MET Building Tirana, një godinë tjetër luksoze pas hotel Dajtit
Tirana është shndërruar së fundmi në një kantier ndërtimi ku mbizotërojnë objektet e luksit në zonën e qendrës.
Një ndërtesë shumëfuksnionale që do të shërbejë si qendër tregtare me zyra dhe ambiente banimi do të ngrihet në qendër të Tiranës ndërmjet ish- Hotel Dajtit dhe Katedrales Katolike, raporton Monitor.
Projekti i cilësuar MET Building Tirana është finalizuar nga studio italine e arkitekturës “Architects Mario Cucinella” dhe u prezantua këto ditë nga Portali i Ndërtuesve në Tiranë dhe gjithashtu është afishuar edhe në sitin zyrtar të arkitektëve.
Godina do të jetë 12 kate dhe do të shtrihet një gjerësi që mbush hapësirën ndërmjet hotel Dajtit dhe Katedrales dhe do të rrisë më tej ofertën për banesa luksi dhe hapësira tregtare ne kryeqytet.
Ndërtesa është tërësisht më fasada xhami dhe me tarraca të gjelbëruara dhe për realizimin e projektit arkitektët janë frymëzuar nga qyteti i Beratit.
Godina do të vendoset në mesin e disa objekteve tradicionalë në një nga zonat kryesore të kryeqytetit, e kufizuar nga galeria Kombëtare e Arteve, ish hotel Dajtit dhe godinave mbretërore.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu