Lidhu me ne

Gatime

Receta për sufllaqe

Sufllaqe shtëpie; Receta e një mamaje që s’do të blejë fast-food

Mama të dashura që përpiqeni çdo ditë të ushqeni fëmijët shëndetshëm, e dimë se pavarësisht përpjekjeve ata duan ndonjëherë dhe pica apo ndonjë ushqim tjetër fast-food si sufllaqe për shembull.
Për të mos vuajtur ndjenjën e fajit kur ia blejmë në dyqanin më të afërt fast-food, që një Zot e di ku e marrin atë mishin, me çfarë vaji i skuqin ato patatet apo a e kanë pastruar ndonjëherë atë tostierin ku ngrohin piten, vendosa që dëshirës së fëmijës tim për sufllaqe, që është shumë e rrallë, t’ia dilja vetë në shtëpi.
Dhe besoj se ia dola me sukses sepse hëngrëm sufllaqe dhe nuk patëm vrarje ndërgjegje.
Receta ime:
Pitja:
Zë brumin me miell, kripë, pak sobë buke, ujë të vakët dhe 2-3 lugë vaj ulliri.
E ndan në topa jo shumë të vegjël po sa të krijojë një pite të hollë 5 ml.
E pjek piten e shtruar me okllai në një tigan të nxehur dhe të lyer pak me vaj me një furcë. Në zjarr mesatar e pjek për disa minuta sa të marrë një ngjyrë të artë nga të dyja anët.

Për mbushjen:
Skuq një kokërr patate të prerë hollë dhe të shpëllarë me ujë dhe të kulluar në një pecetë kuzhine.
Pjek një fileto pule ose biftek dhe më pas copëtoje.

Përgatitja:
Shtroje piten mbi një fletë alumini ose letre si ato të fast-food-eve, lyeje me salcë kosi, hidh patatet, mishin, ndonjë fetë të hollë domateje, speca ose qepë sipas dëshirës. Në fund shto ketchup, i vetmi përbërës i gatshëm në këtë përgatitje.
Pitet që ju ngelen mund ti konsumoni me djathë, ose mund ti bëni quesadijas, i mbushni me mish pule, speca, djathë dhe fasule të zeza.
Ju bëftë mirë!

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar9 orë më herët

GJKKO sqaron/Ndyrësirës nuk i tha kush asnjëherë Ndyrësirë në seancë

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka sqaruar me një deklaratë të posaçme, pretendimin e shteasit Erion Veliaj, sipas...

Mix9 orë më herët

Pse ngrënia e vezëve për mëngjes është mënyra më e mirë për të nisur ditën tuaj

Vezët për mëngjes janë një zgjedhje klasike dhe shumë e dobishme. Është i pasur me proteina, me pak kalori dhe...

Kryesore9 orë më herët

Ish blloku në Tiranë kthehet zonë këmbësore, Rama: Do të jetë më efikase për bizneset

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në prezantimin e projektit për kthimin në zonë këmbësore të ish-Bllokut, është shprehur...

Temporal9 orë më herët

20 gjërat që Elon Musk ka lançuar 10 vitet e fundit!

Elon Musk është një nga sipërmarrësit më të njohur dhe më të diskutuar të shekullit të 21-të. Në dekadën e...

Mix10 orë më herët

Elon Musk ‘harron’ djalin e tij në një event të Trump, videoja bëhet virale

Një video ku shihet miliarderi dhe CEO i Tesla dhe SpaceX, Elon Musk, duke u larguar nga një event i...

Mix10 orë më herët

Sa duhet të jetë diferenca në moshë mes partnerëve, që marrëdhënia të zgjasë

Kur filloni të takoheni me dikë, ju merrni në konsideratë një sërë faktorësh për të kuptuar nëse përputheni me njëri-tjetrin...

Mix10 orë më herët

Këta emra (agresivë) fëmijësh po alarmojnë ekspertët

Prindërit zgjedhin emrat e fëmijëve nga shumë burime: tradita familjare, vende gjeografike, ushqime të preferuara apo edhe marka të njohura....

Mix10 orë më herët

“The Gorge”, filmi që duhet ta shohësh patjetër!

Para se të ankohesh dhe të thuash që nuk ka më filma të mirë, më lejo të të them që...

Mix10 orë më herët

Ja emrat e vërtetë të banorëve të “BBVA-4” – disa do t’ju habisin!

I keni dëgjuar gjithë kohës me pseudonime, por a e dini si quhen në të vërtetë banorët e “Big Brother...

Mix10 orë më herët

Si të visheni mirë çdo ditë? 5 “Uniformat e modës” që zgjidhin çdo dilemë stili!

çfarë duhet të vesh sot? Këtu është pyetja që na mundon çdo mëngjes teksa zgjohemi dhe shikojmë pranë dollapit. Mes...

Facebook