Disa mënyra si të lehtësojmë dhimbjet e lindjes natyrale?
Përdorimi i nxehtësisë: Një borsë me ujë të ngrohtë do t’ju ndihmonte në lehtësimin e dhimbjeve të lindjes natyrale. Gjithashtu mund të përdorni edhe borsa të posaçme që nxehen në mikrovalë.
Masazhi: nëse do të keni dikë që t’ju bëjë masazh në shpinën tuaj gjithçka do të jetë edhe më e lehtë për ju, kjo pasi masazhi do të ndihmojë në nxehjen e lëkurës e cila do të lëshojë qetësuesit e dhimbjeve.
Frymëmarrja: ndërsa merrni frymë mendoni fjalën “qetësim” në dy faza. Merrni frymë thellë duke menduar shkronjat “qetë”, dhe më pas e nxirrni atë duke menduar shkronjat “sohu”. Merrni frymë me hundë dhe e nxirrni atë me gojë duke e mbajtur atë mjaftueshëm të hapur. E përsërisni disa herë duke u përqëndruar totalisht tek frymëmarrja, e cila do t’i bëjë kontraksionet më të lehta. Në momentin që kontraksioni përfundon mundohuni të qetësoheni sa më shumë. Një frymëmarrje ritmike do t’ju ndihmojë të jeni sa më energjike si edhe të ndieni sa më pak dhimbje.
Ecja: do të ndihmojë në reduktimin e kohëzgjatjes së proçesit të lindjes. Gjithashtu ju duhet të provoni të ndryshoni pozicionin tuaj, duke i përshtatur ato me fazat e lindjes.
Provoni pozicionet:
-
Qëndroni në këmbë dhe mbështetuni diku ose tek partneri;
-
Uluni në gjunjë mbi një jastëk dhe mbështetuni tek karrikja;
-
Gjunjëzohuni duke nxjerrë një këmbë para në mënyrë që t’i mundësoni legenit të hapet;
-
Uluni për pak në një karrike ose top të posaçëm dhe më pas filloni të ecni;
-
Lëvizni hijet tuaja në mënyrë që të ndihmoni fëmijën të zbresë poshtë.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu