinqeritetin e tepruar’ ishte i ftuar në emisionin “Weekend”, ku ndër të tjera foli edhe...

Radar2 orë më herët

VIDEO: Na ktheni këta të “vjetrit”

Blendi Fevziu bëri një emision këtë të hënë me kandidatët e rinj, që garojnë për t’u bërë deputetë në 11...

Facebook