Lidhu me ne

Kritike

Shteti gërmadhë i Edi Ramës

Autor: Klodian Tomorri
Oreksi i qeverisë për të kapur të gjitha pushtetet e ka çuar Shqipërinë në një situatë të paprecedentë, që manifestohet me krizën e thellë kushtetuese dhe paralizimin e institucioneve më të rëndësishme të shtetit.
Mungesa e Gjykatës Kushtetuese është vetëm pjesa më e dukshme e pasojave të papërgjegjshmërisë qeverisëse të Edi Ramës. Por ajo nuk është e vetmja.
Të mërkurën që shkoi, Banka e Shqipërisë u përball me një situatë të pashënuar ndonjëherë më parë.
Këshilli Mbikëqyrës i saj u detyrua të anulonte mbledhjen e radhës për shkak të mungesës së kuorumit. Gjashtë prej nëntë anëtarëve të trupit që qeveris Autoritetin Qendror Monetar u ka mbaruar mandati prej gati dy muajsh.
Por në vend që të zëvendësoheshin ashtu si e kërkon ligji, emërimet e reja janë peng i pazareve të qeverisë, që presin nëpër sirtaret e Kuvendit.
Kjo është një situatë në dukje komike, por shumq e rrezikshme. Banka e Shqipërisë është një nga institucionet më të rëndësishme kushtetuese të vendit, përgjegjëse për drejtimin e gjysmës së politikave ekonomike. Për shkak të misionit kyç që ka në ruajtjen e stabilitetit financiar, funksionimi i plotë i saj është kritik, jo vetëm për ekonominë por edhe rendin kushtetues.
Ligji i ka ngarkuar Bankës Qendrore si objektiv kryesor ruajtjen e stabilitetit të çmimeve. Një detyrë, të cilën ajo e kryen përmes politikës monetare, përkatësisht mekanizmit të normës bazë të interesit. Kur çmimet rriten mbi nivelin e targetuar, Banka shtrëngon politikën monetare duke rritur normën e interesit, kur çmimet ulen më shumë se targeti ajo bën të kundërtën.
Por çfarë ndodh sot? Nësec cmimet në treg, për një arsye çfarëdo do të dilnin jashtë objektivit, Banka e Shqipërisë nuk mund të ndërhyjë.
Dhe kjo ka pasoja të jashtëzakonshme sepse një goditje, qoftë edhe e përkohshme në treg, do të influenconte pritshmëritë e agjentëve ekonomikë për ecurinë e çmimeve në të ardhmen duke e futur vendin në një spirale të rrezikshme, me inflacion të paqëndrueshëm.
Por ky nuk është rreziku i vetëm. Banka ka dhe një rol tjeter kyç, atë të huadhënësit të dorës së fundit, i cili edhe pse mund të jetë me pak i njohur për publikun e gjerë, është funksion kritik. Kur një bankë gjendet në vështirësi financiare, varka e fundit e shpëtimit është gjithmonë Banka e Shqipërisë.
Nëse për një arsye çfarëdo, njëra nga bankat private sot do të përballej me krizë likuiditeti qoftë edhe të përkohshme, paralizimi funksional i Bankës së Shqipërisë, e shndërron ate automatikisht në një krize sistemike, të të gjithë sistemit për shkak te efektit domino.
Dështimi i Bankës Qendrore Amerikane për të permbushur misionin e saj si huadhënës i dorës së fundit, cilësohet nga ekonomistët sot si arsyeja kryesore që shkaktoi krizën globale të vitit 2008. Edhe pse në rastin e SHBA-së, arsyeja nuk ishte mungesa e kuorumit në Rezervën Federale, por beteja politike në Ëashington, rezulatati do ishte i njëjtë.
Institucionet më të rendesishme të shtetit po bien një nga një. Nga nivelet e larta tek ato më poshtë. Por në vend që të alarmohet, qeveria kërkon të kapë më shumë pushtet.
Këto dite opinioni publik është njohur përciptazi me nisjen e procedurës për emërimin e shefave të shërbimeve në QSUT. Edhe aty qeveria po bën të njëjtën gjë.
Ogerta Manatirliu, ministrja e Shëndetësisë, ka përmbysur kriteret historike të përzgjedhjes së njerëzve që drejtojnë shërbimin e qendrës spitalore më të rëndësishme në vend, duke i zëvendësuar me kritere klienteliste.
Shumë shpejt, sherbimi spitalor në të gjithë vendin, nuk do të drejtohet më nga mjekët akademikë me nivelin më të lartë profesional, por nga militantt injorantë të partisë. Qeveria nuk kursen asgjë, kërkon kontroll edhe mbi biznesin e sëmundjes.
Përqendrimi i të gjitha pushteteve në një dorë të vetme eshte krimbi më i rrezikshëm per ngrehinën e shtetit. Fillimisht ai paralizon institucionet. Dhe sa herë që një institucion del jashtë funksionit, ngrehinës së shtetit i hiqet një tullë, derisa shembet plotësisht duke u shndërruar në germadhë. Ky është një film, që Shqipëria e ka parë një herë.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix16 minuta më herët

Lenovo ThinkBook: notebook dhe concept në MWC 2025

Lenovo prezantoi dy notebook të rinj në serinë e saj ThinkBook në MWC 2025 në Barcelonë dhe tregoi dy koncepte...

Radar29 minuta më herët

Video/Incidente në Parlamentin e Serbisë

Në parlamentin e Serbisë ka patur sot incidente të dhunshme, për shkak të veprimeve të opozitës që ka hedhur edhe...

Mix35 minuta më herët

Melania Trump në Kapitol për ligjin pro-gruas: Kundër hakmarrjes online për urrejtje

Melania Trump bëri komentet e saj të para publike gjatë mandatit të dytë të Presidentit Donald Trump. Zonja e Parë...

Mix42 minuta më herët

Rita Ora shkëlqeu në një fustan të mrekullueshëm vjollcë, në festën e Vanity Fair Oscars

Ylli i muzikës Rita Ora, ka mahnitur sërish me stilin e saj të sofistikuar dhe tërheqës. Në një paraqitje të...

Radar46 minuta më herët

Sonila Meço: Nuk kam ambicie të bëhem deputete, por Primaret e Berishës më pëlqyen. Ai është politikan, jo autokrati Edi Rama

Sonila Meço thotë se i kanë pëlqyer Primaret e Partisë Demokratike, pavarësisht akuzave dhe pakënaqësive të shumta. Ajo vlerëson Sali...

Mix50 minuta më herët

Këto ushqime janë sekreti i një jete të gjatë

Nëse jeni në kërkim të një formule magjike për një jetë të gjatë dhe të shëndetshme, lajmi i keq është...

Mix52 minuta më herët

Nuk gjykon askënd dhe asgjë: Kjo është shenja më mendjehapur e horoskopit

Të gjithë kemi dikë në jetën tonë që i drejtohemi për ndonjë këshillë apo gjykim të një situate që ndjejmë...

Mix54 minuta më herët

Kim Kardashian rikrijon në ‘Oscars 2025 Afterparty’ fustanin e saj të martesës

Kim Kardashian pati një moment Hirusheje pas ndarjes së çmimeve Oscar 2025. Ylli 44-vjeçar mori pjesë në festën e Oscar-it...

Mix56 minuta më herët

Sugjerime – Serialë – NETFLIX | “Apple Cider Vinegar” dhe lidhja me dokumentarin “The Search For Instagram’s Worst Con Artist”

Në një botë ku trendet e shëndetit dhe bukurisë shpërndahen në mënyrë të shpejtë dhe të fuqishme, seriali “Apple Cider Vinegar”...

Mix58 minuta më herët

Sugjerime – Serialë – NETFLIX | “Inventing Anna”

A mund të kthehet gënjeshtra në një formë arti? Sa larg mund të shkojë një person për të krijuar një...

Facebook