Lidhu me ne

Aktualitet

Pak modesti është e shëndetshme

Në “luftën” kundër medias, kësaj radhe, Kryeministrit Rama i është bashkuar edhe drejtori i Komunikimit në Kryeministri, Endri Fuga. Shënjestra është raporti mes gazetarëve – disa prej tyre –  dhe Sali Berishës.

Kur ju shoh se si squlleni per inerci perballe Saliut, jam shume krenar qe e nxorrem ne pension kete vjetersire komuniste! 100 here me mire mosmiresjellja juaj ndaj kryeministrit te sotem, sepse tregon se jeni krejt te lire edhe pse s’jeni hiç etike

shkruan Fuga në një postim të vetin në tuiter.
Kjo lloj vërejtjeje meriton pak vëmendje.
Është disi e çuditshme sesi z. Fuga, që është vetëm një drejtor për komunikimi dhe nuk ka qenë për asnjë ditë gazetar, të bëjë kritika dhe të këshillojë gazetarët. Secili e ka këtë të drejtë, por më pak Pushteti. Z. Rama ka një tagër relativ në këtë kuadër sepse jo vetëm pretendon se është Viktimë e medias, por ai vjen nga publicistika, pra nga një raport i afërt me të.
Z. Fuga ka nisur karrierën si njeri zyre, korridoresh, që patjetër di shumëçka, por që si i tillë e ka dënuar veten me rolin e vëzhguesit. Nga ana tjetër njësoj sikurse ai di disa gjëra, ka gazetarë që edhe ata i Dinë disa gjëra dhe kanë përvojë profesionale me këtë pushtet dhe protagonistët e tij. Për më tepër që z. Fuga është disi i pasaktë: Z. Berisha nuk ngjan të jetë pensionuar përderisa me të merret përditë zyra e kryeministrit. Dhe tjetra, atë edhe nëse e kanë nxjerrë në pension, nuk e ka nxjerrë z. Fuga me Erjon Veliajn, sa për të përmendur dy revolucionarë virtualë. Teknikisht atë e nxori nga zyra Marrëveshja e 1 prillit 2013, ndaj pak modesti dhe vetëkufizim do të ishte shumë e shëndetshme dhe sidomos më pranë të vërtetës.
Ky pushtet thotë se ka marrë Shqipërinë në dorë me 1 milionë shuplaka ndaj Sali Berishës. Nuk duhet media për ta netutralizuar personin në fjalë. Populli ka folur qartë dhe ka dhënë një mandate. Tjetër punë se ai që ka frerët nuk ka këllqe apo bën llogari të tjera. Mediat dhe gazetarët, kushdoqoftë historia e tyre profesionale dhe personale, nuk e ka për detyrë të ndërveprojë me humorin e pushtetit, pasi për këtë siç e dimë ka mekanizma të tjerë dhe lista të qarta.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix3 orë më herët

Këto 5 shenja horoskopi janë magnet për suksesin

Disa njerëz duket se kanë një aftësi të lindur për të tërhequr fatin dhe suksesin, ndërkohë që të tjerët përpiqen...

Mix3 orë më herët

Natalie Portman në një romancë dashurie

Natalie Portman  është në lidhje me muzikantin francez Tanguy Destable, konfirmoi People të premten. Media franceze Voici ishte e para...

Mix3 orë më herët

Penelope Cruz: Jeta nis 50 vjeç!

Sapo ka kaluar pragun e gjysmë shekulli dhe duket se aktorja spanjolle nuk ndalet drejt qëllimit për të prekur të...

Aktualitet3 orë më herët

Linda Rama në Samitin e Forbes në Abu Dhabi: “Shqipëria ka mësuar nga pësimet”

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në Abu Dhabi u zhvillua samiti prestigjioz “Forbes 2025”, një ngjarje që mbledh...

Temporal3 orë më herët

Çfarë është një intelektual?

Çfarë është një intelektual? Për këtë pyetje, nuk ka nevojë të endemi midis përkufizimeve të pranuara. E tëra çfarë ju...

Kioske3 orë më herët

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

Shkruar nga Preç Zogaj Elita e partisë u la jashtë primareve. Një absurditet që goditi qysh në krye parimin e...

Kryesore3 orë më herët

Zgjedhjet e 11 Majit, Veliaj fushatë nga burgu: Votoni Partinë Socialiste

Në një intervistë nga qelia, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se ai do të votonte Edi Ramën...

Kryesore3 ditë më herët

Zbulohen listat, kush janë kandidatët më të përfolur për PD dhe PS në qarkun Shkodër

Në “Top Story” në TCH janë diskutuar emrat më të përfolur të kandidatëve për deputetë në disa qarqe të vendit....

Mix3 ditë më herët

Studimi: Depresioni kalon nëpërmjet stomakut

Sipas një studimi, njerëzit depresivë hanë ndryshe nga ata të shëndetshëm. Kjo njohuri mund të japë impulse për forma të...

Mix3 ditë më herët

Vakti i mëngjesit: Ja gabimet që “sabotojnë” rënien në peshë

1. E anashkaloni plotësisht mëngjesin Ndërsa disa studime raportojnë se anashkalimi i mëngjesit mund të çojë në marrje pak më...

Facebook