Lidhu me ne

Radar

Pas ftohjes, si trajtohet kolla

Faktorët që ndikojnë në tejzgjatjen e kollës. Kolla që mbetet pas të ftohurës ose infeksionit, ndikohet nga një sërë faktorësh
Ndjeshmëria e lartë e rrugëve të frymëmarrjes bën që edhe ajri i ftohtë ose edhe sasia më minimale e pluhurit të nxitë kollën. Kolla është një simptomë shumë e zakonshme e të ftohurës. Ajo është një instrument, nëpërmjet të cilit organizmi nxjerr jashtë sekrecionet e akumuluara në rrugët e frymëmarrjes. Megjithatë, në shumë raste, edhe kur e ftohura ikën, kolla mbetet e shpesh vazhdon për shumë gjatë. Ka njerëz të cilët nuk gjejnë paqe nga kolla për muaj të tërë.

Shkaqet
Faktorët që ndikojnë në tejzgjatjen e kollës. Kolla që mbetet pas të ftohurës ose infeksionit, ndikohet nga një sërë faktorësh. Sipas të dhënave të AgroWeb.org, një prej tyre është irritimi i rrugëve të frymëmarrjes të cilat janë më të ndjeshme pas sëmundjes. Ndjeshmëria e lartë e rrugëve të frymëmarrjes bën që edhe ajri i ftohtë ose edhe sasia më minimale e pluhurit të nxitë kollën. Ka raste që kolla bëhet kronike dhe tregon praninë e astmës. Mjekët thonë se astma është përgjegjëse për deri në 25% të rasteve të kollës kronike. Një tjetër fenomen që vërehet pas kalimit të sëmundjes është ajo që në termat popullorë njihet si kolla e mirë. Bëhet fjalë për një infeksion bakterial të rrugëve të frymëmarrjes që prek fëmijë dhe të rritur dhe mund të zgjasë për muaj të tërë. Shpërthimet e kollës së mirë janë të forta. Krizat e kollës bëhen të njëpasnjëshme e të pandërprera duke vështirësuar marrjen e frymës.
Trajtimet
Trajtimet e nevojshme të kollës pas të ftohurës. Përveç tabletave të kollës që shkrihen në gojë dhe shurupit që zbut rrugët e irrituara të frymëmarrjes, ekspertët rekomandojnë hapat e mëposhtëm.
Mjalti
Mjalti është një nga kurat më të lashta kundër kollës. Të rriturit mund të konsumojnë nga një lugë çaji me mjaltë sa herë që kanë kollë për të zbutur rrugët e frymëmarrjes dhe zbutur krizat e kollës.
Lëngjet
Kollitja bëhet e vështirë nëse fyti është i thatë. Pini sa më shumë lëngje të shëndetshme për të njomur fytin por qëndroni larg pijeve alkoolike, ato me kafeinë, lëngut të portokallit dhe agrumeve që mund të acarojnë fytin.
Çajrat e ngrohtë
Çajrat e ngrohtë dhe supat janë gjithnjë të këshillueshme kundër kollës. Ato luajnë rol hidratues dhe nxehtësia e tyre shpërbën sekrecionet.
Trajtimet me avull
Trajtimet me avull zbusin rrugët e frymëmarrjes dhe largojnë nevojën për t’u kollitur. Mbushni një enë me ujë të nxehtë dhe mundohuni të thithni përmes gojës dhe hundës avullin duke vendosur mbi kokë një peshqir.
Për më tepër këto trajtime zbusin sekrecionet dhe lehtësojnë frymëmarrjen. Kujdes me ajrin e ndotur. Ajri i ndotur, pluhuri, cigarja janë të dëmshëm për rrugët e frymëmarrjes por ashpërsojnë edhe kollën.
Trupi ka nevojë për pushim. Kolla është drobitëse për të gjithë organizmin, ndaj ju duhet të pushoni dhe të qëndroni shtrirë. Nëse nuk merrni kohën e duhur, problemi do t’ju shoqërojë për më gjatë.
E ftohura me të ftohtë
Ndonjëherë duhet t’i lejoni vetes diçka të ftohtë. Duke qenë se fyti është në flakë nga kollitja e përsëritur, dhimbjen mund ta mpini me diçka të ftohtë.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix14 minuta më herët

Karakteristika që çdo shenjë e zodiakut nuk e sheh në vetvete!

Nëse dini diçka më shumë për shenjat e zodiakut , do të zbuloni se të 12-ta kanë të paktën një...

Radar30 minuta më herët

Përplasja fizike në Kuvendin e Serbisë, Bërnabiç: Po kënaqni shqiptarët dhe terroristin Kurti

Të paktën 3 deputetë janë lënduar të martën, njëri prej tyre në gjendje të rëndë, si pasojë e përplasjes dhe...

Mix58 minuta më herët

Lenovo ThinkBook: notebook dhe concept në MWC 2025

Lenovo prezantoi dy notebook të rinj në serinë e saj ThinkBook në MWC 2025 në Barcelonë dhe tregoi dy koncepte...

Radar1 orë më herët

Video/Incidente në Parlamentin e Serbisë

Në parlamentin e Serbisë ka patur sot incidente të dhunshme, për shkak të veprimeve të opozitës që ka hedhur edhe...

Mix1 orë më herët

Melania Trump në Kapitol për ligjin pro-gruas: Kundër hakmarrjes online për urrejtje

Melania Trump bëri komentet e saj të para publike gjatë mandatit të dytë të Presidentit Donald Trump. Zonja e Parë...

Mix1 orë më herët

Rita Ora shkëlqeu në një fustan të mrekullueshëm vjollcë, në festën e Vanity Fair Oscars

Ylli i muzikës Rita Ora, ka mahnitur sërish me stilin e saj të sofistikuar dhe tërheqës. Në një paraqitje të...

Radar1 orë më herët

Sonila Meço: Nuk kam ambicie të bëhem deputete, por Primaret e Berishës më pëlqyen. Ai është politikan, jo autokrati Edi Rama

Sonila Meço thotë se i kanë pëlqyer Primaret e Partisë Demokratike, pavarësisht akuzave dhe pakënaqësive të shumta. Ajo vlerëson Sali...

Mix2 orë më herët

Këto ushqime janë sekreti i një jete të gjatë

Nëse jeni në kërkim të një formule magjike për një jetë të gjatë dhe të shëndetshme, lajmi i keq është...

Mix2 orë më herët

Nuk gjykon askënd dhe asgjë: Kjo është shenja më mendjehapur e horoskopit

Të gjithë kemi dikë në jetën tonë që i drejtohemi për ndonjë këshillë apo gjykim të një situate që ndjejmë...

Mix2 orë më herët

Kim Kardashian rikrijon në ‘Oscars 2025 Afterparty’ fustanin e saj të martesës

Kim Kardashian pati një moment Hirusheje pas ndarjes së çmimeve Oscar 2025. Ylli 44-vjeçar mori pjesë në festën e Oscar-it...

Facebook