SEKSI NE SHTATZANI, JA CFARE NDIEN BEBI NE BARKUN E NENES
Nëse shtatzania ka një ecuri të mirë dhe mjeku gjinekolog nuk ka rekomanduar ndërprerjen e marrëdhënieve seksuale, me siguri ju shpesh e keni pyetur veten se çfarë ndien fëmija gjatë seksit. Seksi gjatë shtatzanisë shpesh përjetohet si dicka që mund të lëndojë fëmijën. Në të vërtetë, përvec disa rasteve të veçanta, nuk paraqet asnjë rrezik. Ky aktivitet është shumë i rëndësishëm për jetën në çift.
1. A dëmtohet bebi në barkun e nënës gjatë seksit në shtatzani?
Frika më e madhe është ajo e dëmtimit të fetusit, por duhet të dini se nuk është absolutisht e vërtetë. Ai nuk është në gjendje të ndiejë penetrimin sepse ndodhet në një distancë të konsiderueshme nga vagina, duke qënë gjithashtu edhe i mbrojtur brenda qeses amniotike si edhe i izoluar nga bota e jashtme me anën e tapës mukotike. Edhe sperma nuk mund të arrijë në asnjë mënyrë fëmijën, kështu që ju dhe partneri juaj mund të rrini të qetë.
2. Tek fëmija krijohet një ndjesi mirëqënie
Duket se fetusi e pëlqen ndjesinë e mirë që krijohet tek nëna, por mund të themi se ai nuk ndjen asgjë gjatë aktit seksual. E gjithë ndjesia e mirë që krijohet tek ai është në momentin që gruaja kalon në orgazmë. Kjo mendohet se stimulohet nga hormonet e cliruara nga trupi i nënës, të cilat hyjnë menjëherë në qarkullim. Ndonjëherë nënat shqetësohen për shakk të kontraksioneve që mund të shfaqen pas përjetimit të një orgazme, por ky është një shqetësim pa vend, pasi këto kontraksione nuk janë të rrezikshme për shtatzaninë dhe çerviksin.
3. Çfarë ndien fëmija gjatë lëvizjeve?
Sasia e lëvizjeve që percepton fëmija është e njëjtë me atë të një hidromasazhi, pra fëmija ndihet i përkëdhelur. Këto lëvizje mund t’i krahasojmë gjithashtu edhe me lëvizjet që fëmija ndjen ndërsa nëna është duke ecur.
4. Si është lëvizja e fëmijës gjatë aktit?
Gjatë aktit seksual, lëvizjet e fëmijës kanë tendencë të jenë më të rralla, për t’u përshpejtuar gjatë orgazmës së gruas, kjo për shkak të konvulsioneve të provokuara nga kënaqësia seksuale, pra mund të prisni shkelma euforie në fund të aktit. Edhe pse lëngu amniotik amortizon lëvizjet e bebit, ju duhet të tregoheni të kujdesshëm për pozicionet që merrni, pasi mund ta shtypni atë. Për këtë arsye duhet të evitoni qëndrimin sipër të mashkullit, pasi mund të rëndojë mbi bark.
5. Fëmija nuk e kupton se cfarë është duke ndodhur
Ndërsa flasim në lidhje me marrëdhëniet seksuale gjatë shtatzanisë, nuk duhet të harrojmë se fëmija nuk e kupton atë që është duke ndodhur jashtë barkut të nënës dhe madje as nuk e kupton aktin seksual, për këtë arsye mund të rrini të qetë. Megjithatë gjatë trimestrit të fundit edhe pse gjithcka mun dtë ketë një ecuri të mirë, do të ishte mirë të kërkonit mendimin e mjekut në lidhje me kontaktet me partnerin tuaj, të cilat gjithsesi mund të kenë tendencë të jenë më pak të shpeshta për shkak të zmadhimit të barkut. Disa studime kanë nxjerrë teori që e lidhin përshpejtimin e procesit të lindjes me kontaktet seksuale, për këtë arsye duhet të tregoheni të kujdesshëm nëse jeni larg datës së terminit.
Çfarë duhet të dimë në përgjithësi rreth seksit në shtatzani?
• Duke qënë se uterusi në këtë fazë është më delikat është normale që gjatë aktit të keni pak gjakderdhje. Në rast se rrjedhjet bëhen frekuente dhe në sasi të mëdha duhet të këshilloheni me mjekun gjinekolog.
• Akti seksual mund të shërbejë për t’i “treguar” gruas se bashkëshorti i saj e konsideron ende të bukur dhe sensuale, pavarësisht se ajo mund të ndihet shumë e shëndoshë dhe aspak sensuale. Shtatzania nuk duhet konsideruar si një sëmundje por si një gjendje shumë natyrale.
• Bisedat e ndërsjellta në lidhje me kontaktet seksuale, mund të krijojë një “klimë” intimiteti dhe besimi, e cila do të jetë mbështetja e çiftit pasi fëmija të vijë në jetë. Ju nuk duhet të ndiheni të detyruar të kryeni marrëdhënie dhe as të detyroni, por duhet të ërpiqeni ta shikoni këtë si një akt që do sjellë benefite për ju si në aspektin fizik dhe psikologjik.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu