Lidhu me ne

Aktualitet

Rritje rrogash me pikatore

Kryeministri zbardhi sot detaje nga buxheti 2019. Ajo që nuk dihej ishte masa e rritjes së rrogave për një kategori buxhetorësh, pasi propozimet për paketën e re fiskale janë bërë publike nga ministri i Financave.
Me haberin se ka vënë njërën  dorë në zemër dhe tjetrën në buxhetin e qeverisë për të rritur rrogat e arsimtarëve, infermierëve dhe ushtarakëve, kryeministri dha shifra që po të llogariten edhe me indeksimin e normës së inflacionit, nuk janë më shumë se lëmosha e radhës për buxhetorët, per të mos folur per pensionistët qe nuk janë fare ne llogari. Ata do “lëpihen” me shpërblimin e fundvitit.

Për mjekët, infermierët, mësuesit dhe ushtarakët.  Në shëndetësi do të kemi rritjen më të lartë, 10%, në arsim 7%, janë 4560 mjekë dhe 13765 infermierë dhe 35 mijë arsimtarë që do të përfitojnë këtë rritje. Do të kemi një rritje edhe për ushtarakët

Rritja e fundit e ndjeshme e rrogave dhe pensioneve është bërë në mandatin e parë të qeverisë Berisha pas vitit 2005 ku pothuaj u dyfishuan rrogat dhe pensionet. Kujtojmë që qeveria më në fund u bind për marrëzinë e eksperimentit të taksimit të pagave të larta, me normën 23%. I qëndroi me kokëfortësi argumentit për 4 vite, ndërsa tani bën prapa kthehu, duke rritur pragun e taksimit nga 130 mijë lekë në 150 ose 180 mijë lekë.
Ndërhyrjet që janë bërë në paketën fiskale i kanë shërbyer në një pikë edhe Erion Veliajt, i cili ka lajmëruar futjen e autobusëve elektrikë. Për këto mjete qeveria ka vendosur të heqë tvsh-në. Në planin e investimeve kryeministri tha se shpenzimet për verpra në infrastrukturë janë gjysmë miliard, duke përfshirë rrugët kombëtare, ujësjellësat dhe rehabilitimin e rrjetit.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix3 orë më herët

Këto 5 shenja horoskopi janë magnet për suksesin

Disa njerëz duket se kanë një aftësi të lindur për të tërhequr fatin dhe suksesin, ndërkohë që të tjerët përpiqen...

Mix3 orë më herët

Natalie Portman në një romancë dashurie

Natalie Portman  është në lidhje me muzikantin francez Tanguy Destable, konfirmoi People të premten. Media franceze Voici ishte e para...

Mix3 orë më herët

Penelope Cruz: Jeta nis 50 vjeç!

Sapo ka kaluar pragun e gjysmë shekulli dhe duket se aktorja spanjolle nuk ndalet drejt qëllimit për të prekur të...

Aktualitet3 orë më herët

Linda Rama në Samitin e Forbes në Abu Dhabi: “Shqipëria ka mësuar nga pësimet”

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në Abu Dhabi u zhvillua samiti prestigjioz “Forbes 2025”, një ngjarje që mbledh...

Temporal3 orë më herët

Çfarë është një intelektual?

Çfarë është një intelektual? Për këtë pyetje, nuk ka nevojë të endemi midis përkufizimeve të pranuara. E tëra çfarë ju...

Kioske3 orë më herët

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

Shkruar nga Preç Zogaj Elita e partisë u la jashtë primareve. Një absurditet që goditi qysh në krye parimin e...

Kryesore3 orë më herët

Zgjedhjet e 11 Majit, Veliaj fushatë nga burgu: Votoni Partinë Socialiste

Në një intervistë nga qelia, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se ai do të votonte Edi Ramën...

Kryesore3 ditë më herët

Zbulohen listat, kush janë kandidatët më të përfolur për PD dhe PS në qarkun Shkodër

Në “Top Story” në TCH janë diskutuar emrat më të përfolur të kandidatëve për deputetë në disa qarqe të vendit....

Mix3 ditë më herët

Studimi: Depresioni kalon nëpërmjet stomakut

Sipas një studimi, njerëzit depresivë hanë ndryshe nga ata të shëndetshëm. Kjo njohuri mund të japë impulse për forma të...

Mix3 ditë më herët

Vakti i mëngjesit: Ja gabimet që “sabotojnë” rënien në peshë

1. E anashkaloni plotësisht mëngjesin Ndërsa disa studime raportojnë se anashkalimi i mëngjesit mund të çojë në marrje pak më...

Facebook