Lidhu me ne

Kryesore

Na duhet një Dhjetor i Dytë, qoftë edhe në Janar…

Arben Demo

 Lëvizja e tanishme e studentëve të Universiteteve publike është me kërkesa përgjithësisht të drejta për trajtimin e tyre dhe sistemin e Arsimit të Lartë. Ato duhet të merren parasysh dhe të shqyrtohen nga shteti (Legjislativi dhe Ekzekutivi) sa më parë dhe me afate realizimi të përcaktuara qartë.

Ata, studentët, nuk duan ta quajnë politike Lëvizjen e tyre dhe kërkojnë të mos marrin pjesë me ta në proteste partitë politike sepse janë shkaktare të gjendjes së sotme. Ata refuzojnë madje edhe individë që u dihet përkatësia politike. Kjo është e drejta e tyre, pavarësisht se nuk ka asnjë Lëvizje  jashtë politikës. Të dy palëve në konflikt ju pëlqen konfrontimi verbal e me parulla dhe mostoleranca ndaj njëri – tjetrit. Edhe kjo është një e drejtë e tyre.

Përtej këtij aspekti, le të marrim në shqyrtim kërkesën bazë qëka shtruar sot protesta: Arsim i lartë falas.

Duhet të themi se shkolla e lartë  nuk  është e detyrueshme, pra falas, por  kudo  në botë  në arsimin publik (shtetëror) ka dallime në tarifat në varësi të gjendjes ekonomike dhe përparimit në studime, d.m.th. të varfërit ndihmohen me bursa dhe strehim. Por tarifa është vetëm një dhe vetëm një herë paguhet. Ajo shkon në buxhetin e shkollave ashtu si pjesa që jep shteti e përdoret në të njëjtën mënyrë.

Duhet të pranojmë edhe se shteti nuk duhet të heshtë e të bëjë sehir, edhe sepse sot problemet e Arsimit të Lartë dhe studentëve janë shumë të mëdha e të shumta. Konkretisht do t’i listonim si më poshtë:

1. A është kjo e sotmja shkollë reale (programe, mjete e mësimdhënëse)?

2. A do të gjejnë të diplomuarit punë nesër?

Pra do t’i shërbejnë vetes dhe vendit (për këtë edhe ndihmohen)? Po kështu jo të pakta janë dhe problemet që lidhen me Ligjin përkatës për të cilin me të drejtë ankohen studentët se është klientelist për shkollat private dhe duhet ribërë nga një bazë e gjerë hartuesish, përfshirë dhe studentët.

Është jashtë çdo diskutimi që është e drejta e studentëve që protestojnë të përcaktojnë qëllimin dhe organizimin e Lëvizjes. Me sa duket ata nuk kanë punë as me estabilshmentin e as me sistemin. Nuk kërkojnë asgjë me tepër por vetëm tetë pikat. Por për të mirën e vetë protestën ne mendojmë se ato duhet të plotësohen siç e thamë më lartë. Sa më parë aq më mirë, ndryshe do të thotë që Qeveria e do protestën që të mos merret kush me projektet e saj korruptive e të përbashkëta me oligarkët, si një strukturë e vetme që bashkarisht shkelin ligjet. Jemi përpra një faji për të cilin qeveritarët duhet të përgjigjen jo me fjalime dhe akuza opozitarësh, por me padi zyrtare e presion publik në Prokurori.

Por  nuk mund të mos vërehet, pra e të mos shprehemi edhe për një tjetër aspekt që është hedhur si spekullim gjatë ditëve të protestës. Është fjala për analogjinë e dy dhjetorëve, pra atij të vitit 1990 dhe këtij të këtij viti. Kjo që po ndodh dallon nga dhjetori i parë e i vetmi deri më sot,  në të cilin në tri ditë, studentët dhe dhjetëra-mijëra qytetarë të Tiranës arritën të përmbysnin regjimin. Kjo është një e vërtetë; na pëlqen ta pranojmë ose jo sipas qëndrimit tonë politik është tjetër gjë. “E çuditshmja” është se e mohojnë madje edhe ata që nuk gatuajnë më në hale me furnela vajguri, jetojnë në vila, që e kanë Rinasin të shpeshtë, që shkollojnë fëmijët jashtë në shkolla të shtrenjta, e që vozisin vetura të grupeve E apo S ( me para të fituara me djersë ose dhe ndryshe çka është punë e tyre….).

Nuk e bënë atë dhjetor as njerëzit e Ramizit, përkundrazi, as spiunët e Sigurimit (pati dhe të tillë në të gjitha nivelet), e as gjashtë veta rastësisht me pardesy të bardha që është përgojimi më i turpshëm.  Ishte dëshira e shumicës së shqiptarëve për të përmbysur një diktaturë të urryer komuniste dhe izolimin nga bota e qytetëruar. Në ato ditë e vitet që pasuan, pati nga ata që humbën privilegjet ose ju shembën idealet (ani se u shemb një sistem botëror – ai komunist), pati edhe nga ata që  hezituan për t’u përfshirë…nuk patën besim te drejtuesit dhe idetë… nuk patën kurajë…apo u tërhoqën më vonë nga keqtrajtimi që pësuan, përditshmëritë e deziluzionet… është problem personal i tyre, por dhe i drejtuesve të atyre viteve.

Sido që të jetë, kjo nuk justifikon vrerin dhe mllefin e përditshëm që shprehin në këto vite të tranzicionit zvarritës për faje ndër të tjera dhe të  drejtuesve keqbërës apo të paaftë. Mbetet i vetmi shpëtim rikthimi i votës së lirë dhe të ndershme, largimi nga politika dhe dërgimi në gjykatë i të korruptuarve dhe i njerëzve të krimeve. Ky është kushti i parë për rikthimin në demokraci e ekonomi të tregut të lirë, ndryshe do bëhemi më keq. Nuk duhet të jemi indiferentë. Duhet të pranojmë që pakënaqësitë e vuajtjet kanë shkaqe reale që vijnë e shtohen dhe janë bërë të padurueshme e për këto duhet ngritur në këmbë për një dhjetor të dytë…qoftë dhe në janar.

Le të shpresojmë dhe të jetë një Urim i Natës së Vitit të Ri.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Çfarë ndodh në organizëm nëse nuk hani sheqer për 10 ditë

Sheqeri ka një efekt shkatërrimtar në organizëm dhe nxit shfaqjen e shumë problemeve dhe sëmundjeve shëndetësore siç janë: diabeti i...

Mix1 ditë më herët

Faktori që ndikon në shtimin në peshë – Këshillat që ju duhen

Ushqyerja e keqe dhe shtimi në peshë janë pjesë e një cikli vicioz që rrezikon shëndetin jo vetëm të të...

Mix1 ditë më herët

Përfitimet e pafundme nga lëngu i mandarinës

Kjo është stina e mandarinave. Ky frut i shijshëm pak më i vogël se portokalli mund të hahet në formën...

Mix1 ditë më herët

Speci djegës – Si ta përdorni për shëndetin e zemrës

Speci i kuq djegës është përdorur prej mijëra vitesh kundër disa problemeve shëndetsore. Këtu përfshihet urthi, kllapia, sëmundjet e stomakut,...

Radar1 ditë më herët

-Hej, Siri, a mund të më gjesh një mik të besueshëm?

Nga Ornela Çuçi “Popujt zakonisht i këndojnë virtyteve që nuk i kanë” më tha kolegia ime nga Kosta Rika në...

Mix1 ditë më herët

Spotify publikon listën me këngët më të dëgjuara në historinë e saj

Aplikacioni muzikor Spotify ka ndarë një listë të 10 këngëve më të transmetuara në historinë e tij. Spotify është bërë...

Mix2 ditë më herët

Andrea Toska, 14-vjeçari shqiptar që u shpërblye nga Samsung pasi zbuloi defektin në softuerin e tyre

Andrea Toska është një 14-vjeçar shqiptar, i cili ka arritur të zbulojë një defekt në softuerin e telefonave celularë Samsung...

Mix2 ditë më herët

Qumështi i shtrydhur me pompë më pak i shëndetshëm sesa ushqyerja direkt nga gjiri?

Qumështi i gjirit i shtrydhur me pompë mund të mos jetë aq i shëndetshëm për fëmijët, sa qumështi i dhënë direkt nga...

Kioske2 ditë më herët

Nëse nevojën për politikanë të rinj opozitarë do ta kishte përmbushur PD …

Nga Indrit Vokshi Partitë e reja Lulëzuan sepse degradoi PD-ja. Në raport me to, Fevziu, Sandri, Carlo, Vjollca, Irfani, Ylli,...

Mix2 ditë më herët

Arsyeja absurde pse Mark Zuckerberg eliminoi fact checking nga Facebook

Lajmi për eliminimin e verifikimit të fakteve nga palët e treta nga rrjetet sociale Meta ka ngjallur jo pak komente...

Facebook