Lidhu me ne

Kryesore

Të ka mbetur vetëm Kazani…

Skerdilajd Zaimi

Servilët kanë nisur të dalin nga kllapia e ditëve të para. Ditëve kur mediat e pushtetit nuk dinin se çfarë të thoshin për protestën, për studentët. U zgjatën, në majë të gishtave, kryeministri i pari si më skërfyelli i të majtës, për të parë ndonjë Luli, apo ndonjë Monika në turmë. 
Hiç. Asgjë. Vetëm studentë që protestonin kundër tarifave. Hijenat e pushtetit lanë sheshin për t’u fshehur, për të pritur. Fitorja e parë erdhi sapo u kuptua se protesta kishte të dëshpëruar. Të mërzitur për tarifat. Nuk kishte aty “sy ujqërish”, nuk kishte urrejtje, tërbim për grabitjen që po i bëhet këtij vendi 24 orë rresht.  

Nuk jam narkotrafikant, nuk kam vjedhuuuuur! 

Kështu do të bërtiste Kryeministri Edi Rama para studentëve dhe televizioneve. Ai u përball me frikën e vet, me frikën se dikush do t’i thoshte në sy: Ti je hajdut! Ti je njeri i krimit dhe po çon në humnerë këtë vendNe po protestojmë për tarifat, por Ti duhet të ikësh sepse po ble të ardhmen tonë. 
Askush nuk foli, askush. Dhe heshtjen tonë, këtë tipar që nuk na ndahet, do ta paguajmë sërish shtrenjtë. Do të duhet kohë që qytetarët të kapin rrugën, t’i demonstrojnë edhe njëherë, vetes dhe mandej edhe qeverisë, partive, se pushteti real është i tyri. Vjedhja po, është e qeverisë, partive. 

Ndaj edhe këto ditë skuthat, servilët, puthadorët, elita e udhëtimit të parë të “Air Albania” ka nisur të nxjerrë kokën, të flasë për çantat dhe bllokime rrugësh, të ankohet se opozita ja mori protestën studentëve. Ndërkohë që për asnjë ditë nuk thanë gjysmë fjale për drejtësinë e protestës, për raportin e saj me abuzimin e pushtetit. Nuk kanë sy për ta parë? Sigurisht që kanë, por janë paratë, ato të cilat nuk ka nevojë për NIPT që të kalojnë në shumë forma, edhe përmes institucioneve publike me buxhet të lartë. 
Ky është kazani i vërtetë, aty ku hanë kërmat, ku shumohen, ku shohin veten, rreth të cilit mblidhen dhe shajnë shqiptarët. Ku tallen me pabuksat, e ku ndoshta bëjnë edhe ndonjë gjë tjetër që nuk ka interes publik e që duhet mbajtur larg për arsye higjene. 

Lapërdhia e këtij kazani është orgjia e pushtetit me gënjeshtrën, që sot sundon ligjërimin publik. Dhe pushteti është edhe opozita zyrtare, e keqja e domosdoshme. Nuk mjaftojnë as pështymat e 3 milionë shqiptarëve për të poshtëruar këta gargantua të pashpresë të rracës njerëzore, këta masturbues të hijes së njëri-tjetrit, këta kacavjerrës me riprodhim të pakontrollueshëm në këtë vend. Nuk ka karantinë të izolojë epideminë e moralit të këtij sorollopi që ka aq frikë sa edhe mbllaçitjen e përnatshme, me gojët e shtrembërta poshtë kokëve të ngjashme, duket sikur e përjetojnë si autokritikë ndaj nënës Natyrë që u fali dritën, por kurseu – për të mirën tonë – mirësinë për t’u dhënë një fytyrë të denjë. Për ta nxjerrë të Vërtetën në po atë dritë…

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix3 minuta më herët

Ellen Pompeo nuk e lejon vajzën të shikojë “Grey’s Anatomy” për shkak të të brendshmeve

Ellen Pompeo nuk e lejon vajzën e saj të vogël të shikojë “Grey’s Anatomy”. Aktorja u shfaq në një episod të...

Mix11 minuta më herët

Mund të ketë efekte negative: Ç’duhet të dini për vajin e rozmarinës

Rozmarina është një nga bimët më të njohura në botë, me një mori përdorimesh në sektorët e shëndetit dhe bukurisë....

Radar14 minuta më herët

Çfarë dihet deri tani për tragjedinë me 59 viktima në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia e Veriut është tronditur nga një tragjedi e rëndë, pas një zjarri shkatërrues në diskotekën “Pulse” në qytetin e...

Mix18 minuta më herët

Robert Berisha ‘i fiksuar’ me pamjen: Isha ndër të parët që bëra botox (Foto)

Robert Berisha, i njohur për ‘sinqeritetin e tepruar’ ishte i ftuar në emisionin “Weekend”, ku ndër të tjera foli edhe...

Radar32 minuta më herët

VIDEO: Na ktheni këta të “vjetrit”

Blendi Fevziu bëri një emision këtë të hënë me kandidatët e rinj, që garojnë për t’u bërë deputetë në 11...

Radar2 orë më herët

Kandidatja për deputete: Lotët e qytetarëve për Tom Doshin më bënë t’i bashkohem

Burbuqe Islami, është një prej kandidateve për deputete në zgjedhjet e 11 majit. Ajo kandidon në Tiranë, për partinë e...

Radar2 orë më herët

Tronditet “Shqipëria Madhështore” – Selami Jenisheri braktis koalicionin e Berishës

Selami Jenishehri, një nga aleatët e Sali Berishës në koalicionin “Shqipëria Madhështore”, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN...

Radar2 orë më herët

“Nuk due me u ndal hiq për me komentue nëse do jem deputete e zgjedhun apo “e emërueme”

“Si Lenka Çuko” – Neomalsorja që u kandidua nga Rama reagon pas sulmeve: Disa prej jush u ka ngec sahati...

Mix22 orë më herët

Mungesa e gjumit/ Si ndikon në shëndetin tuaj. Sa orë gjumë duhet të bëjmë!

Kur nuk flini mjaftueshëm gjumë, mund të ndiheni të lodhur dhe të lodhur për të kaluar ditën, apo jo? Por,...

Kryesore22 orë më herët

KQZ miraton renditjen në fletën e votimit. Ja numrat për çdo subjekt dhe koalicion

KQZ ka miratuar renditjen e partive dhe koalicioneve në fletën e votimit pas shortit.  Renditja e subjekteve: 1.Koalicioni Partia Demokratike...

Facebook