Lidhu me ne

Kryesore

Sondazhet e brendshme, elektorati gri mbi PS e PD

“Kemi bërë gabime dhe kemi nevojë të vetëkorrigjohemi tha kryeministri Rama pas një mbledhje të kryesisë së PS pak ditë më parë”. Nuk është një fjali që Edi Rama do ta thoshte me kaq përulësi nëse shifrat që i kanë dhënë në dorë për mbështetjen e elektoratit nuk do ishin në kuota alarmante.

Reflektimi që me shumë gjasë do shoqërohet me këputje kokash në kabinet është  thjesht një përpjekje publiçitare për të rikuperuar imazhin e një partie që ka firo të mëdha në popullaritet vetëm 1 vit pas fitores së zgjedhjeve.

Respublica mësoi nga burime brenda PS se sondazhet e brendshme kanë nxjerrë një pasqyrë tejet zhgënjyese për Partinë Socialiste. Akoma dhe më gropë është PD, por ajo që ka futur tartakutin te socialistët është elektorati gri, që në sondazhe del më sipër se dy partitë e mëdha.

Jo më kot Rama në mbledhjen e krysisë kërkoi të kthehet fokusi te njerëzit që sipas tij e mbajnë në krahë PS-në dhe të mos i kushtohet kohë  retorika poltike që kanalizohet në replikat me PD-në.  

Edhe pse e pakonfirmuar zyrtarisht kjo panoramë përputhet plotësisht me shqetësimet që Rama përcolli në mbledhjen e kryesisë, ku sipas Gazetës Panorama kryetari i PS theksoi se pavarësisht sondazheve të bëra me publikun, por dhe statistikave për rezultatin e reformave që ka ndërmarrë qeveria, perceptimi i publikut për punën e qeverisë nuk përputhet me shifrat.

“Kryesocialisti u tregua skeptik ndaj sondazheve që PS dhe qeveria zhvillon në mënyrë periodike me qytetarët për perceptimin e tyre ndaj qeverisë. Këtë, sipas tij, e treguan protestat e studentëve, të cilët, edhe pse reforma në arsimin e lartë është detajuar dhe me akte nënligjore dhe autonomi universitare, nuk mundi t’i bindë se efektet e saj janë afatgjate dhe jo momentale”– theksohet në shkrimin e kësaj gazete. http://www.panorama.com.al/zbardhet-debati-me-dyer-te-mbyllura-ja-cndodh…

Edi Rama thotë shpesh se ka mandatin që i ka dhënë shumica e shqiptarëve për të marrë vendimet, por shumica është një e dhënë që provohet jo vetëm në zgjedhje por edhe në sondazhe. Edhe si ato të brendshmet që mban në xhep zoti Rama, por edhe në ato që duhet të  kryhen nga media apo institute të caktuara, për të testuar suksesin e qeverisjeve publiçitare si kjo e fundit.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore4 orë më herët

“Adriatik Lapaj më mashtroi. Ai është kurth i Sali Berishës për të përçarë votat e djathta” – Akuzat e Dash Sulës

Deputeti demokrat Dashnor Sula ka rrëfyer ngjarjet rrokamboleske me të cilat është përballur 72 orët e fundit duke akuzuar përveç...

Radar5 orë më herët

“Kemi një ballist këtu, që pasi na njohu s’na u nda më” – Kandidati buzëqesh vesh më vesh pasi Rama e përmendi

Ish-kandidati i PD-së në zgjedhjet e vitit 2017, Halit Valteri, buzëqeshi vesh më vesh pasi kryeministri Rama e përmendi në...

Mix5 orë më herët

Monologu i Sam Rockwell në “The White Lotus” bëhet viral!

Sam Rockwell befasoi shikuesit me një paraqitje surprizë në sezonin e tretë të “The White Lotus”, duke interpretuar një monolog...

Radar5 orë më herët

Nard Ndoka: Berisha s’është politikan më i mirë se unë, Majko adoleshent!

Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka ka deklaruar se është një politikan më i mirë se kreu i PD-së, Sali...

Mix5 orë më herët

3 shenjat e horoskopit që janë njerëz më të mirë se sa duken

Nëse dikush ju pyet se cila është shenja juaj e zodiakut, ka disa përgjigje që priten me siklet, madje edhe...

Radar5 orë më herët

Pse Donald Trump e mbylli “Zërin e Amerikës”

Donald Trump ka nënshkruar një urdhër për mbylljen e agjencisë së lajmeve “Zëri i Amerikës” të financuar nga qeveria federale...

Sport5 orë më herët

Hamdi Salihi mes 50 golashënuesve më të mirë të Europës për shekullin e 21-të.

Ish-futbollisti i kombëtares shqiptare, Hamdi Salihi, është renditur i 28-ti në Europë në listën për golashënuesit më të mirë të...

Gatime5 orë më herët

Video / Recetë e thjeshtë për Tiramisu (pa vezë)

Tiramisuja është ëmbëlsira e çdo feste dhe e çdo periudhe të vitit. Ka padyshim një nga shijet më të veçanta...

Radar6 orë më herët

10 mistere amerikane për Gërdecin

Çdo 15 Mars media ofron detaje dhe fakte të përsëritura mbi dosjen ‘Gërdeci’. Fakte të stërthëna apo detaje të përzgjedhura...

Radar4 ditë më herët

U hoqën nga gara, por nuk mërziten! Si shprehen socialistët pas publikimit të listës

Me 186 kandidatë do të hyjë në garën e 11 Majit Partia Socialiste. Por si çdo listë edhe ajo mund të...

Facebook