Lidhu me ne

Aktualitet

Të gjitha rastet kur Meta ka ndalur Ramën

Që kur mori detyrën e presidentit, Ilir Meta e ka ndaluar kryeministrin Edi Rama, duke mos i dekretuar vendimet e tij, apo duke i vonuar ato.
Rasti i mosdekretimit të këshilltarit të Ramës, Sandër Lleshi, është vetëm rasti më i freskët. Disa nga rastet janë këto:
Mosdekretimi i Sandër Lleshit
Mosdekretimi i Sandër Lleshit, këshilltarit të Ramës si Ministër i Brendshëm është rasti më i freskët, ku presidenti Meta e ka ndalur kryeministrin, ose së paku e ka vonuar atë.
Pak ditë më parë Presidenca bëri me dije lajmin se nuk pranonte propozimin e Ramës për ministrin e ri të Brendshëm duke thënë se nuk kishte “krijuar bindjen e plotë për t’i dhënë besimin kandidatit”.
Kryeministri Rama i shkoi në zyrë presidentit, për të diskutuar për çështjen në fjalë, por Meta bëri një tjetër reagim për publikun, duke thënë se nuk do lejojë asnjë përpjekje sfiduese ndaj autoritetit të institucionit që përfaqëson.
Në fund Meta thekson se koha e drejtimit të shtetit shqiptar me Sekretar të Parë ka përfunduar.
Mirëpo kryeministri Rama e gjeti gjithsesi mënyrën për t’i dhënë këshilltarit të tij drejtimin e Ministrisë së Brendshme, si zv.ministër.
Kreu i qeverisë e pohoi në “Twitter” emërimin e Lleshit si zv.ministër duke thënë se gjithsesi ai do të marrë drejtimin e Ministrisë së Brendshme.
“Dakordësi e plotë në Grupin Parlamentar. Kuvendi do të miratojë nesër dekretin e Presidentit për shkarkimin e ish-ministrit të brendshëm. Sandër Lleshi do të marrë drejtimin e MB si zëvendës ministër. Por nuk mbaron me kaq. Për më shumë do t’i drejtohem Kuvendit nesër në 10.00.” – shkruante Rama.
Por si zv.ministër, Lleshi nuk do t’i ketë kompetencat të njëjta ashtu sikurse një ministër.
Vonesa në dekretimin e Helidon Bendos
Presidenti Meta e vonoi dekretimin e kreut të SHISH-it, Bendo, të komanduar nga kryeministri Edi Rama për një vit më radhë, dhe vetëm mbrëmjen e kaluar pranoi ta firmoste dekretin për të.
Gjatë një interviste me gazetarin Çim Peka pak ditë më parë,  Meta dha arsyet se pse nuk e ka dekretuar për një vit rresht kreun e ri të SHISH-it.
“Nuk mendoj se është vendi këtu për të bërë diskutime të tilla. Së dyti unë vendos me bindje të plotë. Në rastin aktual as se kam kthyer e as se kam konfirmuar. Shumë të mirë e kemi marrëdhënien me zv.Drejtorin aktual të SHISH.
Rrethanat se si u bë dorëheqja e zotit Ajazi e cila ka qenë një dorëheqje jokorrekte, sepse ajo i jepet presidentit dhe jo kryeministrit. Ai nuk meritonte të sillte një dekret tjetër në presidencë, unë e konfirmova sepse i kisha vënë kusht që të vazhdonte luftën me drogën dhe krimin.
Unë kam qenë dëshmitar në mbledhje të sigurisë kombëtare. Unë duke të njohur ty, e di që po ta kishte bërë ty, ti as dekretim për ta bërë ambasador e as dekoratë nuk do i jepje.
Unë i kam dhënë dekoratë sepse ka mbajtur qëndrime shumë të qarta sa i vlen luftës kundër drogës dhe krimit. SHISH ka punuar më mirë se shumë institucione të tjera në këtë fushë’” – janë fjalët e presidentit Meta.
Helidon Bendo u komandua nga kryeministri Rama në postin e kreut të SHISH-it në 30 tetor të vitit të kaluar, pas dorëheqjes së Visho Ajazit.
Lojërat e fatit
Ky është një ndër ligjet e tjera që opozita e ka kundërshtuar, duke e akuzuar qeverinë Rama se po kërkon të krijojë monopol.
Presidenti Ilir Meta e ktheu Ligjin për Tatimin mbi të Ardhurat në Kuvend, mirëpo mazhoranca e rrëzoi dekretin e Metës me 74 vota pro dhe asnjë kundër.
Kur Presidenti Meta e ktheu në Parlament ligjin e miratuar nga shumica, e arsyetoi vendimin e tij me uljen e barrës fiskale për lojërat e fatit, duke kujtuar se në këtë mënyrë do të stimulohej më shumë kjo industri.
Meta ka reaguar pas vendimit të mazhorancës në Komisionine  Ekonomisë për të rrëzuar dekretin për “Lojërat e Fatit” përmes zëdhënësit Tedi Blushi, i cili tha se Presidenca nuk është njoftuar nga Kuvendi për trajtimin e çështjes në fjalë në këtë komision.
“Institucioni i Presidentit nuk ka patur asnjë njoftim apo ftesë për këtë shqyrtim. Institucioni i Presidentit nuk i lëviz asnjë presje qëndrimit për këtë çështje, të bërë edhe publik.” – thuhet në reagimin e Metës.
Teatri
Presidenti Ilir Meta, ia ka kthyer jo një por dy herë Ramës ligjin që parashikon shembjen e Teatrit. Në rastin e fundit, presidenti i ka dërguar Kuvendit 9 argumente ku sipas tij ligji që i çuan socialistët shkel sërish parimet e barazizë para ligjit.
Sipas kreut të shtetit ligji nuk është në harmoni me Kushtetutën, bie ndesh me Konventën Europiane të Trashëgimisë Kulturore si dhe cënon parimet kushtetuese të pushtetit vendor.
Në fund Meta thekson se mungesa e Gjykatës Kushtetuese si garant i respektimit të ligjit dhe mosmarrëveshjeve që mund të lindin prej ligjit për teatrin, është një tjetër argument themelor në kthimin e tij në Kuvend.
Marrëveshja për Detin
E fundit por jo më pak e rëndësishmja është Marrëveshja me Greqinë për Detin, për të cilën Tirana dhe Athina negociuan për muaj me radhë, mirëpo presidenti Ilir Meta nuk i jepte plotfuqishmërinë grupit negociator të kryesuar nga ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati.
Pas protestave të qytetarëve që kundërshtonin marrëveshjen me  Greqinë për Detin, presidenti Ilir Meta iu përgjigj thirrjes së tyre.
Meta i dërgoi një letër Bushatit ku njoftonte se nuk i jeptë plotfuqishmërinë dhe pas kësaj letre kreu i Shtetit doli në një konferencë të posaçme për shtyp ku sqaroi edhe arsyet e këtij vendimi.
Në përgjigjen e tij, Meta thekson se kërkesa përbëhej nga vetëm 4 fletë dhe aty nuk përcaktohet qartë objekti i negociatave: ‘Së pari, duhet evidentuar se kjo kërkesë është e përbërë gjithsej nga një kërkesë e vetme (gjithsej 4 – fletë) dhe nuk përmban asnjë dokument shoqërues apo shpjegues bashkëlidhur.
Nga shqyrtimi tërësor i kërkesës rezulton se ajo nuk shpreh në mënyrë të qartë dhe eksplicite titullin e marrëveshjes dhe objektin konkret për të cilin shteti shqiptar kërkon të hyjë në negociata zyrtare me shtetin grek.’

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix16 orë më herët

Çfarë ndodh në organizëm nëse nuk hani sheqer për 10 ditë

Sheqeri ka një efekt shkatërrimtar në organizëm dhe nxit shfaqjen e shumë problemeve dhe sëmundjeve shëndetësore siç janë: diabeti i...

Mix16 orë më herët

Faktori që ndikon në shtimin në peshë – Këshillat që ju duhen

Ushqyerja e keqe dhe shtimi në peshë janë pjesë e një cikli vicioz që rrezikon shëndetin jo vetëm të të...

Mix16 orë më herët

Përfitimet e pafundme nga lëngu i mandarinës

Kjo është stina e mandarinave. Ky frut i shijshëm pak më i vogël se portokalli mund të hahet në formën...

Mix16 orë më herët

Speci djegës – Si ta përdorni për shëndetin e zemrës

Speci i kuq djegës është përdorur prej mijëra vitesh kundër disa problemeve shëndetsore. Këtu përfshihet urthi, kllapia, sëmundjet e stomakut,...

Radar17 orë më herët

-Hej, Siri, a mund të më gjesh një mik të besueshëm?

Nga Ornela Çuçi “Popujt zakonisht i këndojnë virtyteve që nuk i kanë” më tha kolegia ime nga Kosta Rika në...

Mix17 orë më herët

Spotify publikon listën me këngët më të dëgjuara në historinë e saj

Aplikacioni muzikor Spotify ka ndarë një listë të 10 këngëve më të transmetuara në historinë e tij. Spotify është bërë...

Mix17 orë më herët

Andrea Toska, 14-vjeçari shqiptar që u shpërblye nga Samsung pasi zbuloi defektin në softuerin e tyre

Andrea Toska është një 14-vjeçar shqiptar, i cili ka arritur të zbulojë një defekt në softuerin e telefonave celularë Samsung...

Mix17 orë më herët

Qumështi i shtrydhur me pompë më pak i shëndetshëm sesa ushqyerja direkt nga gjiri?

Qumështi i gjirit i shtrydhur me pompë mund të mos jetë aq i shëndetshëm për fëmijët, sa qumështi i dhënë direkt nga...

Kioske18 orë më herët

Nëse nevojën për politikanë të rinj opozitarë do ta kishte përmbushur PD …

Nga Indrit Vokshi Partitë e reja Lulëzuan sepse degradoi PD-ja. Në raport me to, Fevziu, Sandri, Carlo, Vjollca, Irfani, Ylli,...

Mix19 orë më herët

Arsyeja absurde pse Mark Zuckerberg eliminoi fact checking nga Facebook

Lajmi për eliminimin e verifikimit të fakteve nga palët e treta nga rrjetet sociale Meta ka ngjallur jo pak komente...

Facebook