Lidhu me ne

Temporal

Vetëm 1% e shqiptarëve të pasur

Vetëm 1% e shqiptarëve të pasur, depozitat me rënie të ulët prej një viti
Vetëm 1% e shqiptarëve të pasur, depozitat me rënie të ulët prej një viti
Gjatë muajit të fundit, shqiptarët kanë tërhequr më shumë para nga depozitat.Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se krahasuar me një muaj më parë  depozitat kanë rënë me 2 mld lekë. Ndërkohë që kryeqyteti mban peshën kryesore të parave në banka i ndjekur nga Durrësi dhe Vlora. Por vetëm 1% e qytetarëve kanë depozita mbi 50 mijë euro, ndërsa pjesa tjetër i kanë deri në 2.5 mln lekë.
Prej një viti depozitat në bankat shqiptare kanë mbetur në stanjacion për të mos folur për një rënie të lehtë.
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se gjatë tetorit depozitat vlerësohet të jenë 983.2 mld nga 995 mld të një viti më parë. Banka e Shqipërisë e argumenton tërheqjen e depozitave me normat e ulta të interesit.
Tirana zë më shumë se gjysmën e totalit të depozitave në vend. Ky fakt lidhet me numrin më të madh të popullësisë, por edhe me kulturën dhe njohjen më të lartë që kanë për sistemin bankar.
Në total, banorët e kryeqytetit kanë 492.4 mld lekë depozita. Durrësi dhe Vlora renditen pas Tiranës, teksa qytetet e tjera kanë një nivel të përafërt sipas studimit të Bankës së Shqipërisë.
Por si është e ndarë paraja e depozituar në banka? Sipas Agjencisë së Depozitave, në total individët shqiptarë rezultojnë se  kanë 2.4 milionë llogari bankare.
94 për qind e tyre kanë në llogari nga 100 deri në 2.5 milionë lekë. Ndërsa vetëm 1% e popullësisë kanë kursime bankare më shumë se 50 mijë euro.
Burimi: Erblina Mile – Ora News
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar3 ditë më herët

U hoqën nga gara, por nuk mërziten! Si shprehen socialistët pas publikimit të listës

Me 186 kandidatë do të hyjë në garën e 11 Majit Partia Socialiste. Por si çdo listë edhe ajo mund të...

Mix3 ditë më herët

Ushqimet për një agjërim sa më të shëndetshëm gjatë Ramazanit

Gjatë kohës së vakteve në muajin e Ramazanit, familjet myslimane zakonisht mblidhen për të shijuar vaktin pas perëndimit të diellit...

Mix3 ditë më herët

Mollët, portokalli dhe kivi, frutat më të mira për mëngjes dhe përfitimet e tyre për shëndetin

Studime të ndryshme kanë treguar se ngrënia e mëngjesit mund të ndihmojë në stimulimin e metabolizmit. Një mëngjes i shëndetshëm...

Mix3 ditë më herët

Rihanna vesh xhinset $1,200 të Kendrick Lamar

Mesa duket, Rihanna ‘is like us’. Një muaj pasi Kendrick Lamar bëri bujë me performancën e tij në “Super Bowl...

Mix3 ditë më herët

Si të humbasësh peshë duke ecur! Këshillat për një rezultat të shpejtë

Për të mbajtur një trup të shëndetshëm mënyrat e duhura janë vetëm dy, aktiviteti i vazhdueshëm fizik dhe regjimi i...

Radar3 ditë më herët

“Lista e PD me një grusht servilash”, Basha – kolegëve demokratë: I paralajmërova, i ftoj të na votojnë ne! U bënë pishman për mumifikimin e partisë

Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë dhe njëkohësisht drejtues i Koalicionit Euroatlantik në zgjedhjet e 11 majit, Lulzim Basha, i bëri thirrje...

Aktualitet3 ditë më herët

PD dhe PS nxjerrin emrat kandidatëve që do përballen në zgjedhjet e 11 majit

Partia Demokratike dhe Partia Socialiste kanë vendosur emrat e kandidatëve për deputetë të cilët do kandidojnë në zgjedhjet e 11...

Kryesore3 ditë më herët

Të zhgënjehesh nga Berisha në vitin 2025?

Dhe nëse dikush priste që ai do të luante ndryshe këtë herë, atëherë problemi nuk është Berisha – problemi është...

Aktualitet5 ditë më herët

Ben Andoni: Rama po përgatitet për republikën presidenciale

Kryeministri Edi Rama tha së fundmi se ka mundësi që të mos jetë më në listën e deputetëve. Kjo ka...

Radar5 ditë më herët

Eksodi i “diplomave”, në 2023 u diplomuan rreth 12 mijë studentë më pak se në 2019!

Eksodi i diplomave nuk ka të ndalur, teksa në bankat dhe auditore ka gjithnjë e me pak studentë, sot çka...

Facebook